Blog

ÇFARË ËSHTË FIZIOTERAPIA?

Koha e leximit: 2 minuta

Fizioterapistët ndihmojnë njerëzit e dëmtuar nga aksidentet, të sëmurët apo njerëzit me paaftësi nëpërmjet lëvizjeve dhe ushtrimeve fizike, terapisë manuale, edukimit dhe këshillimit.

Fizioterapistët kujdesen për shëndetin e të gjitha moshave, duke ndihmuar pacientët në menaxhimin e dhimbjes dhe parandalimin e sëmundjeve.

Ky profesion ndihmon në inkurajimin e zhvillimit dhe lehtësimin e rikuperimit fizik, duke i aftësuar pacientët e tyre që të jenë të aftë për të punuar, ndërkohë që i ndihmojnë ata që të mbeten të pavaruar për sa më gjatë që të jetë e mundur.

Çfarë bëjnë fizioterapistët?

Fizioterapia është një profesion i bazuar tek shkenca dhe përdor përqasjen e kujdesit të plotë shëndetësor dhe të mirëqenies, e cila përfshin stilin e përgjithshëm të jetës së pacientit.

Në zemër të fizoterapisë është përfshirja e pacientëve në vet kujdesin e tyre, nëpërmjet edukimit, ndërgjegjësimit, fuqizimit dhe pjesëmarrjes në trajtimin e tyre.

Ju mund të përfitoni nga fizioterapia në çdo kohë të jetës suaj. Fizioterapia ndihmon me dhimbjen e shpinës ose me dëmtimet e papritura, duke menaxhuar kushtet mjekësore afatgjata të tilla si astmë dhe në përgatitjen për të lindur fëmijën apo për një event të caktuar sportiv.

Përse fizioterapi?

Fizioterapistët përdorin dijet dhe aftësitë e tyre për të përmirësuar një gamë kushtesh mjekësore të lidhura me sisteme të ndryshme të trupit, të tilla si:

  • Neurologjike (goditje, skleroza të shumëfishta, Parkinson);
  • Neuromuskuloskeletike (dhimbje shpine, çrregullim i shoqëruar me dëmtimin e zverkut, dëmtimet sportive, artrit);
  • Kardiovaskulare (sëmundjet kronike të zemrës, rehabilitimi pas infarktit në zemër);
  • Sëmundjet e frymëmarrjes (astmë, sëmundjet pulmonare bllokuese kronike, fibrozën cistike);
  • Fizioterapistët punojnë në një varietet specialitetesh të kujdesit shëndetësor dhe atij social);
  • Për më tepër, disa fizioterapistë janë të përfshirë në aktivitetet edukuese, kërkimore, dhe në menaxhimin e shërbimeve.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë