Këtu do të gjeni disa këshilla se si t’ia bëni vetes më të lehtë lëvizjen.
1. Përgatituni për t’u shpërngulur
- Bëni një listë për gjërat që duhet të bëni. Duke shkruar çdo gjë që duhet të bëni dhe të merrni me vete, ju do të keni të shkruar të zezën mbi të bardhë dhe, kështu nuk do të harroni asgjë. Diçka e tillë do falë edhe kënaqësi.
- Parashikoni çdo gjë në avancë: Në këtë mënyrë, ju do të keni një ide më të mirë për të gjitha gjërave që dëshironi t’i mbani dhe t’i merrni me vete. Diçka e tillë do të ndikojë gjithashtu në reduktimin e stresit.
- Grumbulloni gazeta dhe kuti. Në mënyrë që të keni mjftueshëm material paketues për enët tuaja apo për koleksionet e tjera delikate që mund të keni.
- Organizoni kujdesin për fëmijët. Nëse fëmijët tuaj nuk dëshirojnë ose nuk janë ende në gjendje që t’ju ndihmojnë me shpërnguljen tuaj, do të ishte mirë që gjatë kohës së paketimit të organizoni kujdesin e tyre për atë ditë në mënyrë që ju të fokusoni vëmendjen tuaj tek paketimet tuaja.
2. Koha për t’u shpërngulur!
- Vendosini kaçavidat dhe vidat në një vend të sigurt. Gjatë çmontimit të mobilieve, vendosini gjithmonë kaçavidat dhe pjesët e tjera të lidhura me mobiliet së bashku, për shembull, në një çantë të vogël. Kështu, ju do të keni çdo pjesë sërish së bashku për rimontimin e tyre.
- Paketimi i veshjeve. Merrni një qese të madhe plehrash, mbusheni cep më cep me veshjet që i keni në varëse dhe vetëm pasi t’i keni futur në qese hiqini varëset nga aty. Dhe, ja çdo gjë është gati!
- Bëni fotografi të lidhjeve me kabllo të TV, kompjuterit dhe pajisjeve të tjera të ngjashme përpara çmontimit të tyre. Fotografitë e lidhjeve mund t’ju ndihmojnë shumë për rilidhjen e tyre më vonë. Këshilla e profesionistëve: Ju mund të bëni të njëjtën gjë me mobiljet që do t’ju duhet t’i rimontoni në banesën e re.
- Nuk keni grumbulluar gazeta? Nëse nuk keni grumbulluar gazeta, ju mund t’i mbështillni gjithastu artikujt e brishtë apo delikat që mund të jenë lehtësisht të thyeshëm me veshjet tuaja, ose me peshqirët dhe çarçafët e krevatit. Gotat mund të futen gjithashtu edhe brenda çorapeve.
- Valizhet e rënda. Objektet e vogla, por të rënda, të tilla si librat mund të paketohen në karroca.
- Mbështillini pjatat vertikalisht. Mos i paketoni pjatat horizontalisht, p.sh., duke i vënë njëra pas tjetrës, por vertikalisht. Diçka e tillë redukton rrezikun e thyerjes së tyre.
- Bëni fotogragfi të apartamentit të zbrazur. Bëni fotografi të të dyja apartamenteve kur janë të zbrazët. Nëse më vonë do të keni mosmarrveshje ligjore (kush e ka shkaktuar x gërvishtje? A ka qenë muri gjithmonë ngjyrë e gjelbër neon? etj), këto foto do të jenë me shumë vlerë.
- Vendosni etiketa në kutitë e paketuara. Shkruani në kutitë tuaja se çfarë ka brenda tyre dhe se cilës dhomë i përkasin ato. Kështu që, ju mund t’i vendosni këto kuti në dhomën ku duhet të jenë që në fillim përpara hapjes së tyre. Këshilla e profesionistëve: Shenjat me ngjyra në kuti dhe në dyert e dhomave mund t’ju ndihmojnë që ta gjeni vendin e tyre menjëherë.
3. Shpaketimi dhe rahatimi
- Kutia e ndihmës së shpejtë. Vendosini gjërat më të rëndësishme të tilla si kaçavidat, shishet e ujit (apo letrën higjienike) në një kuti që mund ta hapni menjëherë dhe ta gjeni me shpejtësi pa shpaketuar ende të gjitha kutitë e tjera. Këshilla e profesionistëve: ju mund t’i vendosni gjithashtu këto objekte të rëndësishme në qese transparente për t’i gjetur edhe më shpejt.
- Eksploroni lagjen tuaj të re. Siç e dimë të gjithë, shpërngulja në një banesë të re është më shumë stresuese sesa argëtuese. Megjithatë, ju nuk duhet të lejoni që lëvizja t’ju rrëmbejë të gjithë gëzimin. Eksporoni lagjen tuaj të re. A ju i lezetshëm duket ndonjë restorant aty rrotull? Le të nisemi!
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.