Secili më vete është i përshtatshëm ndaj qëllimeve të ndryshme dhe asnjëri nuk është superior ndaj tjetrit.
Nga Daniel T. Willingham
Psikolog ne Universitetin e Virxhinias
Disa vite më parë, kur njerëzit mësuan se unë isha një kërkues mbi leximin, natyrshëm më pyesnin për fëmijët e tyre me ‘dyslexia’ (term i përgjithshëm mbi çrregullimet e lidhura me vështirësitë për të mësuar ose lexuar fjalët, gërmat dhe simbolet e tjera), ose se si t’i bënin fëmijët e tyre që të lexonin më shumë. Por sot pyetja që më bëjnë më shpesh është, “A mos jam duke bërë me hile kur dëgjoj një audiobook për klubin e librit ku bëj pjesë?”
Shitjet e audiobooks janë dyfishuar në pesë vitet e fundit, ndërsa librat e printuar dhe librat elektronik kanë mbetur njësoj. Këto tendenca mund të na frikësojnë duke na shtyrë për të menduar mbi atë që do t’i bëjnë audiobooks leximit si ajo që i ka bërë tastiera e kompjuterit shkrimit të dorës. Por ekzaminimet mbi se si lexojmë dhe dëgjojmë tregojnë se, secili prej tyre është i përshtatur më së miri ndaj qëllimeve të ndryshme dhe se asnjëri prej tyre nuk është superior ndaj tjetrit.
Në fakt, ato mbivendosen në mënyrë të konsiderueshme. Mendoni pak, përse janë diçka e mirë audiobooks për njerëzit me ‘dyslexia’: ato i lejojnë dëgjuesit të përftojnë kuptimin, ndërkohë që, i shmangen ç’kodimit, që është, përkthimi i asaj që është printuar mbi faqe për fjalët në mendje. Në çastin që keni identifikuar fjalët (qoftë përmes dëgjimit apo leximit), i njëjti proces mendor përfshin fjalitë dhe paragrafët që ato formojnë.
Shkrimi është më pak sesa 6,000 vjeçar, kohë e pamjaftueshme për evolucionin e proceseve mendore të specializuara dhe të kushtuara leximit. Ne e përdorim këtë mekanizëm të evoluar mendor për të kuptuar gjuhën e folur dhe për të mbështetur kuptimin e gjuhës së shkruar. Me të vërtetë, kërkimet tregojnë se, të rriturit shënojnë thuajse pikë identike në një test leximi nëse ata i dëgjojnë dhe nuk i lexojnë pasazhet e një libri.
Për më tepër, ka dallime ndërmjet asaj që është e printuar dhe variantit në audio, ku më e dukshmja është rima. Është intonimi, koha dhe theksi i fjalëve të folura. “Çfarë feste e hatashme”, mund të jetë një kompliment i sinqertë ose sarkastik, por në një faqe libri që të dyja do të dukeshin njësoj. Megjithëse, të shkruarit i mungojnë simbolet për të na dhënë rimën siç bën zëri ynë, lexuesit e stërvitur e nxjerrin kuptimin gjatë leximit.
Në një eksperiment, subjektet dëgjuan zërin e regjistruar të dikujt i cili nuk fliste as shpejt dhe as ngadalë. Hapi tjetër, çdo njeri lexoi në heshjte të njëjtin tekst, i shkruar qëllimisht nga personi, zërin e të cilit ata e kishin dëgjuar. Ata që dëgjojnë personin që flet shpejt e lexojnë artikullin më shpejt sesa ata që kishin dëgjuar folësin e ngadalshëm.
Por konkluzioni mund të mos dalë edhe aq mirë, ndërsa dëgjimi i variantit audio, pra me rimë, ndihmon procesin tonë të të kuptuarit. Për shembull, një student i sotshëm e lexon “Ku je Romeo?”, shpesh duke supozuar se Zhulieta është duke pyetur se ku është Romeo, dhe kështu arrin në përfundimin se fjala ‘je’ theksohet më shumë. Në një interpretim, një aktore ka shumë të ngjarë që të theksojë fjalën Romeo, gjë që do ta bëjë dëgjuesin që të kuptojë se, ajo është duke menduar për emrin e tij dhe jo për vendndodhjen.
