Volumi 1, Pjesa 1, 1968 Nga Lord Harewood
Unë besoj se, njerëzit shkojnë në teatër për të parë dhe ndjerë diçka më të mirë nga sa ajo që ata kanë në jetën e tyre zakonisht. Ne kemi mjaftueshëm situata të mjera dhe gjëra të tjera me të cilat duhet të përballemi në jetë. Kur njerëzit shkojnë në teatër, dhe kur publiku del nga teatri me një ndjesi më të mirë apo me një frymëmarrje më të lehtë dhe thotë, ‘ah, ka diçka për të cilën ia vlen të jetosh.’ Dhe unë mendoj se, ky është qëllimi ynë kryesor tani dhe se si do ta arrijmë ne këtë nuk ka rëndësi për sa kohë që ne e arrijmë këtë me sukses. Dhe muzika është rruga e drejtëpërdrejtë për të hyrë në mendjet dhe zemrat e njerëzve.
LH: Artet interpretative, ashtu si, historia ndahen lehtësisht në epoka dhe çdo epokë ka në një fushë të përshtatshme një yll dominues, një divë, një perëndi. Në fushën e operas në këtë shekull ka pasur ndoshta vetëm Caruso, Adelina Patti, Nellie Melba, Feodor Chaliapin, ndoshta edhe Dihn Gilly, deri sa në fillim të viteve 1950-të ky emër do të ishte Maria Callas. Njerëzit flasin për rëndësinë e trajnimit në një karrierë muzikore. A mendon se kjo është e ekzagjeruar mbi se si e fillon dikush këtë karrierë muzikore, për shembull, me zërin që është thelbësor…dhe se si shkojnë gjërat.
MC: Unë mendoj se, po, sepse përfundimisht kjo krijon atë që quhet palca jote kurrizore. Është njësoj si një fëmijë që është i mirëushqyer që nga fillimi. Nëse mëson të lexosh dhe të shkruash më saktësi, atëherë ti do ta kesh këtë me vete përgjatë gjithë karrierës tënde. Por nëse nuk e ke mësuar me saktësi se çfarë supozohet që ti të bësh, unë mendoj se, kjo është e handikapi apo e meta më e madhe.
LH: Dhe ju mendoni se, dikush duhet ta fillojë trajnimin vokal shumë herët?
MC: Po, vërtetë. Unë e kam filluar shumë herë,t me mësuesen time që ishte Elvira de Hidalgo dhe mendoj se, shumë këngëtarë e mëdhenj e kanë filluar shumë herët, veçanërisht gratë.
LH: Ajo ishte spanjolle, ndërsa ti je greke, a mendon se ka të bëjë kombësia?
MC: Po, ke të drejtë. Ajo është spanjolle, ndërsa unë greke, që do të thotë që jemi që të dyja mesdhetare. Vajzat rriten ose piqen më shpejt, dhe unë besoj se, karriera jonë në thelb bazohet tek rinia. Mënçuria, vjen më vonë në jetë, por fatkeqësisht ne nuk mund ta vazhdojmë karrierën tonë po aq gjatë sa dirigjentët. Kështu që, ajo që ndodh është se, mëndçuria vjen më vonë në jetë, ndërsa mësimi, trajnimi ynë bëhet shumë herët. Sa më herët aq më mirë. Sepse ajo ka pasur një trajnim shumë të mirë, ndoshta trajnimin më të mirë të fundit të ‘bel canto-s’ së vërtetë.
LH: Ellvira de Hidalgo ka qenë një këngëtare spanjolle e shquar, me një zë dhe një teknikë brilante. Ajo ka qenë aktive në të gjithë botën, veçanërisht në Itali që në fillim të shekullit dhe deri në fund të viteve 1920-të. Ajo ka kënduar në ‘Covent Garden’ Londër, në ‘Metropolitan Opera’ në Nju Jork. Më vonë ajo dha mësime në Athinë dhe më vonë në Turqi.
MS: Si një vajzë e re që do të thotë 13 vjeç, mua më hodhën direkt tek krahët e saj. Kjo do të thotë se, unë mësova sekretet dhe mënyrat e ‘bel canto-s’ që siç mund ta dish edhe ti George, ‘bel canto’ nuk ka të bëjë më një këndim të bukur. Bel canto është një mënyrë për të përdorur muzikën, është një mënyrë le të themi siç luan violina, ashtu siç luan violina, ashtu duhet të luajë edhe zëri. Por ky është një trajnim shumë i vështirë dhe ëshë si një lloj xhakete e ngushtë që ti duhet ta veshësh, të pëlqen apo jo. Duhet të mësosh me saktësi, siç thashë, më parë të lexosh, të shkruash, të formosh fjalitë e tua, sa larg mund të shkosh, plotësisht, deri nv fund, të lëndosh veten, të ringrihesh sërish me kënbët e tua, vazhdimisht, duke njohur linjat e muzikës bazë të ‘bel canto-s’. Duhet të mësosh muzikën që është thelbësore, shijen e mirë, që edhe kjo është thelbësore. Shija e mirë është edhe diçka që kalohet nga një njeri tek një tjetër, dhe kjo është ajo që ne e quajmë traditë. ‘Bel canto’ është përfundimisht shkollim. Dhe nëse nuk zotëron ‘bel canto-n’, nuk mund të këndosh asnjë lloj opere, në fakt, madje as ato më modernet.
LH: Kur punoje me Elvira de Hidalgon, a ka qenë kjo një punë shumë e vështirë për një vajzë të vogël 13 ose 14 vjeçare saç ishe ti në atë kohë?
