Nga Daniel Barenboim
’Sonata e hënës’ nga Beethoven-i, është ndoshta pjesa më e famshme që është shkruar ndonjëherë. Kjo është e mrekullueshme, duke menduar që, ky titull me të cilin e njohim ne sot, nuk i është dhënë nga vet Beethoven-i.
Kushdo që, ta ketë shpikur atë, e ka shpikur për përjetësi.
Por, titulli nuk vjen nga Beethoven. Sipas meje, kjo është edhe arsyeja përse kaq shpesh kjo sonatë luhet në një mënyrë kaq artificiale – me ëndërritje, me dritë hëne…Nëse fillimi i sonatës është ëndërrimtare dhe na kujton dikë prej drite hënë, pse jo…Por, në fakt, po ta mendosh mirë, është interesante që këtë pjesë ta krahasosh me atë që Mozart-i ka shkruar për operan e tij ’Don Giovanni’ – çastin kur Giovanni godet me thikë komandantin, ai rrëzohet përtokë, i plagosur dhe pastaj vijon kjo muzikë…(2:30) që është ekzaktësisht e njëjtë me atë të ’Sonatës së hënës’. Mendoj që…në fakt, dikush më ka thënë dikur se në shënimet e Beethoven-it ka pasur disa rrjeshta të shkruara nga ’Don Giovanni’ thjeshtë të transpozuara në gjysëm-toni, që do të thotë, gjysëm-toni më të lartë dhe aty shënon edhe fillimin e ’Sonatës së hënës’.
Ndoshta, ajo flet për vdekjen…ku i dihet?! Në fakt, ky ritëm është i ngjashëm me ritmin e marsheve të funeraleve. Kjo është arsyeja përse preferoj një ritëm të qëndrueshëm dhe në formë marshi, së bashku me këtë shoqërim kaq të butë notash.
Si do që të jetë, e drejtë ose e gabuar, ajo është kthyer në një nga pjesët me të të njohura dhe në rininë time atë e dëgjoje në çdo koncert. Tani, duket sikur njerëzit janë paska të lodhur me të dhe nuk luhet më aq shpesh.
Titulli ’i hënës’, ose ajo që unë mendoj që është më shumë e ngjashme me një muzikë funerali, ka të bëjë vetëm në kohën e 4-ërt. Ndërsa, koha e dytë është shumë e thjeshtë, pak a shumë si një ’minuet’ (ritmi i një lloji kërcimi të ngadaltë i përdorur në ballot shtetërore, veçanërisht i famshëm në shekullin e XVIII-të) ose ’scherzo’ (i referohet një kohe e cila zëvendëson një ’minuet’ si kohë të tretë në një vepër me katër kohë, të tilla si në një simfoni, ose një sonatë), ndërsa koha e katërt është shumë e stuhishme.
***
Daniel Barenboim (1942) është një pianist dhe dirigjent argjentinas. Aktualisht, ai është dirigjent i Operas Shtetërore të Berlinit dhe Staatskapelle Berlin (Orkestër gjermane dhe orkestër residente e operas së Berlinit, që i ka rrënjët që në vitin 1570.) Barenboim mban titullin ’Dirigjent për jetë’ që nga viti 2000. Më parë ai ka shërbyer si dirigjent i Orkestrës Simfonike të Çikagos, Orkestrës së Parisit dhe La Scala në Milano.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Këshilla për parandalimin e Kancerit të Gjirit: Si të kujdesemi për shëndetin tonë
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave
- Shqipëria një nga tre vendet më të rrezikuara nga përmbytjet! Cilat janë siguracionet që na nevojiten
- Si të detektojmë në kohë kancerin e gjirit
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.