Paketa sigurimi për bizneset e vogla dhe të mesme (SME)
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Me përcaktim të ligjit shqiptar cdo biznes i cili ka nje xhiro vjetore deri ne 250 milione leke te reja konsiderohet biznes SME
Çfare Produktesh Ofrojmë Për Ju ?
Sigurimi i Përgjegjësive
Sigurimi i mallit në transport
Siguroni mallin nga te gjitha rreziqet gjate transportit:
Sigurimi i pergjegjesise transportuesit
Dëmshpërblenë të Siguruarin kundrejt përgjegjësisë ligjore të të Siguruarit si transportues, sipas kushteve të kësaj kontrate sigurimi të bazuara në Konventën për Kontratën e Transportit Ndërkombëtar të Mallrave me Rrugë Tokësore (C.M.R.)Gjeneve 19 maj 1956,ligji shqiptar nr 9503 dt.3 prill 2006 dhe protokolli i Konventes CMR 5 korrik 1978 aderuar nga republika e Shqiperise me ligjin nr 9624 date 16 tetor 2006
Sigurimi i Agrokulturës
Ndryshimet e shpeshta të kushteve klimaterike bëjnë që sektorët e bujqësisë dhe blegtorisë të jenë shumë të ekspozuar ndaj rreziqeve natyre.
Humbjet për çdo fermer apo pronar të bizneseve për këto sektorë mund të jenë të pa përballueshme, duke rrezikuar kështu vazhdimësinë e tij.
Për të shmangur shqetësimet, e për të patur stabilitet në prodhim, sigurimi te SIGAL UNIQA ndaj rreziqeve të ndryshme në bujqësi dhe blegtori është i domosdoshëm.
Mjetet e vogla lundruese me qera
Sigurimi i pergjegjesise se paleve te treta per mjetet e vogla lundruese
Sigurimi i Detyrueshëm i Pronarit- Përdoruesit e pajisjeve dhe instalimeve nën presion
Sigurimi mbulon dëmet që mund t’i shkaktoni palëve të treta nga aksidentet e pajisjeve dhe instalimeve nën presion, për të cilat jeni ligjërisht përgjegjës për të paguar kompesim.
Kur presioni rritet, mbrojtja juaj është në duar të sigurta! SIGAL gjithmonë pranë jush!
Kjo policë sigurimi është një detyrim ligjor! VKM Nr. 268, date 02.05.2024 “Për miratimin e kategorive të operatorëve ekonomikë, të cilët kanë në pronësi ose administrojnë pajisje apo instalime nën presion, që i nënshtrohen detyrimit për t’u pajisur me kontratën e sigurimit të përgjegjësisë civile.
Dokumenta (2)
Shihni të gjitha detajet në dokumentat tona të informacionit për produktin e sigurimit:
Pyetjet më të shpeshta
Çfarë mbulimesh ofron polica "Të gjitha rreziqet në ndërtim" dhe kujt i ofrohet?
- Polica “Të gjitha rreziqet në ndërtim” i drejtohet subjekteve që punojnë në sektorin e ndërtimit. Kjo policë zakonisht mbulon projektet e veçanta ndërtimore ku sigurohen:
- punimet e kontraktuara;
- makineritë dhe pajisjet e ndërtimit;
- përgjegjësia ndaj palëve të treta.
Për çfarë arsye nevojitet polica ”Të gjitha rreziqet në ndërtim” ?
- Arsyeja kryesore për të blerë një policë “Të gjitha rreziqet në ndërtim” është të mbrojë punimet për të cilat ju jeni kontraktuar të zhvilloni. Për shembull: në rast se ju po ndërtoni/rikonstrukturoni një godinë e cila merr flakë, atëhere klienti juaj pret që ju të mbaroni punimet, por nuk do t’ju paguajë përsëri që t’i përfundoni ato pas dëmit që ndodhi. Në këtë rast ndërhyn polica “Të gjitha rreziqet në ndërtim “e cila mbulon kostot e riparimit apo rindërtimit të punimeve të kryera në kantier.Në shumicën dërrmuese të rasteve, kjo lloj police është e detyrueshme nga kontrata që do të lidhni me autoritetin kontraktor/financuesin e projektit.
Kur duhet të njoftojmë që një aksident ka shkaktuar dëme në punimet e kontraktuara?
- Ju duhet të njoftoni agjentin, ose brokerin ose siguruesin sa më shpejt të jetë e mundur. Ne do të japim asistencë të menjëhershme.
Dëshironi të dini më shumë për produktet tona?
Na kontaktoni.
Ekipi ynë i specialistëve do t'ju ndihmojë të: