Mendo për shëndetin! Mendo për familjen tënde! Mendo SIGAL UNIQA! Siguro veten dhe familjen tënde!
SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA ofron dy (2) paketa 1-vjeçare për individë & familje për sigurimi për shëndetin tuaj dhe të familjes suaj: COMFORT, KM0 dhe MULTICENTRIKE – të cilat promovojnë kujdesin e hershëm shëndetësor, siguri edhe për shërbimet e marra në spital publik si edhe diagnozë të hershme e shërim i shpejtë. Zgjidhni paketën që funksionon më mirë për ju:
Zgjidh dhe BLI ONLINE 1 nga 3 paketat INDIVIDUALE të sigurimit të shëndetit që ju përshtatet më shumë duke klikuar në:
https://sigal.com.al/paketat-e-shendetit/#1560408035956-525028a5-311f
OSE,
Zgjidh dhe BLI ONLINE 1 nga 3 paketat FAMILJARE të sigurimit të shëndetit që ju përshtatet më shumë duke klikuar në:
https://sigal.com.al/paketat-e-shendetit/#1560408036019-710cda3d-3cb9
10 KËSHILLA PËR PËRBALLIMIN E STRESIT
Pauza relaksuese të vetëdijshme ju ndihmojnë që të rikarikoni bateritë tuaja pas periudhave apo situatave stresuese
1. Bëni dallimin ndërmjet stresit pozitiv dhe atij negativ
Stresi nuk është i barabartë me stresin. Jini të vetëdijshëm mbi impaktin që stresi aktual që ju mund të jeni duke përjetuar ushtron mbi shëndetin tuaj mendor dhe mirëqenien tuaj. Nga njëra anë, nëse stresi juaj është stres pozitiv, ai mund të përjetohet si një nxitës apo aktivizues. Nga ana tjetër, nëse stresi juaj është stres negativ, këshillat tona mund t’ju vijnë në ndihmë.
2. Pranoni atë që është
Nëse jeni të stresuar, përpiquni të pranoni situatën ashtu siç është dhe, gjithashtu, lejoni rrjedhjen e lirshme të mendimeve dhe të ndjenjave negative. Në këtë mënyrë, ju do të hapni vetveten ndaj këndvështrimeve të ndryshme. Ky angazhim i ri në mënyrën e të parit dhe të të përjetuarit të gjërave, do t’ju ndihmojë në eksplorimin e burimeve potenciale të stresit dhe për gjetjen e zgjidhjeve të reja të përballimit të tij.
3. Ndryshoni atë që mund të ndryshohet
Mendoni se si e menaxhoni kohën tuaj dhe përpiquni që të prioritizoni në listë tuaj të ‘për të bërë’. Në këtë mënyrë, ju mund të zbuloni mënyra të ndryshme për shpenzimin e kohës suaj ose të vlerësoni me qetësi se cilat janë burimet tuaja potenciale të stresit? A lidhet stresi juaj me diçka që është jashtë fuqisë suaj? Çfarë mund të ndryshoni në mënyrë aktive? Jini të vetëdijshëm mbi opsionet që ju keni në dispozicionin tuaj!
4. Fitoni dhe praktikoni qetësinë tuaj
Po sikur të provoni metoda të ndryshme relaksuese. Çfarë mendoni për relaksimin progresiv të muskujve ose vëzhgimin e frymëmarrjes suaj në mënyrë të vetëdijshme? Këto mund t’ju ndihmojnë që të jini të pranishëm në të tashmen tuaj, që është – tani dhe këtu. Gjithashtu, një metodë tjetër mjaft efektive janë udhëtimet e mbushura me ‘fantazi’ si një mundësi e lehtë për të ‘stakuar’ trurin.
5. Ekuilibri
Bëni pushime! Dilni OFFLINE! Nuk ka përse të jetë një pushim dy apo tri javë. Edhe një pushim i vetëm kafeje ndonjëherë mund t’ju ndihmojë që të rikarikoni bateritë tuaja. Mendoni aktivisht se ku mund ta gjeni qetësinë tuaj dhe përpiquni që t’a integroni atë në jetën tuaj të përditshme.
6. Dilni dhe bëni diçka me miqtë e tu
Mbani dhe ushqeni marrëdhëniet tuaja ndërpersonale. Kjo do t’ju ndihmojë që të reduktoni stresin dhe të ulni tensionin në jetën tuaj. Thelbësore këtu janë më pak gjëra sasiore, të tilla si pasja e një numri të lartë miqsh, sesa vet cilësia e këtyre marrëdhënieve dhe ndjesinë e mbështetjes sociale prej tyre.
7. Jini fleksibël
Mësoni dhe zbuloni mënyra të ndryshme për të përballuar stresin dhe se si t’i përdorni ato me fleksibilitet në varësi të situatës. Ndonjëherë ai ndihmon për ta bërë një problem afatshkurtër dhe për t’u shpërqëndruar. Shpesh herë nëse i japim kohës vetes për t’u distancuar nga problemi apo stresi kjo çon në fitimin e një perspektive të re të të parit të gjërave dhe në gjetjen e zgjidhjeve të mundshme.
8. Kushtojini vëmendje një stili të shëndetshëm jetese
Studimet tregojnë se, njerëzit që hanë mirë, që bëjnë ushtrime fizike rregullisht dhe që nuk përdorin alkool dhe duhan, jo vetëm që janë më të shëndetshëm fizikisht, por gjithashtu kanë edhe një aftësi më të madhe ripërtëritësëse. Ata çlirojnë më pak hormone stresi në situata stresuese dhe kanë një mundësi më të mirë për ndërtimin e marrëdhënieve më cilësore me të tjerët.
9. Shikojini krizat si një sfidë
“Aftësi ripërtëritësëse’, që do të thotë, ripërtëritja jonë emocionale, shfaqet para së gjithash nga përjetimi dhe përballimi me sukses i situatave të pakëndshme dhe/ose stresuese. Çdo problem, çdo krizë ju ofron mundësinë për të dalë më të fortë prej saj. Shfrytëzoijeni këtë mundësi!
10. Hartoni një plan afatgjatë
Kur asgjë tjetër nuk ju ndihmon dot, konsideroni punën tuaj. Ndonjëherë është thjesht e nevojshme që të reduktojmë orët e punës apo të kërkojmë për një punë të re.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.