Kollona vertebrale, ose shtylla, përbëhet nga 33 vertebra që ndahen nga disqe sfungjerore. Shtylla ndahet në 4 zona:
- Vertebrat cervikale: 7 vertebrat e para, të ndodhura në qafë;
- Vertebrat e kraharorit: 12 vertebra të tjera, të ndodhura në zonën e gjoksit;
- Vertebrat e mesit: 5 vertebra të tjera, të ndodhura në fundshpinë;
- Vertebrat e legenit: 5 vertebrat më të poshtme, të ndodhura poshtë belit, përfshijnë gjithashtu 4 vertebra që përbëjnë kërbishtin.
- Disku i fryrë/ënjtur.Me kalimin e moshës, disku ndërvertebral mund të humbasë lëngjet dhe të thahet. Ndërkohë që ndodh kjo, disku sfungjeror (që ndodhet ndërmjet pjesëve kockore të shpinës dhe vepron si një “absorbues shoku”) kompresohet. Kjo mund të çojë në carjen e unazës, duke e lënë bërthamën, ose pjesën e brendshme të unazës që të fryhet/ënjtet. Ky quhet disk i fryrë.
- Disku i hernieizuar. Ndërsa disku vazhdon të cahet, ose kur kemi të bëjmë me stres të vazhdueshëm të shpinës, pjesa e brendshme e diskut vertebral këputet nga bërthama. Ky është një disk i këputur, ose i hierneizuar. Më pas, fragmentet e materialit të diskut mund të shtypin rrënjat e nervave prapa hapësirës së diskut. Kjo mund të shkaktojë dhimbje, dobësi, mpirje, ose ndryshim të ndjesive.
Shumica e hernieve diskale ndodhin në pjesën më të poshtme të mesit, veçanërisht ndërmjet vertebrave të katërta dhe të pesta të mesit dhe ndërmjet vertebrës së pestë të mesit dhe vertebrës së parë të kërbishtit (nivelet L4-5 dhe L5-S1).
Çfarë e shkakton sëmundjen e hernies diskale?
Sëmundja e hernies diskale shkaktohet nga një ndryshim në strukturën normale të diskut. Shumicën e kohës, sëmundja e hernies diskale vjen si rezultat i plakjes dhe carja që ndodh brenda diskut. Ndonjëherë, dëmtime/lëndime të rënda mund të shkaktojnë hernieizimin e diskut normal. Gjithashtu lëndimi mund të shkaktojë që një disk i cili është tashmë i hernieizuar të përkeqësohet.
Cilat janë rreziqet e sëmundjes së hernies diskale?
Megjithëse, rreziku më i zakonshëm është mosha, mungesa e aktivitetit fizik mund të shkaktojë dobësimin e shpinës dhe të muskujve të barkut, të cilat nuk e konsolidojne shtyllën kurrizore siç duhet. Gjithashtu lëndimi i shpinës rritet kur njerëzit të cilët normalisht nuk janë fizikisht aktiv fillojnë të marrin pjesë në aktivitet fizike të fuqishme. Punët që kërkojnë ngritjen e peshave dhe përdredhjen e shpinës, gjithashtu mund të shkaktojë lëndimin e shpinës.
Cilat janë simptomat e sëmundjes së hernies diskale?
Simptomat e sëmundjes së hernies diskale variojnë në varësi të se cila pjesë e diskut është e hernieizuar dhe se cilat rrënjë të nervave janë prekur. Simptomat më të zakonshme janë:
- Dhimbje e përhershme ose e vazhdueshme mesi që mund të përkeqësohet nga lëvizja, kollitja, tështitja, ose qëndrimi në këmbë për një periudhë të gjatë kohore;
- Spazma të muskujve të shpinës;
- Nervin shiatik – dhimbja fillon afër shpinës ose në prapanicë dhe lëviz poshtë tek këmba deri tek pulpa e këmbës ose në shputë;
- Dobësimi i muskujve të këmbëve;
- Mpirje të këmbës ose të shputës;
- Rënia e reflekseve në kyçet e këmbëve dhe në gjunjë;
- Ndryshime në funksionin e fshikëzës ose të zorrëve.
- Simptomat e sëmundjes së hernies diskale mund të ngjajnë si kushte ose probleme të tjera mjekësore. Për një diagnozë të saktë këshillohuni gjithmonë me një doktor.
Si diagnostikohet sëmundja e hernies diskale?