MC: Nuk ka qenë edhe aq e vështirë. Mendoj se, unë gjithnjë kam qenë një vajzë vetmitare dhe unë e adhuroj muzikën, kështu që, çfarëdolloj gjëje që kishte të bënte me muzikën dhe unë isha në departmanetin e zërit, siç themi ne, isha e magjepsur kur dëgjoja të gjithë nxënësit e saj që këndonin nga repertoret e ndryshme, që nga operat e lehta, ato disi të rënda, mezzo-sopranot, edhe tenorët dhe ishte shumë interesante sepse mëson shumë. Kështu, unë shkoja në Konservator në orën dhjetë në mëngjes dhe largohesha me nxënësin e fundit. Edhe vet De Hidalog ishte e mrekulluar, sepse më pyeste shpesh përse rrija aty aq gjatë dhe unë ndjeja se edhe nga nxënësit më pak të talentuar, mund të mësoje diçka sepse edhe ai më pak i talentuari ka diçka për të të mësuar, që ti që je i talentuar mund të mos jesh në gjendje ta bësh. Le të themi, për shembull, kërcimtarët e kabareve dhe balerinët klasik. Balerinët mund të bëjnë shumë gjëra, por ka disa gjëra nga ato të kërcimit në kabare, që balerinët klasik nuk i bëjnë dot. Me fjalë të tjera, ka gjithnjë vend për të mësuar. Për mua nuk ka qenë punë e vështirë por ka qenë argëtim.
LH: Ti ke punuar me të dhe fillove të dilje në ture shumë herët ose në interpretime studentësh ose në opera në Athinë…
MC: Rrugën time në jetë e përcaktuan të tjerë që në fillim dhe jo unë dhe kjo ishte nga familja ime, kryesisht nga nëna ime, e cila komandonte familjen atëherë. Dhe unë duhet të veproja në përputhje me këtë. Sigurisht për mua nuk ishte problem sepse mua nuk më pëlqente të luaja si fëmijët e tjerë. Por programi ishte që unë duhet të bëhesha këngëtare opere dhe të bëhesha artiste dhe ajo që prindërit thonë zakoisht është që, ‘unë kam sakrifikuar për ty dhe ti do bësh në jetë atë që duhet të kisha bërë unë,’por mendoj se kjo është e përgjithshme. Pra ky ishte një program i paracaktuar. Dhe ishte vendosur që në fillim që unë të studioja dhe këndimi do të vinte më vonë. Por nuk zgjati aq shumë sepse pas 6 muajsh trajnim me De Hidalgon dhe unë u angazhova atëherë me operan e Greqisë, ose tek Teatri Kombëtare ose Teatri Mbretëror, që ishin degë të operas në atë kohë dhe ata kishin nevojë për një soprano dramatike dhe ata më morën në angazhim për një vit me marrëveshje që nuk do të këndoja në asnjë vend tjetër. Dhe për këtë marrëveshje kishte rënë dakord De Hidalog dhe unë do të kisha një shumë parash që do të më jipnin mundësinë të studioja me durim pa pasur nevojën për të shkuar vërdallë për punë dhe kjo ishte menjëherë pas luftës.
LH: Ti nuk ke mësuar role tradicionale të lehta, dhe kur them të lehta nënkuptoj nga pikpamja e teknikës sesa ato krahasuar me Tosca-n, për shembull?
MC: Mendoj se, Tosca mbërrit thuajse një vit e gjysëm më vonë. Cavallerian e kisha interpretuar. Kisha interpretuar ‘Sour Angelica’ dhe siç e shikon i kisha bërë rolet e mia të rënda. Role të një sopranoje të vërtetë. Por De Hidalgo kishte mënyrën e saj, që është edhe mënyra e ‘bel canto-s’ që pavarësisht se sa i rëndë mund të jetë një zë, ai duhet të mbahet gjithmonë i lehtë dhe duhet punuar në një mënyrë fleksibile. Të mos ta rëndosh kurrë.
LH: Që ajo e bëri nëpërmjet metodës apo nëpërmjet studimit të arieve të lehta, ariet koloraturë?
MC: Metoda ka të bëjë gjithmonë me shkallën, trilet. Kur themi ‘bel canto’ nuk është vetëm mbajtja e lehtë e zërit, por ti bësh instrumentet që të futen në një zonë të caktuar që mund të mos jetë shumë i madh apo i rëndë në tingull, por që të jetë penetrues. Dhe mësimi i shkallëve dhe i trileve, e gjitha garnitura e ‘bel canto-s’ që është një gjuhë tërësisht më vete. Edhe pianistët përdorin të njëjtën qasje. Në fillim ata punojnë në një shkallë të ulët dhe pastaj më vonë ata e rrisnin shpejtësinë. Mëson gjysëm tonet, gjysëm shkallët, ose tonet e plota, dhe kjo është e gjitha një shkollim më vete. Dhe po përsëris sërish që, kjo nuk është diçka që e mëson kur je në skenë, sepse pastaj i bie që të jetë paksa si shumë vonë. Këto gjëra mund të të bëjnë, por ato mund të të thyejnë nëse i bën në skenë dde ti nuk je i përgatitur. Këto hile siç i quajme ne, që nuk janë fare hile, janë ushtrime si një atlet i cili pak nga pask mëson fuqinë e tij, ai ndërton fuqinë dhe muskujt e tij, dhe kjo është fiks ajo që nënkuptohet kur themi ‘bel canto’. Kjo është një punë jete e komplikuar, por edhe magjepsëse. Dhe këtu sa më shumë mëson, aq më shumë kupton se sa pak ke mësuar. Has më shumë probleme, më shumë vështirësi, por edhe më shumë pasion, më shumë dashuri, sepse është diçka e pakuptueshme. Dhe nuk është se kemi shumë gjëra që na bëjnë të ecim përpara. Na duhen të gjitha këto në jetë që të çajmë përpara.
Vijon…
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.