Sipas raportit zyrtar të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për muajin janar 2026, SIGAL Insurance Group paguan 33.32% të dëmeve totale të industrisë siguruese në vend.
Industria përbëhet nga tetë kompani në sigurimet e jojetës dhe pesë kompani në sigurimet e jetës. Mbi 33% të dëmeve në sigurimet e jetës dhe 31% të sigurimeve të jojetës paguhen nga SIGAL INSURANCE GROUP.
200,733,000 Lekë pagoi Sigal për sigurimet e jojetës në raport me 601,328,000 Lekë që paguan totali i industrisë.
5,388,000 Lekë pagoi Sigal për sigurimet e jetës në raport me 17,389,000 Lekë që paguan i gjithë tregu.
206,161,000 Lekë, ose mbi 2.151 milionë euro dëme pagoi SIGAL Insurance Group për muajin janar 2026, sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.