Përveç historisë së plotë mjekësore dhe ekzaminimit fizik, ju mund të kryeni një ose disa prej testeve të mëposhtme:
- Rrezet X.Një test që përdor rreze energjie elektromagnetike të padukshme për të prodhuar imazhe të indeve të brendshme, të kockave dhe të organeve në një film.
- Rezonanca magnetike (MRI). Një procedurë që përdor një kombinim të magneteve të mëdha, radiofrekuencave dhe të një kompjuteri për të prodhuar imazhe të detajuara të organeve dhe të strukturave brenda trupit.
- Mielogramën. Një procedurë që përdor ngjyrë të injektuar në kanalin kurrizor për ta bërë strukturën qartësisht të dukshme për rrezet X.
- Skanimi CT ose CAT. Një procedurë imazherie që përdor rrezet X dhe teknologjinë e kompjuterit për të prodhuar imazhe horizontale ose boshtore (shpesh të quajtura shtresa) të trupit. Një skan CT tregon imazhe të detajtuara të çdo pjese të trupit, duke përfshirë kockat, muskujt, yndyrnat dhe organet. Skanet CT janë më të detajuara se sa rrezet e përgjithshme X.
- Një test që mat përgjigjen e muskulit ose të aktivitetit eletrik në përgjigje të një stimulimi të nervave të muskulit.
- Si trajtohet sëmundja e hernies diskale?
Tipikisht, terapia konservatore është linja e parë e trajtimit për të menaxhuar sëmundje e hernies diskale. Kjo mund të përfshijë një miks të sa më poshtë:
- Qëndrimin në shtrat;
- Edukimi i duhur mbi mekanikën e trupit (për të ndihmuar në uljen e shansit të përkeqësimit të dhimbjes ose dëmtimit të diskut);
- Terapia fizike, e cila mund të përfshijë elektroterapine, terapine manuale dhe programet e ushtrimit;
- Kontrollin e peshës;
- Ilaçe për kontrollimin e dhimbjes dhe relaksimin e muskujve.
Nëse këto masa nuk funksionojnë, ju mund të keni nevojë për ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e diskut të hernieizuar. Ndërhyrja kirurgjikale kryhet me anestezi të përgjithshme. Kirurgu juaj do të heqë pjesën e hernieizuar të diskut dhe çdo pjesë shtesë të humbur nga hapësira e diskut.
Pas ndërhyrjes kirurgjikale, ju mund të kufizoheni nga aktiviteti juaj i përditshëm për disa javë deri sa të shëroheni për të parandaluar hernieizimin e ndonjë disku tjetër.
Cilat janë ndërlikimet shëndetësore nga sëmundja e hernies diskale?
Sëmundja e hernies diskale mund të shkaktojë dhimbje të shpinës dhe të këmbëve që ndërhyjnë në funksionimin normal të aktivitetit të përditshëm. Kjo mund të çojë në dobësimin e këmbëve ose në mpirje, si edhe në shqetësimin e zorrëve dhe të kontrollit të fshikëzës.
A mund të parandalohet sëmundja e hernies diskale?
Ruajtja e një peshe të shëndetshme, ushtrimet e rregullta dhe mbajtja e një posture të mirë mund të pakësojë rrezikun e sëmundjes së hernies diskale.
Të jetosh me sëmundjen e hernies diskale?
Terapia konservatore kërkon durim; por zbatimi i planit të trajtimit mund të reduktojë dhimbjen e mesit dhe minimizimin e mundësive të përkeqësimit të dhimbjes dhe dëmtimit të diskut. Masat konservatore dhe ndërhyrja kirurgjikale që të dyja kërkojnë kohë që jenë efektive.
Kur duhet ta telefonoj mjekun tim?
Telefononi mjekun tuaj nëse dhimbja do të rritet ose nëse filloni që të keni probleme me kontrollin e zorrëve ose të fshikëzës.
Pikat kyçe rreth hernies diskale
- Hernia diskale mund të ndodhë kur një disk në zonën e poshtme të shpinës fryhet/ënjtet ose hernieizohet ndërmjet zonës kockore të shpinës.
- Hernia diskale shkakton dhimbje të shtyllës kurrizore, të këmbëve dhe dobësim që përkeqësohet nga lëvizja apo nga aktiviteti.
- Hapi i parë për trajtimin është reduktimi i dhimbjes dhe i rrezikut të lëndimit të mëtejshmën në shpinë.
- Ndërhyrja kirurgjikale mund të konsiderohet nëse terapia konservatore nuk funksionon.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.