BASHKËBISEDIMET ME DIVAN MARIA CALLAS Volumi 1, Pjesa 2, 1968 Nga Lord Harewood
LH: Pas interpretimit të një duzine me këto role, në skenat greke dhe në Athinë, në fund të luftës, ju tashmë kishit përfunduar një lloj periudhe të hershme parapërgatitjeje të interpretimit. Kam të drejtë, apo?
MC: Po, ke të drejtë. Kisha përfunduar, le të themi, ditët e mia të shkollimit. Kisha mësuar shumë. Mësova se sa larg mund të shkoja, çfarë duhet të bëja, por kur je e re dhe kur je në ditët e tua të shkollimit, supozohet që ti ta dendësh veten shumë. Pas atyre ditëve unë shkova në Itali dhe aty fillova karrierën time të vërtetë, atë kryesoren. Dhe aty mësova që të bëhesha me të vërtetë një muzikante. Pasi je bërë këngëtare duhet që ta vendosesh instrumentin tënd në shërbim të muzikës, jo vetëm ndaj ‘bel canto-s’, apo detyrës dhe linjave të muzikës dhe ti aty bëhesh ose përpiqesh që të arrish të bëhesh një muzikante, që do të thotë instrumenti kryesor i orkestrës. Dhe ky është saktësisht kuptimi i ‘prima donna’. ‘Prima donna’ do të thotë gruaja e parë, dhe ashtu siç je grua, ti je edhe ‘prima donna’ e interpretimit.
LH: Dhe për këtë ju po mësoje herën e parë kur shkuat në Itali?
MC: Po këtë e mësova me mjeshtrin Serafin. Dhe kjo ka qenë një nga gjërat më fatlume që më kanë ndodhur ndonjëherë. Ai më mësoi se duhet të kishte një lloj shprehie dhe ai më mësoi saktësisht mbi thellësinë e muzikës. Ky ishte çasti kur unë piva më të vërtetë çdo gjë që mund të pija nga ky njeri.
LH: Dhe ai ishte mjeshtri i parë më të cilin ju punuat në Itali?
MC: Ai ishte i pari dhe kam frikë se ai është edhe i fundit nga ata lloj mjeshtrash.
LH: Shumë pak dirigjentë italianë kanë pasur një karrierë aq të shquar se ajo e Tullio Serafin, dhe ndoshta askush përveç Toscanini-t, që të ketë pasur edhe një ndikim kaq të madh. Karriera e tij shtrihet përgjatë të gjithë shekullit me një apo dy vite minus. Vetëm koha në ‘La Scala’ ka qenë mbi 40 vite dhe në ‘Covent Garden’ Londër, me disa hendeqe, mbi 53 vite. Ai ka dirigjuar në ‘Metropolitan Opera’ Nju Jork; në Cikago; dhe në Amerikën e Jugut, dhe ka qenë drejtor artisitik në Romë nga viti 1934 – 1943, ndoshta periudha e tij më e shquar dhe më e pathyeshme. Mbi të gjitha Serafin ishte një dirigjent i këngëtarëve të operas…
MC: Ajo që mësova nga Serafin ëshët se ti duhet t’i shërbesh muzikës sepse muzika është kaq e pamasë, dhe ajo mund të të mbështjellë në një lloj gjendjeje ankthi dhe mundimi të vazhdueshëm. Ajo që më ka thënë ai një herë dhe që më bëri përshtypje ishte, ‘kur të duhet të kërkosh për një xhest, kur të duhet të gjesh, të kuptosh se si duhet të sillesh në skenë, çdo gjë që duhet të bësh, është të dëgjosh muzikën sepse këtë lloj kërkimi që bën këngëtari tashmë është paraprirë nga vet kompozitori i muzikës. Dhe nëse dëgjon me të vërtetë me shpritin dhe me veshët e tu, dhe them me shpirt dhe me vesh sepse mendja duhet të punojë por nuk duhet të punojë më shumë seç duhet gjithashtu. Çdo xhest do ta gjesh aty, tek muzika.’ Dhe kjo është shumë e vërtetë.
LH: Në fakt prodhimi i interpretimit është diçka muzikore…
MC: Zakonisht është një refleks. Një refleks i pamasë me shumë, shumë reflekse të tjera të sjellura së bashku, që na rikthen tek ajo për të cilën po bisedonim pak më parë, që në momentin që je në skenë, duke u marrë me muzikë, jo si një muzikant amator, por si një muzikant profesionist serioz nuk duhet të hasësh më surpriza.
LH: Gjatë karrierës suaj në Itali ju jeni hasur me supriza, por jo në skenë dhe më shumë ka pasur të bëjë me zgjedhjen e repertorit. A nuk ishit angazhuar ju që të këndonit Wagner dhe pastaj e gjetët veten duke kënduar Bellini-n?
MC: Po, është e vërtëtë. Unë po bëja ‘Valkyries’ dhe ishte viti im i dytë në ‘La Fenice’, në Venecia, dhe aty kishte rënë një epidemi gripi dhe ata kishin mbetur pa një soprano për operan ‘I Puritani’ (e Bellinit) dhe i shkreti Serafin ishte i ezauruar dhe dëshpëruar sepse nuk po gjente një këngëtare dh nuk dinim se çfarë të bënim në mbremje, kështu filluam të shikonim rolin dhe po luanim me muzikën dhe bashkëshortja e tij më dëgjoi të këndoja një arie dhe ajo erdhi, ishte në apartamentin e tij, dhe më tha, ‘do më bësh një nder…kur të vi mjeshtri, të lutem a do ta këndosh këtë aria për të?’ Dhe sigurisht që, un i thashë nëse kjo do ta lumturonte atë patjetër. Dhe këtë bëra kur u kthye ai dhe ai nuk tha asnjë fjalë. Ditën tjetër, në orën dhjetë të mëngjesit, dhe ishte pas interpretimit tim të parë të Valkyrias dhe më duket se po të njëjtën ditë në mbrëmje patëm Valkryrian e dytë dhe më thirrën në telefon: ‘Të lutem, vishu dhe zbrit poshtë, apo ngjitu sipër cila do qoftë.’ Dhe unë i thashë, ‘mjeshtër Serafin do lahem edhe do vi pas një ore,’ dhe ai mu përgjigj, ‘ jo, eja menjëherë ashtu siç je’. Dhe sigurisht që, nuk mund t’i thoja jo sepse ishte nderim të të thërriste ai. Dhe unë zbrita dhe ai më tha, ‘tani këndo’. Më këndo atë arian që më këndove dje. Aty ishte drejtori i teatrit dhe gjithsesi më detyruan ta këndoja arian, bëra edhe leximin e rolit për herë të tretë dhe i dëgjova të flisnin dhe pastaj më thanë, ‘shiko Maria, këtë rol do ta bësh pas një jave.’ Do të këndosh ‘I Puritani’ për një javë. Dhe ai më tha se kërkonte që unë ta studioja rolin. Dhe unë i thashë që, nuk mundem sepse kisha edhe tri Valkyria të tjera për të bërë. Dhe i thashë do bëj maksimumin tim, por më shumë se maksimumin tim nuk premtoj dot. Nëse do ta mësoj rolin dhe me pjesët që më kishin mbetur nga Valkyria, rolin e Brunhildes, dhe me veten time mendova, nëse ai është mjaftueshëm i çmendur për të menduar se unë mund ta interpretoj rolin, atëherë unë do ta bëj, dhe unë isha e re dhe kur je e re duhet të rrezikosh.
Vijon…
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
- Sigurimi i Shëndetit në sezonin e festave, “Babagjyshi” për kostot e papritura mjekësore
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.