Kreu » Sigurimet për punonjësit

Sigurimet për punonjësit

Sigurim nga aksidentet

Mund të ndodheni kudo, gjatë ushtrimit të profesionit, në udhëtim biznesi apo turistik, një aksident i papritur apo një sëmundje e menjëhershe dhe emergjente mund t’ju gjente të papërgatitur ekonomikisht ndaj ekomandojmë sigurimin nga aksidentet.

  • mbulon paaftësinë e përkohshme, paaftësinë e përhershme ose humbjen e jetës të siguruarit të shkaktuar nga aksidente të ndryshme qe mund te ndodhin gjatë ushtrimit të veprimtarisë profesionale ose jashtë saj
  • aksidente si helmimi, mbytja, ngrirja, sforcimet fizike etj
  • humbje jete apo paaftësi totale të përhershme
Më shumëMë pak
Na Kontakto

Sigurimi i shëndetit

Sigurimi privat i shëndetit është një mundësi për mbulimin 100% të kostove financiare që mund t’i duhet të përballojë çdo punonjës në rast se pëson një aksident apo sëmundje të papritur.

Përmes sigurimit privat të shëndetit SIGAL UNIQA mbulon:

  • check-up vjetor rutinë
  • trajtime mjekësore në rast sëmundje ose aksidenti
  • kontrolle diagnostikuese
  • kimioterapi dhe radioterapi
  • medikamente të rekomanduara nga mjeku
  • shërbimi i ambulancës në rrugë
Më shumëMë pak
Na Kontakto

Sigurimi i jetës me kursim

Është një kombinim i sigurimit të jetës së punëmarrësit me një investim, një depozitë kursimi nga ana e punëdhënësit.

  • Depozitë kursimi për punonjësin ku kontributet paguhen nga punëdhënësi.
  • Nëse punonjësi qëndron në punë gjatë gjithë periudhës së rënë dakord në fund të periudhës ai përfiton të gjithë vlerën e kontribuar në vite nga punëdhënësi. Në të kundërt, punëdhënësi përfiton shumës e depozituar sipas specifikimeve të kontratës të cilën mund ta përdorë për punonjës të tjerë sipas interesave të biznesit.
  • Sipas ligjit Nr të ligjit 10 364, datë 16.12.2010 “Për tatimin mbi të ardhurat”, shpenzimet e sigurimit të jetës dhe shëndetit të konsiderohen si shpenzime të zbritshme.
Më shumëMë pak
Na Kontakto

Keni Pyetje ?

Shërbimi për klientët

+355 4 22 33 308
E hënë – E diel 24h
> info@sigal.com.al

Kërkesë për ofertë

Ne do të kthehemi tek ju sa më shpejt të jetë e mundur.

Ju lutemi plotësoni fushat e mëposhtme:

Pension privat

Pensioni privat i SIGAL LIFE UNIQA ofron më shumë fleksibilitet në kontribute dhe në rast fatkeqësie shumat e patërhequra janë pronë e trashëgimtarëve.

  • Pension pleqërie, kur mbush moshën për pension sipas ligjit për Sigurimet Shoqërore Shtetërore. Vlerën e kontributit dhe kohën e tërheqjes së tij e përcaktoni vetë.
  • Pension të parakohshëm: 5 vjet para se të mbushni moshën për pension, sipas ligjit për Sigurimet Shoqërore Shtetërore
  • Pension invaliditeti: në rast sëmundje ose aksidenti gjatë kohës së sigurimit
  • Pension familjar: në rast fatkeqësie të të siguruarit
  • Llogarit pensionin

Më shumëMë pak
Na Kontakto