Shumë emigrantë apo turistë që hyjnë e dalin në Shqipëri për pushime apo qëllime të tjera duhet të bëjnë kujdes me blerjen e policave të sigurimit kufitar.
AMF ka dalë me një apel ku tërheq vëmendjen e drejtuesve të automjeteve që futen në territorin shqiptar targa të huaja, të mos bien pre e mashtrimeve por të presin policat kufitare vetëm në pika të autorizuara dhe nga agjentë të licencuar .
“Në çdo pikë të kalimit të kufirit brenda territorit shqiptar gjenden agjentë të shoqërive të sigurimit pranë të cilave mund të pajiseni me policat kufitare. “- thuhet në njoftimin e AMF-së.
Kujdes! Çdo policë e sigurimit kufitar që mund t’iu ofrohet pa hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë, apo që është e plotësuar me shkrim dore dhe jo me mjete elektronike, është në kundërshtim me rregullat e legjislacionit shqiptar dhe si e tillë është e pavlefshme.
Që një policë kufitare të jetë e vlefshme, ajo duhet të figurojë në regjistrin online, në faqen zyrtare të AMF-së.
Si dallon Polica Kufitare e vlefshme?
Numri i serisë së policës është unik dhe duhet të fillojë me dy shifrat e fundit të vitit aktual. (Shembull: Viti 2019 = 19xxxxxxx).Polica e sigurimit kufitar është e shkruar në format elektronik dhe në asnjë rast me shkrim dore.
AMF thotë se Polica ka një numër unik identifikues në regjistrin elektronik online të shitjeve të sigurimit të detyrueshëm motorik me elementë sigurie të gjeneruar nga sistemi i shitjes së policave.
Kompanitë e sigurimit bëjnë raportimin dhe identifikimin e policave kufitare të shitura në kohë reale nëpërmjet regjistrit elektronik online të shitjeve.
Këtë mund ta bëjnë nëpërmjet faqes zyrtare të Autoritetit, www.amf.gov.al, në rubrikën “Verifikoni Policën tuaj”, duke ndjekur gjithë hapat e nevojshëm, ose duke dërguar me SMS numrin e targës tuaj, në numrin e celularit +355694060671.
RËNDËSIA E POLICAVE TË SIGURIMIT KUFITAR
Me anë të policave kufitare, kompanitë e sigurimit bëjnë të mundur mbulimin e dëmeve materiale dhe shëndetësore që mund t’u shkaktohen palëve të treta, si rezultat i përdorimit të automjeteve me targa të huaja që qarkullojnë brenda territorit të Shqipërisë nga mbajtësit e mjeteve motorike, të cilët nuk disponojnë Karton Jeshil që mbulon zonën e Shqipërisë nga vendi i origjinës së tyre.
Nëpërmjet këtij sigurimi të detyrueshëm ata transferojnë rrezikun tek kompanitë e sigurimit në Shqipëri.
Pagesa për këto dëme do të bëhet në përputhje me Ligjin Nr. 10076, datë 12.02.2009, “Për Sigurimin e Detyrueshem në Sektorin e Transportit”. Kategoria e mjeteve bëhet në bazë të të dhënave të mjetit në lejen e qarkullimit.
D.Shkembi
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave
- Shqipëria një nga tre vendet më të rrezikuara nga përmbytjet! Cilat janë siguracionet që na nevojiten
- Si të detektojmë në kohë kancerin e gjirit
- Kompani e standarteve evropiane/ SIGAL UNIQA mbetet më e madhja dhe më e besuara në tregun shqiptar të sigurimeve
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.