Blog

6 mënyra për një shtëpi të ngrohtë përgjatë dimrit

Ditët në vijim premtojnë dimër të vërtetë në vend për shkak të të ftohtit polar që ka mbërthyer rajonin.

Kur është ftohtë jashtë, sigurisht që shtëpia është e nevojshme që të qëndrojnë shumë e ngrohtë për të përballuar temperaturat. Nga ngrohëset deri te mbulesat komode, zbuloni se si ta mbani shtëpinë më të ngrohtë në dimër.

Ngrohësit

Mjetet ngrohëse janë mbrojtja e parë në betejën kundër të ftohtit. Përpiquni të pastroni kondicionerët apo oxhaqet, në mënyrë që ngrohtësia të depërtojë në të gjithë shtëpinë.

Shtroni shtëpinë me tapetë

A e dini që mund të humbisni nxehtësinë përmes pllakave? Dyshemetë prej guri apo laminat këshillohet të mbulohen me tapetë gjatë dimrit për të shmangur kontaktin e drejtpërdrejtë me të ftohtin. Kështu ju ndihmoni është në zvogëlimin e hapësirave të ftohta në banesë.

Perde

Ajri i ftohtë mund të depërtojë ndonjëherë pavarësisht se dritaret janë mbyllura. Ndaj përdorimi i perdeve është një investim i mirë për të bllokuar ajrin e ftohtë në dhoma. Mos harroni sa më e trashë të jetë perdja, aq më i mirë është efekti izolues.

Termostatë inteligjentë

Nëse keni ndërmend të përditësoni mënyrat e ngrohjes në shtëpinë tuaj me tekonologji të reja, përpiquni gjithmonë që termostatët të jenë inteligjentë. Pra ju keni nevojë për një termostat që e di orarin kur duhet të ndizet, apo të fiket automatikisht kur dikush nuk është në shtëpi.

Izoloni çatinë apo tarracën e shtëpisë

Nëse çatia apo tarraca e shtëpisë tuaj nuk është izoluar siç duhet, ju mund të humbisni shumë nxehtësi. Tregohuni të kujdesshëm në përzgjedhjen e materialit izolues për më shumë efektivitet.

Përshtasni përjashtues të rrymës

Vendosni në fund të dyerve apo dritareve ndarës plastikë apo në formë furçe, si mënyrë për të shmangur shkarkimin e drejtpërdrejtë të të ftohtit brenda apo e anasjellta.