Të lundrosh me një shpejtësi njëqind herë më shumë
5G: Gjenerata e re e smartfonave: 5G është një standard celulari, më specifikisht gjenerata e pestë dhe pasardhësi i teknologjisë LTE (Long Term Evolution apo ‘Evolucioni afatgjatë’) (4G). Standardet celulare kanë të bëjnë me se sa shpejt mund të transferohen të dhënat, pra sa shpejt mund të lundroni, të ngarkoni apo të shkarkoni materiale në internet. Ju mund ta keni dëgjuar këtë term shpesh gjatë javëve apo muajve të fundit. Një arsye është sepse ekonomia është duke premtuar shumë. Me 4G, ju mund të keni deri në 100 megabits në sekondë (MBps) shkallë transferimi, në varësi të infrastrukturës tuaj lokale, 5G për deri në 10,000 MBps ose 10 gigabits për sekondë.
‘Download’ mënyrën e së ardhmes: Që të jemi të aftë për të garuar në internet një qind herë më shpejt tingëllon tunduese. Por përfitimet e 5G shkojnë përtej hapjes së shpejtë të GIF-eve tuja të preferuara në grupet tuaja të WhatsApp. 5G është kaq i shpejtë do të thotë, “internet në kohë reale”. Kjo ka një rëndësi të jashtëzakonshme për një sërë industrish të reja. Shembulli klasik është automjetet autonome. Ato duhet të jenë të lidhura me internet në mënyrë që makina të lëvizë në mënyrë autonome nëpër rrugë. Si rezultat, makina autonome di se ku kanë ngecur automjetet e tjera autonome të lidhura në internet, apo mbi përdoruesit e rrugës, hartën e aksesit dhe informacione për trafikun.
Është mirë të dini se: Në parim, makinat autonome nuk do të kenë një lidhje me celular, ato do të mund të operojnë në mjedis nëpërmjet sensorëve të tyre në bord. Kjo do të ishte më pak e sigurt dhe efiçiente. Edhe pajisjet inteligjente të shtëpisë do të varen nga interneti i shpejtë. Në mënyrë që llampa SMART në shtëpinë tuaj ta dijë që jeni duke iu afruar shtëpisë, ato duhet të jenë të lidhura me celularin tuaj nëpërmjet internetit. Sa më e mirë që të jetë lidhja me internetin aq më mirë do të punojë shtëpia juaj.
A e dinit se?: Interneti i gjërave (IoT – Internet of Things) është ndoshta përfituesi më i madh i 5G. IoT është një term kolektiv për të përshkruar teknologjitë që lidhin pajisjet më njëra-tjetrën, për shembull, shtëpitë SMART ose automjetet autonome. Sa më i shpejtë që të jetë interneti, aq më i lehtë do të jetë aplikimi IoT.
Aty ku 5G po e presin me padurim kudo
Dhe pse ju mund të mos jeni duke kërkuar asgjë më shumë sesa fishën e karikimit të celularit tuaj, ka industri që janë edhe më të ngazëllyera rreth 5G, të gjithë ata që transferojnë sasi të mëdha të dhënash, për shembull, 5G ka një rëndësi të madhe për drejtimin autonom të automjeteve. Disa përdorin rastet:
- Drejtimi autonom i automjeteve
- Shtëpitë SMART
- Realiteti virtua/Realiteti i zmadhuar
- Robotika
- Telemjekësia
Shtrirja e infrastrukturës së 5G do t’i duhet kohë
Kështu, a jemi duke pritur një utopi të të dhënave në celular ku bllokimet e mërzitshme nuk ndërhyjnë kurrë me telefonatat tuaja online me miqtë? Jo kaq shpejt. Ashtu sikurse ju rrallë përdorni 100 Mbit/s (ose teorikisht 300 Mbit të mundur) në 4G, ju nuk duhet të prisni 10 Gbit/s në 5G që në fillim. Por sfida më e madhe (dhe e para) e 5G është shtrirja e infrastrukturës së domosdoshme. Në disa vende do të duhet një kohë më e gjatë deri sa lidhjet direkte 5G të jenë instaluar dhe që këto shpejtësi të jenë operative, të hapura për të gjithë. 5G punon me frekuenca më të shkurtra sesa 4G. Kjo e bën atë aq të shpejtë, por kjo do të thotë gjithashtu që çdo një qind metra do të duhet një radio direkte, në 4G, frekuencat variojnë disa kilometra. Kompanitë e telekomunikimit janë duke ndërtuar më shumë, që sjell edhe më shumë vështirësi rregullatore.
Huawei
Çështja nëse kompania kineze Huawei duhet të përfshihet në këtë shtrirje, krijon dhimbje politike stomaku, sepse Shtetet e Bashkuara i akuzojnë kinezët për spiunazh. Disa njerëz kanë frikë që rrezet e radiove bëjnë keq për shëndetin, megjithëse nuk ka studime të besueshme për këtë. Nëse do t’i krahasoni këto shqetësime me shanset e jashtëzakonshme të 5G dhe vullnetin e politikës dhe të biznesit për të prezantuar këtë teknologji nëpër të gjithë vendin, atëherë shume shpejt duhet të presim një internet më të shpejtë. Nëse do t’ju duhet të shikoni diçka aty për aty kjo do të bëhet shumë shpejt.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave
- Shqipëria një nga tre vendet më të rrezikuara nga përmbytjet! Cilat janë siguracionet që na nevojiten
- Si të detektojmë në kohë kancerin e gjirit
- Kompani e standarteve evropiane/ SIGAL UNIQA mbetet më e madhja dhe më e besuara në tregun shqiptar të sigurimeve
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.