- A ka mbaruar me të vërtetë?
Asnjëherë nuk duhet të nxitoheni përpara se të jeni siguruar që bregu/terreni të jetë i pastër. Ajo që duket si një tërmet mund të ketë qenë thjesht një paragoditje e pasuar nga një aktivitet sizmik edhe më i fuqishëm. (Pasgoditjet e vogla gjithashtu mund të shkaktojnë dëme të mëdha.) E njëjta pyetje duhet bërë pas uraganeve dhe tornadove. Një përgjumje në aktivitetin sizmik nuk duhet të ngatërrohet me fundin e tij, nëse nuk ju është thënë ndryshe nga autoritetet përkatëse të cilat merren me monitorimin e situatës.
- A është e sigurt të ktheheni në shtëpi?
Pas një evakuimi, shumica e njerëzve janë të etur për t’u kthyer në shtëpi për të vlerësuar dëmet dhe potencialisht për të filluar procesin e rindërtimit. Megjithatë, mund të jetë e rrezikshme të ktheheni në shtëpi pa e ditur se me çfarë lloj kushtesh pas fatkeqësisë do t’ju duhet të përballeni. Linjat e rrëzuara të energjisë elektrike, pemët e rrëzuara, linjat e prishura të gazit dhe forma të tjera mbeturinash mund të paraqesin rreziqe të reja dhe ato duhet t’u lihen profesionistëve. Polica e sigurimit të shtëpisë që ju mund të keni bërë mund të mbulojë disa kosto lidhur me zhvendosjen tuaj apo strehimin e përkohshëm në një mjedis të ri, prandaj sigurohuni që në çdo rast të jeni të mbrojtur financiarisht.
- A është uji i sigurt për t’u konsumuar?
Arsyet përse furnizimet me ujë mund të konsiderohen të papërshtatshme për konsum nga njerëzit (ose kafshët), duke përfshirë rezervat e ujërave të zeza dhe derdhjet kimike janë disa, prandaj kushtojini vëmendje sinjalizimeve të ujit të vluar ose paralajmërimeve të tjera kundër larjes ose pirjes nga rubineti. Ju duhet të keni gjithashtu në dispozicionin tuaj në rast fatkeqësie natyrore ujë të ambalazhuar.
- Kush është përgjegjës për pastrimin?
Fatkeqësisht, katastrofat natyrore kanë tendencën për të prishur jetën në mënyra shumë të prekshme. Era, uji dhe elementë të tjerë mund të shkaktojnë një rrëmujë mjaft të madhe, por jo gjithmonë varet nga ju që të pastroni çfarë ka mbetur pas nga shkatërrimi i shkaktuar. Kontrolloni/këshillohuni me autoritetet tuaja lokale të kanalizimeve apo strehimit mbi se si duhet të veproni në përputhje me situatën. P.sh., mund të ketë arsye ligjore ose sigurie pse ju nuk duhet ta prekni një pemë të rënë.
- A e mbulon sigurimi juaj dëmin/dëmet e shkaktuara?
Kjo pyetje duhet të bëhet para dhe pas çdo fatkeqësie. Kur blini një policë, sigurohuni që të kuptoni se çfarë mbulon saktësisht sigurimi juaj në rast emergjence; më pas, kontaktoni kompaninë tuaj të sigurimit për udhëzime.
- Ku mund të shkoni /kërkoni për ndihmë?
Përballja me pasojat e ndonjë fatkeqësie natyrore mund të jetë i vështirë, por nuk duhet ta bëni vetëm. Mediat e lajmeve dhe stacionet e policisë në përgjithësi transmetojnë detaje se ku duhet të shkoni për ndihmë, nëse keni nevojë për ushqim apo strehim të përkohshëm.
- Çfarë mund të bëni për të ndihmuar?
Nëse jeni nga ata me fat, mbani mend se miqtë dhe fqinjët tuaj mund të mos kenë qenë aq me fat. Ofrimi i kohës, energjisë ose burimeve në këtë situatë është gjëja e duhur për të bërë. Në fund të fundit, ju po ndihmoni në rindërtimin e komunitetit tuaj dhe mbroni të ardhmen e tij.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
- Sigurimi i Shëndetit në sezonin e festave, “Babagjyshi” për kostot e papritura mjekësore
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.