Vetëm praktika na bën të përsosur – kjo aplikohet jo vetëm për atletët dhe muzikantët, por gjithashtu edhe për fjalorin dhe formulat e vështira. Më poshtë do të gjeni këshillat më të rëndësishme se si të mësoni me sukses.
Rrugët që na çojnë drejt objektivave të mësimit janë të shumta. Përshtypjet sensore luajnë një rol të rëndësishëm tek të mësuarit. Çdo person ka organe sensore të zhvilluara në mënyra të ndryshme, të cilat reflektohen tek llojet e të mësuarit:
- Lloji vizual (pamor)
Ai/ajo mëson duke vizualizuar materilet e mësimit, hartat mendore, grafikët dhe posterat e mësimit.
2. Lloji dëgjimor
Leximi me zë të lartë i teksteve, shpjegimi verbal dhe të ‘folurit me veten’ e lejon këtë lloj të mësuari që të mësojë më mirë.
- Llloji komunikues
Ai/ajo mëson më mirë nëpërmjet bashkëbisedimeve dhe diskutimeve, duke u marrë nga pikëpamja gjuhësore me materialin e mësimit. Ai/ajo ka nevojë që gjërat t’i shpjegohen në mënyrë që t’i kuptojë ato sa më mirë.
- Lloji motorrik
Ky lloj i “të mësuarit duke i bërë gjërat” e përpunon informacionin më mirë nëpërmjet lëvizjes. Ai/ajo nuk mëson duke qëndruar ulur në tavolinë, por duke qëndruar në këmbë ose duke ecur dhe duke i bërë vet veprimet, për shembull, duke i provuar ato, duke punuar në grup dhe duke interpretuar rolin (role play).
Duke qenë se, shumica prej fëmijëve janë lloje të përziera, është mirë që gjatë mësimit ne t’i adresohemi sa më shumë kanaleve sensore që të jetë e mundur, në mënyrë që, ata të mësojnë sa më maksimalisht me sukses. Në rastin më të mirë, materialet e reja të mësimit duhet të paraqiten duke përdorur përqasje të ndryshme: në mënyrë akustike nëpërmjet leksioneve. Vizualisht nëpërmjet imazheve, posterave ose video-ve. Eksperimentet, lojrat dhe puna në grup ofrojnë një mundësi për t’u marrë me çështjet e reja. Provoni me vet fëmijën tuaj se cila përqasje funksionon më mirë sipas rasteve tuaja individuale.
10 këshilla për të mësuar me sukses
- Korrigjoni menaxhimin e kohës
Planifikoni kohën e mësimit në mënyrë fikse me fëmijët tuaj dhe ndani së bashku materialet e mësimit. Pushimet e shkurtra ndërmjet mësimit ju ndihmojnë që të përqëndroheni në një periudhë më afatgjatë. Pas 30 minutash mësim bëni një pushim prej 5 minutash, pas një deri në një orë e gjysëm mësim bëni një mini-pushim prej 15-20 minuta dhe pas tri orësh mësim bëni një pushim më të gjatë (maksi) të paktën për një orë. E rëndësishme: Mos e tendosni trurin duke parë televizor ose duke luajtur me lojra në kompjuter gjatë pushimit tuaj. Mënyra më e mirë për të gjetur ekuilibrin me mësimin është që të ushtroheni në ajër të pastër.
- Zhvilloni pyetje
Çfarë pyetjesh mund të bëjë mësuesi/ja lidhur me materialin mësimor? Mendoni për pyetjet (ose – nëse është e mundur – shkruajini ato në klasë) dhe më pas punoni për përgjigjet.
- Vendi i mësimit/ dizenjimi i vendit të punës
Tek vendi i mësimit duhet të jenë vetëm ato gjëra që janë të nevojshme për mësimin. Shpërqëndrime të tilla si celular etj., nuk i përkasin tavolinës së punës gjatë mësimit. Për më tepër, vendi i punës duhet të jetë i qetë dhe i ndriçuar mirë. Ndriçimi natyral është gjëja më e mirë për sytë, kështu që, tavolina e mësimit duhet të jetë pranë dritares.
