Shqipëria po përballet gjithnjë e më shpesh me mot ekstrem, ku stuhitë e forta, erërat intensive, reshjet e dendura dhe breshëri po shkaktojnë dëme të konsiderueshme në qytete të ndryshme të vendit.
Stuhia që goditi Sarandën gjatë natës është shembulli më i fundit i këtyre fenomeneve. Ajo la pas persona të lënduar, automjete të dëmtuara, pemë të rrëzuara, ndërprerje të energjisë elektrike dhe dëme në banesa e biznese. Tre persona përfunduan në spital pasi u plagosën nga thyerja e xhamave të automjeteve të goditura nga një pishë e rrëzuar, ndërsa një motoçiklist u lëndua nga degët e një peme.
Ngjarje të tilla tregojnë se ndryshimet e papritura të motit nuk përbëjnë më raste të izoluara, por një rrezik real që mund të prekë çdo familje, automjet apo biznes në Shqipëri.
Në këtë situatë, përgatitja nuk nënkupton vetëm masat e sigurisë fizike, por edhe mbrojtjen financiare ndaj dëmeve që mund të shkaktojnë fatkeqësitë natyrore.
1. Sigurimi Kasko: Mbrojtja e automjetit nga stuhitë
Kur një automjet dëmtohet nga rënia e pemëve, degëve apo objekteve të tjera gjatë një stuhie, mbulimi nuk ofrohet nga sigurimi i detyrueshëm TPL, por nga sigurimi Kasko.
Në paketën Kasko përfshihen dëmet nga:
- stuhitë, breshëri, përmbytjet dhe katastrofat natyrore;
- rënia e objekteve si pasojë e fatkeqësive natyrore;
- thyerja e xhamave;
- dëmtimet aksidentale të automjetit.
Në rastet si ai i Sarandës, ku automjetet u dëmtuan nga rrëzimi i pemëve dhe thyerja e xhamave, një policë Kasko do të mbulonte riparimin ose dëmshpërblimin sipas kushteve të kontratës.
2. Sigurimi i banesës: Mbrojtje shtesë me kërkesë të të interesuarit, sigurimi i riskut të stuhive i sigurueshëm
Sigurimi bazë i banesës është sigurimi nga zjarri. Mbi këtë policë mund të shtohet mbulimi për stuhitë dhe fenomenet e tjera natyrore.
Kostoja e këtij mbulimi shtesë është vetëm 0.04% e shumës së siguruar.
Për shembull:
- një apartament i siguruar për vlerë mbulimi 10 milionë lekë nga zjarri kushton rreth 5,000 lekë në vit sipas kalkulatorit online të Sigal.al;
- me vetëm 4,000 lekë shtesë në vit, në policë përfshihet edhe mbulimi nga stuhitë për të njëjtën shumë mbulimi.
Kjo do të thotë se me rreth 9,000 lekë në vit, një apartament në Sarandë mund të jetë i siguruar si nga zjarri, ashtu edhe nga dëmet që shkaktojnë stuhitë, me një limit dëmshpërblimi deri në 9 milionë lekë në rast dëmi total (90% e shumës limit, sipas kushteve të kontratës).
Në një periudhë kur fenomenet ekstreme atmosferike po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, ky mbulim përfaqëson një kosto të vogël krahasuar me dëmet që mund të shkaktohen.
3. Sigurimi nga aksidentet për personat e lënduar
Kur stuhitë shkaktojnë lëndime personale, si në rastin e personave që u plagosën në Sarandë, një tjetër mbulim i rëndësishëm është sigurimi nga aksidentet.
Ky sigurim parashikon dëmshpërblim në rast:
- paaftësie të përkohshme për punë;
- paaftësie të përhershme të plotë ose të pjesshme;
- humbjeje të jetës si pasojë e një aksidenti.
Një nga paketat standarde për drejtuesit e mjeteve motorike ofron një shumë të siguruar prej 3 milionë lekësh, duke mbuluar humbjen e jetës, paaftësinë e përhershme dhe paaftësinë e përkohshme, me një kosto prej rreth 12,000 lekësh në vit.
Moti ekstrem mund të shkaktojë njëkohësisht dëme në automjete, banesa dhe njerëz. Pikërisht për këtë arsye, sigurimi Kasko, sigurimi i banesës me mbulim shtesë për stuhitë dhe sigurimi nga aksidentet përbëjnë tre instrumente të rëndësishme mbrojtjeje financiare, duke ndihmuar familjet dhe individët të përballojnë kostot e papritura pas fatkeqësive natyrore.

