Blog

Bukuri prej së largu

Koha e leximit: 5 minuta

Si e përtheu Van Gogh artin japonez sipas dëshirës së tij / BBC ART, 20 mars 2018

Megjithëse Vincent Van Gogh nuk shkoi kurrë në Japoni, ai ra nën ndikimin e artit japonez ndërkohë që jetonte në Paris. Përpara hapjes së një ekspozite të re në Muzeun e Van Gogh, në Holandë, William Cook, zbulon se si penelatat dinamike të artit japonez depërtuan në veprat e mëvonshme të piktorit.

Në Muzeun e Van Gogh-ut në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh të Van Gogh-ut, kuratori Nienke Bakker është duke përfunduar detajet e fundit përpara ekspozitës. Një koleksion magjepsës peisazhesh dhe portretesh, efekti i përgjithshëm është hipnotik. Van Gogh, është më i thellë sesa çdo artist tjetër. Ai të ndal në rrugën tënde dhe të përthith brenda.

Në shikim të parë, duket si një koleksion i zakonshëm – por këto piktura kanë një gjë të përbashkët: ato janë frymëzuar të gjitha nga arti japonez. Kjo ekspozitë tashmë ka qenë një sukses i madh në Japoni, në Tokio, Saporo dhe në Kioto, dhe tani ai është duke ardhur në shtëpi. Veprat më kryesore përfshijnë ‘Autoportretin me vesh të fashuar’, nga Galeria Courtauld në Londër, e cila tani kthehet në Holandën vendase të Van Gogh-ut, për herë të parë që nga viti 1930-të.

Vincen Van Gogh, nuk shkoi kurrë në Japoni, por ai ishte i fiksuar pas artit japonez, dhe ndikimi i tij në veprat e tij të mëvonshme ka qenë mjaft i thellë. Konturet e mprehta të errëta, blloqet e ndezura të ngjyrave – këto elementë përcaktues i bëjnë johonë dashurisë së tij për printimet e veprave të artit japonez. Ato i falën artit të tij atë cilësinë e dukjes si në kukullat me ngjyra (cartoon), që e veçonte atë nga artistët e tjerë evropianë. Dhe kjo është pjesë e asaj që e bën atë unik.

Van Gogh, e zbuloi artin japonez në vitin 1886, kohë kur ai jetonte në Paris. Pas shekujsh izolimi, tani Japonia ishte e hapur ndaj tregtarëve evropianë. Në Paris, dhe nëpër të gjithë evropën, Japonia ishte shumë në modë. Njerëzit furnizonin shtëpitë e tyre me orendi zbukurimi japoneze, dhe vishnin kimono në festat e tyre të shtresave të larta. Parisi ishte i mbytur nga printimet e artit japonez. Vincent bleu me qindra prej tyre. Ai planifikoi ti rishiste ato, për të përfituar prej tyre, por ai nuk e bëri kurrë këtë në të vërtetë. Ai i pëlqente ato aq shumë saqë nuk mund të ndahej prej tyre (ai ishte një biznesmen koti).

Vincent nuk mund t’i përballonte dot financiarisht veprat më të mira japoneze – ai nuk kishte asnjë vepër të Hokusai-t në koleksionin e tij. Ai koleksiononte printime më të lira nga artistë të mirë – të cilat ishin perfekte për një student të artit japonez siç ishte vet Van Gogh-u. ‘Atij i pëlqenin ngjyrat e forta, dhe ngjyrat në këto printime ishin shumë të fuqishme,’ thotë Bakker. Këto ngjyra të fuqishme shumë shpejt departuan në vet artin e tij.

Van Gogh e kishte mësuar veten të pikturonte duke kopjuar mjeshtrat evropianë si Millet. Tani ai kishte vendosur të kopjonte mjeshtrat japonezë. Kjo gjë i dha artit të tij një fokus të ndryshëm. Dhe kjo ishte sikur ai të ishte duke pikturuar me dorën e tij të majtë. ‘Mënyra japoneze e të parit të botës, dhe e paraqitjes së saj në pikturë, është shumë e ndryshme nga traditat e Evropës Perëndimore,’ thotë drejtori i Muzeut të Van Gogh-ut, Axel Ruger. ‘Ajo që ai vlerësonte nga arti japonez ishte vëmendja që ata kishin ndaj detajit. Ai gjente përsosmëri në çdo gjë që ata bënin.’

Ekspozita ‘Van Gogh & Japonia’, sjellin disa nga këto kopje, plus shumë prej printimeve që ai ka koleksionuar (Vincent bleu më shumë sesa 600 printime dhe Muzeu i Van Gogh-ut zotëron mbi 500 prej këtyre printimeve). Krahasimi i këtyre printimeve origjinale japoneze me kopjet e tij është mjaft intriguese. Ai ka dalë jashtë zonës së tij të rehatisë, duke mësuar një mënyrë të re.

