Nga Daniel Barenboim
Ai ka shkruar shumë pjesë, të cilat janë shumë të njohura, midis të cilave janë edhe katër (4) balada.
Më kujtohet kur Vladimir Horowitz (1903-1989, pianist klasik dhe kompozitor rus, i njohur si një nga pianistët më të mirë të të gjitha kohëve), u rikthye në Evropë pas shumë vitesh mungese në skenë dhe luajti në një recital në Paris dhe dikush më tha, ’do shkosh të dëgjosh Horowitz-in?; ’Çfarë do të luajë?, e pyeta unë. – ’Baladën’, mu përgjigj ai.
Hyrja në një baladë nuk është diçka që przanton vetëm kohën kryesore. Por, ajo të jep ndjesinë sikur kompozitori është ende duke kërkuar atë për të cilën ai do të shkruante dhe jo sikur të ishte pjesë e strukturës në tërësi.
Kur ne, muzikantët, luajmë në skenë ne duam t’ju japim juve ndjesinë sikur sapo e kemi zbuluar pjesën aty në vend, sigurisht që me udhëzimet nga kompozitori.
Kjo është ajo që ne e quajmë improvizim.
Dhe siç e patë në këtë hyrje që luajta, ju mund të përfytyroni shumë gjëra që mund ta pasojnë atë, sepse në vetvete, ai është një kërkim. Ai fillon me (2:25) dhe pastaj kthehet. Ku jemi tani? Mbase këtu?! – Jo! Korda largohet dhe pastaj fillojnë notat, etj.
Një baladë është një shëtitje.
Në frengjisht thuhet: ’Do shkojmë të bëjmë një ecje; Do dalim shëtitje’. Dhe, pjesa është pikërisht për këtë. Ajo ka një strukturë të lirë, e cila na takon me shumë gjëra interesante që ne mund të mendojmë apo që shpresojmë të shikojmë gjatë një shëtitjeje. Ndoshta, një bashkëbisedim, ose një peisazh (3:51). Muzika vazhdon kështu, pastaj bëhet shumë dramatike dhe (4:09). Është i njëjti material, por i transformuar plotësisht. Dhe ka një mbyllje brilante të pjesës (4:23) që përfundon me zbritjen e oktavave (4:36).
BURIMI: https://www.youtube.com/watch?v=6GTU9uM9s70&list=PLErHuBsy75wzNtI5pjaDqwyM_C_RdipXn&index=4
***
Daniel Barenboim (1942) është një pianist dhe dirigjent argjentinas. Aktualisht, ai është dirigjent i Operas Shtetërore të Berlinit dhe Staatskapelle Berlin (Orkestër gjermane dhe orkestër residente e operas së Berlinit, që i ka rrënjët që në vitin 1570.) Barenboim mban titullin ’Dirigjent për jetë’ që nga viti 2000. Më parë ai ka shërbyer si dirigjent i Orkestrës Simfonike të Çikagos, Orkestrës së Parisit dhe La Scala në Milano.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
- Sigurimi i Shëndetit në sezonin e festave, “Babagjyshi” për kostot e papritura mjekësore