Tingëllon sikur kuptimi duhet të jetë më i lehtë kur degjojmë sesa kur lexojmë, por kjo nuk është gjithmonë e vërtetëë. Për shembull, një studim krahasoi se sa mirë mësonin studentët rreth një teme shkencore nga një ‘podcast’ 22 minutësh përkundrejt një artikulli të printuar në letër. Megjithëse, studentët shpenzuan një kohë të barabartë në çdo format, në një ‘quiz’ të shkruar dy ditë më vonë, lexuesit shënuan 81% dhe dëgjuesit 59%.
Çfarë ndodhi? Tema e zgjedhur ishte e vështirë, dhe qëllimi nuk ishte kënaqësia, por të mesuarit. Të dy faktorët na bëjnë që të lexojmë në mënyra të ndryshme. Kur ne përqëndrohemi, ne ngadalësohemi. Dhe ne rilexojmë ato pjesë që janë të vështira. Ne ndalojmë dhe mendojmë. Secila është më e lehtë me një artikull të printuar se sa me një ‘podcast’.
Printimi, gjithashtu, i mbështet lexuesit në lidhje me përmbajtjen e vështirë nëpërmjet sinjaleve të organizimit të artikullit të printuar, si paragrafët dhe/ose koka e artikullit, gjëra të cilat mungojnë në një variant audio. Në fakt, këto eksperimente tregojnë se, lexuesve i duhet një kohë më e gjatë për të lexuar fjalinë e parë të një parafgrafi sepse ata e dinë që me shumë mundësi ai përmban idenë themelore që do të pasojë.
Kështu, megjithëse procesi thelbësor i të kuptuarit i shërbejnë të dyja, edhe leximi dhe dëgjimi, tekstet e vështira kanë nevojë për strategji mendore shtesë. Printimi e bën më të lehtë përdorimin e këtyre strategjive. Në vijim të këtij interpretimi, kërkuesit kanë gjetur se, aftësitë dëgjuese dhe lexuese të njerëzve janë më të ngjashme për narrativa më të thjeshta sesa për prozën shpjeguese. Historitë kanë tendencën të jenë më të parashikueshme dhe të përfshijnë më shumë ide të njohura, dhe esetë shpjeguese ka më shumë të ngjarë që të përfshijnë përmbajtje ta panjohur dhe kështu kërkon më shumë lexime strategjike.
Ky konkluzion, ekuivalent për tekste të lehta dhe një avantazh për printimet e teksteve të vështira, është i hapur për ndryshime në të ardhmen. Me bërjen e audiobooks si diçka të zakonshme, dëgjuesit do të fitojnë përvojë në të kuptuarit e tyre duke u përmirësuar më tej,ndërsa botuesit mund të zhvillojnë mënyra për organizimin e sinjaleve në variantin audio si ato në tekste.
Por edhe më këto ndryshime, audiobooks nuk do të zëvendësojnë printimin sepse ne i përdorim ato në mënyra të ndryshme. 81% e dëgjuesve të audiobooks thonë se, atyre u pëlqen që t’i japin makinës, të punojnë jashtë ose të bëjnë disa gjëra në të njëjtën kohë dhe të dëgjojnë. Mendja njerëzore nuk është e dizenuar për të bërë dy gjëra në të njëjtën kohë, kështu që, nëse ne bëjmë disa gjëra në të njëjtën kohë, ata do të marrin thelbin dhe jo hollësitë.
Unë nuk mund të mbajë një libër, ndërkohë që jam duke fshirë me shtupë apo kur jam duke shkuar në punë me distanca të mëdha. Printimi mund të jetë diçk e mirë për të qenë më të ngeshëm teksa merremi me fjalët ose idetë, por audiobooks i shtojnë si shkrim edhe këndim çasteve që përndryshe nuk do të kishin asnjërën prej këtyre.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.