‘Kjo e ndihmoi atë të intensifikonte ngjyrat e tij, dhe që të thjeshtonte kompozimet e tij,’ thotë Bakker. ‘Ai këkonte të sillte më shumë dritë dhe më shumë ngjyra në pikturat e tij. Ai kërkonte të përmirësonte stilin e tij të pikturimit.’ Vincent pa se si këto artistë japonezë vizatonin në mënyrë spontane megjithëse të saktë, duke kapur thelbin e një objekti vetëm në pak linja të qarta.

‘Kjo i dha atij një drejtim të ri – ajo e ndihmoi atë të punonte drejt një penelate më të kontrolluar dhe më të fuqishme,’ thotë Bakker. ‘Dhe kjo do të ishte thelbësore për atë që do të bëhej më vonë arti i tij.’

Magjepjsa e Van Gogh-ut me artin japonez nuk ishte e kufizuar vetëm në kopjimin e tyre. ‘Ai nuk bëntë thjesht imitimin e tyre,’ thotë Bakker. ‘Ai e përdori atë për të përforcuar vet stilin e tij.’ Peisazhet e tij pasuese janë të pikturuar me një perspektivë më të freskët.

Ai përdor mënyrën japoneze të vendosjes së një objekti të madh në plan të parë, dhe një pamje të largët pas tij. Fokusi i pikturave të tij është i shpërndarë, sesa thjesht i përqëndruar në një objekt të vetëm. Dhe kjo nuk ngjante fare me këndvështrimet e bashkëkohësve të tij evropianë.

Nga Parisi, Van Gogh shkoi në Arles, në Jug të Francës, në kërkim të dritës dhe të ngjyrave. ‘Këtu jam në Japoni!’ thoshte ai. Por si shumë gjëra që thoshte Vincent, edhe kjo nuk kishte kuptim. Me disa vepra në copëza druri si guida e tij e vetme, ai nuk kishte nga ta dinte nëse Arles ngjante me Japoninë, apo jo. Në fakt, Arles nuk ngjante fare me Japoninë.

Megjithatë, ai donte që Arles që ishte si Japonia dhe kjo ishte gjithçka kishte rëndësi për të. Siç e tregon edhe ky seksion, ai e pikturoi Arles në një mënyrë orientale.

Një orë larg nga Amsterdami, në qytetin e bukur të Den Haag, Muzeu tjetër simotër e Van Gogh-ut, Koleksioni Mesdag, ka sjellë një ekspozitë paralele, ‘Mesdag & Japonia’. Kjo shfaqje më e vogël, e artit dhe artefakteve japoneze, përbën një sfond ndriçues për ekspozitën ‘Van Gogh & Japonia’.

Hendrik Mesdag, ka qenë një piktor tradicional peisazhesh, një gjeneratë më e vjetër se ajo e Van Gogh-ut, i cili gëzoi suksesin tregtar dhe kritik, të cilën Van Gogh e shmangu në jetën e tij.

Ai jetoi në një vilë të madhe në Den Haag, e cila tani strehon Koleksionin Mesdag – një koleksion pompoz të pikturave të Mesdag dhe të artistëve të tjerë, të tillë si Pieter de Josselin de Jong. Mesdag, gjithashtu koleksiononte mobilie dhe porcelan japonez. Dhe është ky koleksion i tij që përbën edhe shtyllën e ekspozitës ‘Mesdag & Japonia’.

Van Gogh, jetoi në Den Haag për pak kohë, si një artist i pasuksesshëm. Ai kishte respekt për pikturat e Mesdag-ut, por ai nuk kishte si të bënte ndryshe veçse të kishte zili për pasurinë dhe famën e Mesdag-ut. Koleksioni Mesdag, përfshin piktura të cilat Van Gogh i adhuronte, dhe atë lloj arti japonez që ai nuk mund ta blinte dot kurrë.

Megjithatë, duke menduar për shtëpinë madhështore të Mesdag-ut, nuk mund të mos mendojmë se – nëse Van Gogh do të kishte pasur të njëjtin sukses si Mesdag-u, a do të ishte bërë ai ndonjëherë një artist i madh? A do të kishte studiuar ai artin japonez, dhe ta përthithte atë siç bëri– apo a do të kishte bërë të njëjtën gjë si Mesdag-u, thjesht ta koleksionionte atë për kënaqësi?

Trishtueshëm, Van Gogh kishte vetëm pak vite për të zhvilluar këtë aspekt japonez në artin e tij. Ai u vetvra në vitin 1890-të, në moshën 37-të vjeçare, katër vite pasi ai bleu këto printime japoneze në Paris.

Megjithatë, pa artin japonez, ai mund të kishte vdekur edhe më herët. ‘Studimi i printimeve japoneze e bëri atë të lumtur, thotë Bakker. ‘Këto printime reflektonin një botë të bukur, me ngjyra të bukura – një vend të magjishëm për t’u vizituar, edhe sikur vetëm me mendje.’

 

Burimi: BBC ART

http://www.bbc.co.uk/programmes/articles/14cB7k5NYw3YRDtLQ2ftnMF/distant-beauty-how-van-gogh-bent-japanese-art-to-his-own-will

Arkivat