Blog

11 PYETJE QË DUHET T’IA BËNI PRONARIT TË SHTËPISË PËRPARA SE TA MERRNI ME QIRA

Koha e leximit: 4 minuta

Qoftë nëse jeni një qiramarrës për herë të parë apo diçka stinore, ju mund të keni nevojë që t’i bëni pronarit të shtëpisë disa pyetje përpara nënshkrimit të kontratës së qirasë për një shtëpi apo apartament. Më poshtë do të gjeni disa pyetje që do të ishte mirë që ju t’i bëni paraprakisht.

1.       Cila është kohëzgjatja e qirasë?

Zakonisht një kontratë qiraje lidhet për një periudhë 12 mujore. Por, disa pronarë dhe kompani menaxhimi mund të ofrojnë kontrata qiraje me afat nga 6 deri në 18 muaj. Ju mund të keni nevojë që ta pyesni pronarin/kompaninë e menaxhimit nëse afati i kontratës së qirasë është fleksible apo jo.

2.       Çfarë përfshihet në qira?

Sigurohuni që ta pyesni pronarin ose kompaninë e menaxhimit se çfarë shërbimesh përfshihen në qira. Merrni detajet përkatëse dhe pyesni me saktësi se për cilat shërbime do të jeni përgjegjës ju dhe çfarë do të mbulojë pronari. Juve mund t’ju duhet gjithashtu të pyesni lidhur me parkimin, kujdesin për lëndinën, magazinën apo aksesin në pishinë (nëse ka një të tillë). Në varësi të qirasë, ju mund të keni pagesa shtesë për të kryer për lloje të ndryshme shërbimesh dhe të pajisjeve.

3.       Kur është afati i pagesës së qirasë dhe si do ta paguani atë?

Çdo pronar apo kompani menaxhimi është e ndryshme, kështu që sigurohuni që të konfirmoni procesin e tyre specifik të pagimit të qirasë. Pyesni se kur dhe se si do ta paguani qiranë dhe nëse duhet të paguani diçka shtesë në rast se vonoheni apo nuk arrini të kryeni një pagesë qiraje në afat.

4.       A është e kthyeshme pagesa depozitë që kryhet paraprakisht për arsye sigurie?

Përgjithësisht, depozita e sigurisë është e kthyeshme nëse ju nuk keni shkelur kushtet e kontratës së qirasë dhe nuk keni dëmtuar asgjë në shtëpinë apo apartamentin e marrë me qira. Nëse ju e shkelni kontratën apo e dëmtoni atë, pronari juaj ka gjithë të drejtën për të mbajtur nga pagesa e depozitës atë shumë parash që do t’i nevojiten për mbulimin e shpenzimeve të dëmeve.

5.       A kërkohet sigurimi i qiramarrësve?

Pronarët apo kompanitë e menaxhimit mund t’i kërkojnë qiramarrësve që të blejnë sigurimin që duhet për sigurinë e shtëpisë. Një sigurim i tillë ndihmon në mbulimin e zotërimeve tuaja personale në rast se ato vidhen apo dëmtohen nga një rrezik i mbuluar si p.sh., një zjarr. Ky sigurim, gjithashtu mund të ofrojë mbulimin e përgjegjësisë që ndihmon për mbrojtjen tuaj financiare nëse ju do të jeni përgjegjës për dëmtimin apo lëndimin e dikujt tjetër në pronën e pronarit. Këshillohuni me një kompani sigurimi për t’u informuar se çfarë i përshtatet më shumë situatës suaj.

6.       Sa kohë më parë duhet ta njoftoni pronarin e shtëpisë apo apartamentit përpara se të largoheni nga shtëpia?

Tipikisht, kontrata e qirasë specifikon se sa kohë përpara duhet t’i jipni pronarit apo kompanisë së menaxhimit përpara se ju të largoheni nga prona e marrë me qira. Kjo mund të variojë nga 1 deri në 3 muaj, kështu që sigurohuni që ta keni këtë informacion përpara nënshkrimit të kontratës.

7.       Cilat janë penalitetet në rast të shkeljes së kontratës?

Penalitetet për shkeljen e kontratës së qirasë mund të variojnë nga legjislacioni në fuqi dhe nga vet politikat pronari apo menaxheri i pronës. Disa penalitete mund të përfshijnë konfiskimin e pagesës së depozitës, duke paguar disa muaj qiraje ose duke paguar një përqindje të shumës së mbetur të qirasë në kushtet e kontratës së qirasë. Është mirë që të lexoni kontratën e qirasë në detaje për të kuptuar se çfarë do të ndodhë në rast se ju largoheni më përpara afatit të përcaktuar nga shtëpia apo apartamenti i marrë me qira.

8.       A ka mirëmbajtje emergjence?

Përpara nënshkrimit të kontratës së qirasë, pyesni se çfarë lloj mirëmbajtje emergjence ofron pronari. Gjeni se si mund të aksesoni pajisjet e emergjencës nëse do të ndodhte diçka e papritur.

9.       A ka informacion lidhur me ndërtimet e planifikuara për godinën (apo në zonën afër shtëpisë apo apartamentit)?

Në varësi të qirasë dhe të vendndodhjes, ju mund të kërkoni që të informoheni nëse është planifikuar ndonjë ndërtim në godinë apo në zonën aty afër. Kjo do t’ju ndihmojë që të vendosni nëse do të dëshironit që të jetonit në një zonë ku pritet që të ketë ndërtime.

10.   A lejohen kafshët?

Pronarët dhe kompanitë e menaxhimit mund të kenë politika të variushme lidhur me mbajtjen e kafshëve. Ju mund të jeni duke kërkuar një qiradhënës që lejon vetëm macet, apo ndoshta vetëm qentë e vegjël. Pavarësht se cila është politika e pronarit lidhur me mbajtjen e kafshëve, sigurohuni që të dini nëse duhet të paguani ndonjë gjë shtesë lidhur me mbajtjen e kafshëve gjatë kohëzgjatjes së kontratës.

11.   Cila është politika e pronarit lidhur me të ftuarit e tjerë në shtëpi?

E ngjashme me politikën e kafshëve, pronarët kanë rregulla të variueshme për të ftuarit që do të duan të qëndrojnë edhe natën në shtëpinë apo apartamentin e marrë me qira. Sigurohuni që të lexoni kushtet e kontratës së qirasë dhe mësoni rregullat speifike që duhet të ndiqni.

 

Pyetja e pronarit të shtëpisë apo të apartamentit mbi këto pyetje, do t’ju ndihmojnë që ta bëni më të lehtë përvojën tuaj të qiramarrjes.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë