Diatermia është ngrohtësia e përçuar përmes energjisë elektrike ose përdorimit të rrymave elektromagnetike me frekuencë të lartë, si një formë terapie dhe në procedurat e ndërhyrjeve kirurgjikale.
Zakonisht diatermia përdoret për relaksimin e muskujve dhe për përçimin e ngrohtësisë në inde për qëllime terapeutike në mjekësi. Ajo përdoret në terapinë fizike për të shpërnadarë ngrohtësi të moderuar drejtëpërdrejtë në zonat e dëmtuara e patologjike në indet më të thella të trupit. Ajo ushtron efekte fizike dhe nxit një spektër përgjigjjesh fiziologjike.
Të tre format e diatermisë të përdorura nga terapistët fizikë janë ultratingujt, valët e shkurtra dhe mikrovalët. Aplikimi i ngrohtësisë së moderuar nga diatermia rrit qarkullimin e gjakut, përshpejton metabolizimin dhe nivelin e difuzionit të kyçeve përgjatë membranave qelizore. Indet fijëzore në pjesëza, në kapsulat e nyjeve dhe të shenjave shtendosen më lehtësisht kur janë nën efektin e ngrohtësisë, duke lehtësuar kështu çlirimin e kyçeve nga ngurtësimi, promovimin e relaksimit të muskujve dhe uljen e spazmave të muskujve.
Valët e shkurtra
Aparatura e diatermisë më valë të shkurtra përdor dy pllaka kondensatore të cilat vendosen në çdo pjesë të trupit që do të trajtohet. Një mënyrë tjetër e aplikimit është nëpërmjet përçimit spiral, që është elastik dhe mund të përshtatet për t’i bërë çdo pjese të trupit që është nën trajtim. Ndërsa valët me frekuencë të lartë që po udhëtojnë nëpërmjet indeve të trupit ndërmjet kondensatorit apo spiraleve, konvertohen në ngrohtësi. Grada e nxehtësisë dhe thellësia e penetrimit varen pjesërisht nga përshtatshmëria dhe cilësitë rezistuese të indeve që përballen me këto valë.
Operacionet diatermike me valë të shkurtra përdorin frekuencat e brezit ISM të 13.56, 27.12 dhe 40.68 MHz. Shumica e aparaturave tregtare operojnë në frekuencën 27.12 MHz, një gjatësi vale afërsisht 11 metra.
Diatermia me valë të shkurtra zakonisht rekomandohet për trajtimet e muskujve të thellë dhe të kyçeve, të cilat janë të mbuluara me një masë të rëndë indi të butë, për shembull, si ijet (coxo-femoral). Në disa raste diatermia me valë të shkurtra mund të aplikohet për lokalizimin e proceseve inflamatore, si sëmundja inflamatore e bacinit.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Bankat të forcojnë sigurinë kibernetike”/ Produkti unik nga SIGAL UNIQA dhe çfarë ofron ai
- Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Shtëpisë
- Këshilla për parandalimin e Kancerit të Gjirit: Si të kujdesemi për shëndetin tonë
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave