Për të ndihmuar për mbrojtjen e vetvetes dhe të familjes suaj, është e rëndësishme që të dini se si të shmangni disa rreziqe të zakonshme kundër zjarrit. Këtu, do të gjeni pesë këshilla për sigurinë kundër zjarrit në shtëpi për t’i pasur në vëmendje.
1. Bëni kujdes gjatë gatimit
Gatimi është shkaku më i madh i zjarreve dhe dëmtimeve në shtëpi. Dhe, nga këto, gatimi pa kujdes apo larg sobës është faktori kryesor. Kështu, qëndroni në kuzhinë nëse jeni duke skuqur, zier, apo pjekur udhqim, dhe, nëse duhet të largoheni, qoftë edhe për një periudhë të shurtër, fikeni sobën. Këshilla të tjera sigurie lidhur me gatimin përfshijnë:
- Jini vigjilent! Nëse shpërqëndroheni, apo jeni përgjumësh, mos e përdorni sobën apo furrën.
- Kontrollojeni rregullisht ushqimin.
- Mbajeni çdo gjë të djegshme larg sobës.
- Mbajini fëmijët larg kuzhinës.
2. Ngrohja e shtëpinë në mënyrë të sigurt
Me ftohjen e kohës, është e rëndësishme që ta mbani shtëpinë tuaj ngrohtë, por duke e bërë këtë në mënyrë të sigurt. Konsideroni disa këshilla për ngrohjen e shtëpisë në mënyrë të sigurt:
- Mbajeni çdo gjë të djegshme të paktën tre metra larg nga pajisjet e ngrohjes, duke përfshirë një ngrohëse, oxhak apo sobë me dru.
- Fikini ngrohëset përpara se të largoheni nga dhoma kur shkoni për të fjetur.
- Mos i lini kurrë kafshët apo fëmijët të pa mbikëqyrur afër një ngrohëseje apo sobe me dru.
- Mos e përdorni sobën për të ngrohur shtëpinë.
Gjithashtu, pastrojini dhe inspektojini ngrohësin dhe oxhakun, nëse keni të tilla, nga një profesionist përpara përdorimit të tyre në dimër.
3. Kontrolloni kabllot elektrike
Kontrolloni të gjitha kabllot elektrike nëse janë nxehur, çarë, apo kanë shenja të tjera dhe zëvendësojini ato kur është e domosdoshme. Gjithashtu rekomandohen:
- Përdorimi i zgjatuesve vetëm kur është e domosdoshme dhe jo për një periudhë të gjatë kohore.
- Shmangni mbingarkimin e prizave dhe të kabllove me disa priza njëherësh nëse nuk janë të dizenjuara për këto qëllime.
- Blini dhe përdorni kabllot, zgjatuesit dhe prizat vetëm nga firmat e liçensuara dhe të sigurta.
4. Zëvendësoni qirinjtë me qirinj me ndriçim LED
Qoftë nëse ju shijoni një qiri të ndezur apo zbukurimin e ambjentit tuaj me qirinj të ndezur vetëm për festa, qirinjtë e ndezur mund të jenë rrezik për zjarr. Në vënd të këtyre, mund të përdorni, për shembull, qirinjtë me ndriçim LED.
- Mbajini qirinjtë e ndezur brenda fushëpamjes suaj. Fikini gjithmonë qirinjtë kur largoheni nga dhoma apo kur shkoni përt të fjetur.
- Vendosini qirinjtë në mbajtëse të qëndrueshme, dhe në sipërfarqe të cilat janë rezistente ndaj ngrohtësisë.
- Mbajini të gjithë qirinjtë larg çdo gjëjë të djegshme, të tilla si perdet, zbukurimet dhe librat.
5. Testoni detektorët e zjarrit dhe të tymit
Detektorët e zjarrit dhe të tymit janë fronti juaj i parë për parandalimin e zjarrit. Testoni detektorët tuaj të zjarrit dhe tymit një herë në muaj, dhe ndërroni bateritë e tyre të paktën një herë në vit. Zëvendësoni detektorët që janë më të vjetër se 10 vjet.
Të mësoni se si të mbroni vetveten dhe familjen tuaj me pak përgatitje dhe me disa këshilla thelbësore sigurie, do t’ju ndihmojnë për parandalimin e zjarreve në shtëpinë tuaj, si edhe për t’u siguruar që të jini vigjilent për çdo rast të papritur.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.