Ngushtimi i hendekut të qëndrueshmërisë
Tashmë janë diskutuar arsyet përse lëvizja e qëndrueshmërisë po fiton kaq shumë momentum dhe mishërimi më i mirë i vëmendjes globale që po i kushtohet çështjeve të qëndrueshmërisë është Axhenda e Zhvillimit të Qëndrueshëm (OzhQ) të Kombeve të Bashkuara. E adoptuar nga shtetet anëtare të KB-ve në vitin 2015, OzhQ janë një grup qëllimesh universale të hartuara për arritjen e paqes, sigurisë mjedisore dhe prosperitetit ekonomik deri në vitin 2030.
1. Tranzicioni në një ekonomi me karbon të ulët
Shumë shpesh kur ne flasim për tranzicionin në një ekonomi me karbon të ulët, diskutimi kornizohet thjeshtë. Ka një perceptim të përhapur se, duke qenë se, ç’karbonizimi është një alternativë ndaj “biznes si zakonisht”, ajo është gjithashtu një zgjidhje që në thelb është jo miqësore ndaj biznesit.
Por e vërteta është shumë më komplekse. Megjithëse, tranzicioni në një ekonomi me karbon të ulët do të jetë një sfidë kryesore për disa industri, ajo gjithashtu paraqet një mundësi ngazëllyese në formën e tregjeve në zhvillim dhe në vazhdimin e zgjerimit të sektorit të energjisë së rinovueshme. Siguruesit gjithashtu mund të vjelin përfitime të konsiderueshme nëpërmjet parteneritetit me start-up-et për të lançuar dhe sjellë në treg shërbimet e një ekonomie me barbon të ulët dhe rritjen e famës së produkteve të mbulimit me risk klimaterik.
Një tranzicion i efektshëm i klimës do të arrihet vetëm nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet sektorëve privat dhe publik, dhe siguruesit kanë një rol kryesor për të luajtur gjithashtu.
Kështu, cilët janë performuesit më të mëdhenj që kanë filluar që tani tranzicionin në një ekonomi me karbon të ulët në sektorë specifik? Kur flasim për sigurimet motorrike, Zyrihu po mbron njerëzit për të lëvizur drejt telemetrisë (sisteme të posaçme të mbledhjes së të dhënave) dhe sistemeve analizuese në kohë reale për të kuptuar më mirë risqet e përfshira në metodat alternative të transportit. Ndërkohë, Talanx, dhe midis nismave të tjera, ka blerë automjete elektrike për udhëtimet në qytet të punonjësve dhe AXA ofron mbulim për biçikletat elektrike, duke nxitur kështu klientët që të konsiderojnë përdorimin e biçikletave elektrike si një alternativë serioze ndaj makinave për udhëtime më të gjata.
Në tregun e sigurimit të shtëpisë, Grupi Ligjor dhe i Përgjithshëm (një kompani në Mbretërinë e Bashkuar) po investojnë jetesën me energji efiçiente të përballueshme nëpërmjet një biznesi strehimi modular. Shtëpitë e gjelbra të prodhuara nga fabrikat e tyre të reja në Anglinë Veriore përdorin teknologjitë dhe produktet më të fundit në mënyrë që të kërkohet më pak energji për t’i mbajtur ato të ngrohta. Sigurues të tjerë të shtëpisë po lehtësojnë gjithashtu rritjen e zgjidhjeve të energjisë së rinovueshme për përdorim në shtëpi duke ofruar mbulim për pjesë kyçe të pajisjeve të tilla si panelet diellore si pjesë e një mbulimi sigurimi standard të shtëpisë.
Ndërkohë që, siguruesit e shtëpisë po mbrojnë investimet në shkallë të vogël në gjenerimin e energjisë së rinovueshme, siguruesit industrial po mbulojnë teknologjitë e rinovueshme në shkallën e kërkuar për gjenerimin e energjisë së rinovueshme në shkallë kombëtare dhe lokale. Një nga lideret është Swiss Re e cila, deri në fund të vitit fiskal 2018, kishte siguruar mbi 3,400 fermave me energji të nxjerrë nga era dhe panelet diellore.
Të gjitha këto nisma kanë një impakt të drejtëpërdrejtë në Veprimet e Klimës.
2. Zhvillimi i produkteve dhe shërbimeve përfshirëse dhe me klientët në qendër
Grupi Allianz është një nga siguruesit më të mëdhenj që po e kapitalizojnë këtë tendencë. Kjo ka krijuar një partneritet dixhital për sjelljen e produkteve dhe shërbimeve thelbësore në treg. Allianz po punon gjithashtu për përfshirjen e energjisë së rinovueshme në paketat e veta të sigurimit për të ndihmuar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për të blerë enegjinë e tyre nga burime alternative energjie.
Grupi i Sigurimit të Zyrihut është gjithashtu e interesuar në këtë tendencë në rritje. Zyrihu është një anëtare thelemuese e platofrmës sociale – Mikrosigurimet e Mermerit Blu. Mermeri Blu funksionon me sipërmarrjet e mikrosigurimeve për komunitetet të cilave iu mungojnë shërbimet për të fuqizuar rritjen e tyre ekonomike. Në vitin 2016, investimi i parë i Mermerit Blu ishte ndihma për rritjen e fleksibilitetit të fermave të vogla aksionere vulnerable në Zimbabue.
Zhvillime të tjera interesante me klientët në qendër përfshijnë Accenture dhe Swiss Re të cilat panë një mundësi në zhvillimin e modelimit të sigurimit bujqësor të gjeneratës tjetër duke përdorur të dhënat satelitore në kohë reale dhe plane mbulimi parametrike për fatkeqësitë natyrore në të gjithë vendin.
3. Sigurimi i një shëndeit të mirë të popullsisë, sjelljes së shëndetshme dhe mirëqenies
Në këtë hapësirë, ABI ka ndërmarrë mbulimin më novator lidhur me sigurimin e shëndetit mendor. Megjithëse, kushtet e shëndetit mendor janë shpesh më pak të dukshme sesa kushtet shëndetësore fizike, ato janë jo më pak të rrezikshme duke pranuar impaktin e tyre nëpërmjet policave të targetuara. Me mbylljen si pasojë e COVID-19, ne pamë që nivelet e stresit, të ankthit dhe të depresionit të lidhura me punën në distancë u rritën në nivele drastike me një rritje statistikore prej 35% deri në 40% të njerëzve të cilëve ishin të shqetësuar për shëndetin e tyre mendor në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë studentët dhe profesionistët e rinj.
Një sigurues tjetër kryesor për kontributet e tij ndaj projekteve të shëndetit mendor është Swiss Re. Ky grup sigurimi ka lançuar një projekt që synonte vlerësimin e “produkteve sociale” të tilla si punësimi dhe dëmet totale të paguara.
Fatkeqësitë natyrore paraqesin një kërcënim serioz dhe në rritje ndaj shëndetit publik në të gjithë botën. Grupi i Sigurimit të Zyrihut po ndihmon në ndërtimin e aftësisë rikuperuese nga përmbytjet në qytete nëpërmjet produkteve të menaxhimit të riskut dhe produkteve parametrike të sigurimit të hartuara për komunitetet më vulnerable ndaj kushteve ekstreme të motit të shkaktuara nga ndryshimet klimaterike.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.