Ne që të gjithë e dimë shprehjen, “koha është para.” Në këtë mjedis sfidues COVID-19, kanë ndryshuar kaq shumë gjëra, dhe ështe e lehtë që të humbasim nga vëmendja gjëra që janë jashtë kontrollit tonë, si koha.
1. Kuptoni katër gjërat më të rëndësishme
E para, njerëzit nuk marrin kohën e nevojshme për organizimin e vetvetes. E dyta, njerëzit shpesh ngecin duke i dhënë përgjigjje çdo kërkese dhe ngarkesa e tyre e punës bëhet mbytëse. E treta, duke mos marrë kohën e nevojshme që nevojitet për hartimin dhe mbajtjen e sistemeve tona, veçanërisht kur kemi të bëjme me një ndryshim të papritur në ngarkesën e punës dhe gjërat marrin me të vërtetë për kot. Këtu kemi të bëjmë edhe me aspektin e aftësive. A e dini se ku të filloni? A e dini se si ta bëni? Kur nuk e dini se ku ta filloni, kur ndjeheni të çorganizuar, ju paralizoheni, dhe nuk bëni asgjë. Ka një strategji dhe një sekuencë për t’u organizuar, dhe për ta arritur këtë duhet t’i ndani gjërat.
2. Identifikoni një sjellje kyçe dhe bëni pyetjen numër një të menaxhimit të kohës
Sa kohë do t’ju duhet për të bërë një gjë? Natyrshëm, pas kësaj, vjen pyetja tjetër që do të ishte, “çfarë do të fitoni ju në këmbim të kohës së investuar për ta bërë atë?”
3. Largohuni nga planifikimi me ditë pas dite: shikoni panoramën e madhe të gjërave
Dilni nga ajo që ndodh ditë pas ditë dhe shikoni panoramën e madhe dhe të plotë të gjërave. Çfarë po përpiqeni që të ekuilibroni ndërmjet kohës suaj, dhe me këtë, nuk nënkuptoj e-mail-et dhe telefonantat dhe takimet, të cilat janë thjesht mjete komunikimi. Ju nuk dëshironi që ta shpenzoni të gjithë kohën tuaj duke qenë reagues dhe të mos keni fare kohë për të qenë proaktiv; ta shpenzoni të gjithë kohën tuaj në takime dhe të mos keni fare kohë për të menduar. Cilat janë ato gjërat e mëdha që duhet të bëni ndërmjet vet punës suaj, vetes dhe komunitetit? Në çastin që do ta dini këtë, atëherë do të jeni në gjejde që të krijoni një plan që do t’ju lejojë arritjen e atij ekuilibri.
Ekspertët e krahasojnë organizimin e kohës me organizimin e një dollapi; ato janë thuajse e njëjta gjë. Një sasi e kufizuar hapësire mbushet me më shumë gjëra nga sa mendonit se do të nxinte dhe pastaj ju fusni gjëra në çdo hapësirë të mundshme pas asnjë rend të caktuar. E njëjta është e vërtetë për organizimin e kohës. Është një sasi e kufizuar kohe që mbushet me më shumë detyra sesa mund të futen aty dhe pastaj ju fusni në çdo xhep të disponueshëm të kohës pa asnjë rend të veçantë. Një përqasje e fragmentarizuar për ditën tuaj do të thotë se ju nuk jeni në gjejde që t’i ndiqni ato dhe të gjeni harmoninë ndërmjet hapësirave të ndryshme të punës dhetë jetës suaj.
4. Rimendojeni zyrën tuaj dhe çfarë ka në të
Ne e kemi dëgjuar këtë shumë, por ju duhet të caktoni një hapësirë për punën tuaj. Juve mund t’ju duhet të modifikoni këtë këshillë paksa, dhe nëse ju duhet me të vërtetë që të punoni në një zonë shumëqëllimshe, atëherë përdorni një tavolinë të lëvizshme ose diçka që pastaj mund ta palosni tutje.
5. Përqëndrohuni në menaxhimin e energjisë
Menaxhimi i kohës përcaktohet si procesi i menaxhimit të energjisë dhe fuqisë së trurit tuaj për arritjen e pikut të performancës.
6. Jini të vetëdijshëm për përsosmërinë
Problemi me perfeksionistët është se ata zakonisht shikojnë vetëm dy nivele performance. Një punë jashtëzakonisht gjeniale ose një shkatërrim total. Shumica e perfeksionistëve janë shpesh njerëz që i shtyjnë gjërat për më vonë sepse ata mund të thonë, “Unë nuk kam kohën për ta bërë këtë në mënyrë të përsosur, kështu që nuk do ta filloj,” ose mund ta lënë për në çastin e fundit. Por kjo është problematike sepse kur i lini gjërat për në çastin e fundit, ju nuk mund ta delegoni kurrë sepse ju po e filloni diçka në mesnatë përpara afatit përfundimtar.
7. Menaxhoni delegimin
Në fakt ju duhet të keni një kohë për strategjinë e delegimit si pjesë e planit për të deleguar me efektivitet. Ju keni nevojë për kohë për të menduar për detyrat që keni për të bërë, si do t’ia shpejgoni këtë dikujt dhe cilat janë kriteret e suksesit. Mbani në mendje, si një menaxher, ju duhet të jeni një lider i kohës. Jeni ju ai që përcakton kulturën e kohës për punonjësit tuaj.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.