Disa biznese, dhjetra banesa dhe disa automjete u dëmtuan materialisht nga shpërthimi aksidental i një bombole gazi dje në mbrëmje. Ngjarja ndodhi në një byrektore të qytetit të Lezhës.
“A ishin të siguruara bizneset?”, ishte pyetja e drejtë e një lidhjeje të drejtpërdrejtë mes studios televizive dhe një gazetareje, që po raportonte nga terreni i ngjarjes aksidentale në Lezhë.
Sigurimi KASKO i automjeteve, sigurimi i pronave dhe sigurimi i shëndetit nga ngjarjet aksidentale, do të kishte sheshuar shumë dhembje koke të nesërmen e atij shpërthimi aksidental për të rikuperuar dëmet materiale dhe/ose shëndetësore. Dëme, të cilat nga raportimet televizive duken qindra-mijëra euro.
Por ka diçka përtej kësaj. SIGAL sjell në vëmendje se pyetja e parë dhe më e rëndësishme që duhej bërë specifikisht në rastin e Lezhës është kjo:
A është zbatuar ligji? A ishte kryer kontrolli dhe monitorimi i nevojshëm për sigurimin e detyruar të enëve nën presion, siç parashikon legjislacioni shqiptar?
Bombolat e gazit, sipas legjislacionit shqiptar, kanë shtrëngim ligjor për të siguruar përgjegjësinë e tyre civile.
Legjislacioni shqiptar për bombolat e gazit dhe enët nën presion
Ky sigurim mbulon:
- dëmet ndaj jetës dhe shëndetit të njerëzve;
- dëmet ndaj pronës së qytetarëve;
- humbjet financiare dhe dëmet ndaj mjedisit nga aksidentet industriale.
Operatorët ekonomikë që administrojnë ose përdorin pajisje nën presion në kuadër të veprimtarive tregtare, përfshirë restorante, hotele, institucione shëndetësore dhe arsimore, fabrikat dhe linjat e prodhimit, kompanitë që prodhojnë ose tregtojnë gazra teknike dhe mjekësore, transportuesit e bombolave dhe autocisternave, si dhe pajisjet për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimi janë të detyruar sipas ligjit të sigurojnë përgjegjësinë civile të enëve nën presion.
Kufijtë minimalë të sigurimit sipas nivelit të riskut
| RREZIKU | PËRFITIMI PËR NGJARJE | TOTALI AGREGAT PËR MBULIM |
|---|---|---|
| RREZIK I ULËT | 10 mln Lekë | 20 mln Lekë |
| RREZIK I MESËM | 20 mln Lekë | 40 mln Lekë |
| RREZIK I LARTË | 35 mln Lekë | 70 mln Lekë |
| RREZIK SHUMË I LARTË | 50 mln Lekë | 100 mln Lekë |
Secili operator është i detyruar të lidhë dhe të rinovojë pa ndërprerje kontratën e sigurimit gjatë gjithë periudhës së përdorimit të pajisjeve nën presion.
Për fat të mirë, ngjarja e Lezhës nuk pati dëme në jetë dhe as dëme të rënda shëndetësore. Megjithatë dëmet materiale, që mund të arrijnë dhjetra apo qindra mijëra euro, ngrejnë një alarm të fortë:
Një pjesë të kësaj përgjigjeje pritet ta japë edhe ecuria e hetimit të ngjarjes së Lezhës.

