Blog

ÇFARË ËSHTË GRIPI ME SAKTËSI?

Koha e leximit: 3 minuta

Gripi është një sëmundje virale që transmetohet veçanërisht nga pikëza infeksioni.

Gripi shkakton inflamacion serioz të rrugëve ajrore. Ai transmetohet nëpërmjet infeksionit të pikëzave, p.sh., duke thithur brenda pikëza nga të kolliturit, tështitja dhe të folurit. Virusi mund të transmetohet gjithashtu nga dhënia e dorës me njerëz të tjerë, nga prekja e dorezave të dyerve dhe kartmonedhat letër. Koha e infeksionit është nga një deri në katër ditë. Kur jeni të infektuar, virusi shkakton një reagim të fortë inflamator. Simptomat janë të ngjashme me ftohjen, por që shfaqen më shpejt dhe në mënyrë më të dhunshme. Rrjedhimisht, gripi duhet të trajtohet pa asnjë diskutim.

Çfarë duhet të dini mbi trajtimin e gripit

1.       Ankesat

Temperaturë e lartë (38 deri në 40 °C), kollë e thatë, dhimbje muskujsh, koke dhe trupi si edhe lodhje ose lodhje ekstreme janë simptomat tipike të gripit. Me terapinë e dudhur, të gjitha këto mund të kapërcehen me efektivitet. Bazikisht, mbrojtja është shumë e rëndësishme për procesin e shërimit!

2.       Rrjedha që do të marrë sëmundja

Nëse simptomat nuk përmirësohen ose përkeqësohen më tej, ju duhet të kërkoni këshillim mjekësor sërish. Gripi mund të jetë i rrezikshëm, veçanërisht për të moshuarit dhe fëmijët, kështu që, nëse gjendja e tyre përkeqësohet, ata duhet të takohen menjeherë me një doktor për të paradaluar komplikacione të tilla si bronshit, pneumoni ose miokard.

3.       Trajtimi me medikamente

Medikamente të ndryshme janë të disponueshme dhe janë efektive kundër virusit të gripit dhe që bllokojnë shumëzimin e mëtejshëm të patogjenit, të ashtuquajturat antivirale. Nëse këto medikamente administrohen brenda 48 orëve pas fillimit të sëmundjes, intensiteti dhe kohëzgjatja e simptomave dhe frekuenca e komplikacioneve mund të reduktohen.

4.       Parandalimi nëpërmjet vaksinimit

Njerëzve të cilëve u është cënuar imuniteti dhe të mosharve në veçanti duhet të vaksinohen kundër gripit. Nëse ju tashmë e keni zhvilluar atë, ju duhet ta bëni atë vit për vit, sepse një infeksion i ri është i mundshëm në çdo kohë. Duke qenë se, viruset e gripit janë duke ndryshuar në mënyrë të vazhdueshme, mund të kërkohet një vaksinim vjetor. Vaksinimi bëhet ose me shiringë në krahë ose nëpërmjet marrjes/thithjes nëpërmjet strukturave të hundës. Në përgjithësi, vaksinimi rekomandohet për këdo. Sepse ata që kanë mbrojtjen me vaksinimin e nevojshëm jo vetëm që janë vet të mbrojtur nga infeksioni, por nuk mund t’ia transmetojnë atë as njerëzve të tjerë. Është e rëndësishme që të jeni të kujdesshëm, që do të thotë, të filni shumë! Ju gjithashtu mund të parandaloni që të mos infektohen edhe njerëzit e tjerë. Pini mjaftueshëm, merrni ajër rregullisht, mos pini duhan dhe alkool.

Siguro ONLINE shëndetin tënd dhe të familjes tuaj!

https://sigal.com.al/shendet-dhe-aksidente/paketat-e-shendetit/

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë