Udhëtimi me fëmijë mund të kthehet shumë shpejt në një aventurë të padëshiruar në rast se ata do të kenë përzierje apo diarre. Këshillat e mëposhtme do të sigurohen që ju të jeni të përgatitur sa më mirë pavarësisht nëse do të jeni në det, mal apo në qytet.
1. Përpara se të shkoni tek doktori
Përpara fillimit të udhëtimit dhe për t’u siguruar që fëmijët tuaj të kenë mbrojtjen e nevojshme me vaksinim, rekomandohet një vizitë tek pediatri apo doktori juaj. Për më tepër, doktori mund t’ju ndihmojë me informacion se çfarë duhet ë përmbajë ndihma e shpejtë dhe se cilat medikamente duhet të keni me vete.
2. Merrni me vete kutinë e ndihmës së shpejtë
Kutia e ndihmës së shpejtë duhet të jetë e pajisur me:
- fasha, leukoplast kundër ujit, piskatore dhe gërshërë
- dizinfektant
- termometër klinik
- medikamente kundër dhimbjeve
- pomadë kundër pickimit nga insektet dhe djegia nga dielli
- pomadë për trajtimin dhe shërimin e plagëve
- pika për veshët
- pika për sytë
- medikamentet kundër të përzierave dhe diarresë
- antibiotikë të ndryshëm (pas këshillimit me doktorin)
3. Nëse sëmureni gjatë udhëtimit
Nodh që shumë fëmijë sëmuren gjatë udhëtimit. Shpesh fëmijët sëmuren veçanërisht në udhëtime të gjata makinë. Në këtë rast, mund t’ju ndihmojë një shpejtësi e rehatshme udhëtimi dhe pamja nga makina. Është mirë që gjatë udhëtimit të mos konsumoni vakte të rënda dhe ushqime të tilla si patate të skuqura, pica, etj., dhe produktet e qumshit. Përpara udhëtimit është ideale që të konsumoni bukë dhe fruta. Mos harroni që të konsumoni ujë.
4. Higjiena kur jeni me pushime
Për fëmijët është veçanërisht e rëndësishme larja e rregullt e duarve, pasi siç e dimë fëmijët e vegjël e prekin shpesh fytyrën e tyre. Duhet të jeni të kujdesshëm kur hani dhe pini. Gjithashtu është më mirë të pini vetëm nga shishe të mbyllura dhe të shmangni kubat e akullit. Konsumoni vetëm ushqime të gatuara, shmangni sallatat dhe frutat e prera apo të qëruara.
5. Mbrojtja nga dielli
Në det dhe në mal, fëmijët kanë veçanërisht nevojë për mbrojtje të mirë nga dielli dhe që të pinë mjaftueshëm ujë. Për më tepër, mbrojini fëmijët tuaj nga djegia nga dielli nëpërmjet kapeleve, syzeve të diellit dhe kujdesit për veshjen e tyre. Shmangeni diellin e mesditës.
6. Ndihma e parë për djegien nga dielli dhe kandilët e detit
Mos dilni në diell pa u lyer më parë me krem për mbrojtjen kundër diellit. Për djegie më të rënda kërkoni trajtim mjekësor. Djegia nga kandilët e detit mund të shkaktojë reagime ekstreme dhe të dhimbshme të lëkurës. Nëse shikoni një kandil në det, nxirrini menjëherë fëmijët nga uji dhe çojini në breg. Uji i ferskët ose dizinfektantët mund ta thellojnë edhe më tej efektin djegës. Pastrojeni me kujdes zonat e prekura të lëkurës me ujë deti ose me uthull. Mbetjet e tentakulave të kandilit të detit mund të hiqen nga lëkura me rërë.
7. Trajtimi i pickimit nga insektet
Pickimi nga insektet jo vetëm që është acarues, por zonat e pickuara të lëkurës mund të infektohen shpejt. Trajtojini zonat e pickuara dhe/ose të infektuara me krem kundër kruarjes, dizinfektoni zonat e hapura dhe lyejini ato me pomadë.
8. Mbani me vete dokumentet e nevojshme
Për çdo rast, është mirë që të keni me vete të gjitha dokumentet e nevojshme të udhëtimit si kopje elektronike të aksesueshme në adresën tuaj të e-mail-it, në rast se do t’ju duhet ndonjë e dhënë apo nëse humbisni ndonjë nga dokumentet tuaja gjatë udhëtimit.
9. Udhëtimi ajror
Sigurohuni që të mbathni veshje të rehatshme dhe të ngrohta kur udhëtoni nga ajri. Mbani me vete diçka për të pirë, si edhe çamçakëz gjatë ngritjes dhe uljes së avionit në mënyrë që të ekuilibroni presionin e veshëve. Nëse udhëtimi juaj do të jetë në një zonë kohore të ndryshme, fëmijët do të mësohen me kohën gjatë udhëtimit, por ju duhet të siguroheni që ata të flenë sa më mirë në ditët e para.
10. Byzylyku i ndihmës së shpejtë SOS
Ju mund të përdorni byzylykë sigurie me të dhënat e fëmijës dhe të prindërve, në rast se ndonjë nga fëmijët tuaj humbet diku apo nuk mund të komunikojë me ju.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave
- Shqipëria një nga tre vendet më të rrezikuara nga përmbytjet! Cilat janë siguracionet që na nevojiten
- Si të detektojmë në kohë kancerin e gjirit
- Kompani e standarteve evropiane/ SIGAL UNIQA mbetet më e madhja dhe më e besuara në tregun shqiptar të sigurimeve
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.