- Metoda e hartëzimit të mendjes
Shkruani materialin mësimor, strukturoni tekstin më mirë, ngjyrosni dhe shtoni shënime sipas nevojave tuaja. Lidheni materialin e mësuar me imazhe dhe shkruajeni atë sërish në fletore në shkrimin tuaj. Vareni posterin e mësimit afër shtratit tuaj ose në tualet.
- Teknika e aktorit
Lexoni tekstet me zë të lartë, mësoni fjalorin me zë të lartë dhe recitoni materialin që keni mësuar me zë të lartë. Të flasësh me zë të lartë dhe të dëgjosh në të njëjtën kohë, lehtëson në procesin e memorizimit të teksteve. Plotësoni materialin e mësimit me shprehje faciale dhe me xheste dhe kushtojini vëmendje çdo gjëje tjetër. Zhurmat e larta ose muzika, mund t’ju shpërqëndrojnë me lehtësi gjatë mësimit.
- Lëvizjet ju bëjnë të zgjuar
Kjo aplikohet gjithashtu edhe për të mësuarit: të ecësh poshtë e lartë nëpër dhomë, ose të shtypni një top antistres në dorën tuaj. Materialet e mësimit ndihmojnë gjithaahtu me të mësuarit. Çëmçakizi gjithashtu mund t’ju ndihmojë që të mësoni. Ata që mësojnë më mirë teksa qëndrojnë ulur duhet të lëvizin gjatë pushimeve ndërmjet mësimit, në mënyrë që, truri i tyre të marrë sa më shumë oksigjen.
- Pikat lidhëse
Çfarë është mësuar nga dijet ekzistuese. Është më e lehtë të mbahet re diçka e re nëse ju mund të krijoni një lidhje llogjike mbi të: paketoni fjalorin tuaj në fjali të plota, përfytyroni historitë tuaja në imazhe, regjistroni reagimet kimike ose lidhni rregullat e gramatikës me ritmet.
- Praktikoni dhe përsërisni
Ato që keni mësuar nëpërmjet diskutimeve dhe bashkëbisedimeve. Pyetjet dhe përgjigjet ndihmojnë me të mësuarin. Pyesni veten ose kërkojini miqve dhe prindërve që t’ju pyesin, kontrollojnë mbi ato që keni mësuar. Paketoni materialin e mesimit si një ‘quiz’.
- Ushqyerja
Truri përdor një pjesë të madhe të energjisë sonë. Kështu, është shumë e rëndësishme që t’i furnizoni qelizat e trurit me të gjitha substancat e nevojshme. Baza për një performancë të mirë dhe aftësinë për t’u përqëndruar, janë disa vakte të ekuilibruara, të vogla me drithëra, me shumë perime dhe me fruta. Peshku, mishi dhe vezët janë një plus tjetër për performancën e trurit. Është mirë që, pas ushqimit të bëni një pushim të shkurtër – siç e dimë të gjithë, një stomak i mbushur nuk ka dëshirë të mësojë.
Është gjithashtu e rëndësishme që të pini mjaftueshëm për të mësuar me përqëndrim. Pijet e përshtatshme janë ujrat mineral, çajrat bimor dhe me fruta, si edhe lëngjet me fruta.
- Ushtrime për trurin
Ju mund t’a trajnoni përqëndrimin dhe vëmendjen, për shembull, me këto ushtrime të shkurtra: ekuilibroni objektet në majën e gishti tuaj ose tek kurrizi i dorës dhe zgjidhni që ndërkohë që jeni duke bërë këtë, të shqiptoni/recitoni diçka si, për shembull, të recitoni alfabetin mbrapsht, të numëroni qytetet, shtetet etj.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Shtëpisë
- Këshilla për parandalimin e Kancerit të Gjirit: Si të kujdesemi për shëndetin tonë
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave
- Shqipëria një nga tre vendet më të rrezikuara nga përmbytjet! Cilat janë siguracionet që na nevojiten
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.