Blog

10 KËSHILLA PËR DREJTIMIN E MAKINËS NË MËNYRË TË SIGURT

Përpara se të ‘hipni’ në timon, ndiqni disa këshilla të thjeshta që do t’ju ndihmojnë për të qëndruar në kontroll.

Qëndroni të fokusuar

Para së gjithash, drejtimi i makinës është një detyrë që ka të bëjë me të menduarin dhe kur ju jeni në timon, ju keni shumë gjëra për të menduar: kushtet e rrugës, shpejtësinë dhe pozicionin tuaj, monitorimin e ligjeve të trafikut, sinjalet e rrugëve, ndjekjen e drejtimeve, të jeni të vetëdijshëm për makinat rreth nesh, kontrollimin e pasqyrave tuaja dhe kjo listë vazhdon. Të qëndroni të fokusuar gjatë drejtimit të makinës dhe vetëm drejtimi i makinës është kritik për drejtimin e makinës në mënyrë të sigurt.

Qëndroni vigjilent

Të jeni vigjilent (jo të përgjumur apo nën ndikimin e substancave), ju lejon që të regoni me shpejtësi ndaj probleme potenciale si, për shembull, kur shoferi i asaj makinës përpara jush frenon në minutën e fundit. Dukshëm, alkooli dhe drogat e ndikojnë aftësinë reaguese të shoferëve në kohë dhe gjykim. Kështu që, përpara se të filloni një udhëtim në rrugë shplodhuni.

Shmangni shpërqëndrimet

Si të flasësh në telefon apo të konsumosh ushqim, e bëjnë një shofer më pak të aftë që të shikojë problemet potenciale dhe të reagojnë siç duhet kundër tyre. Dhe këtu nuk mund të gabojnë vetëm adoleshentët. Njerëzit që i kanë dhënë mainës për një kohë të gjatë mund të kenë më shumë vetbesim seç duhet në aftësitë e tyre të dejtimit të makinës dhe të humbasin vigjilencën. Të gjithë shoferët duhet t’i kujtojnë vetes se duhet të qëndrojnë gjatë gjithë kohës të fokusuar.

Kujdes shoferët e tjerë

Një pjesë e të qenit nën kontroll është të jeni të vetëdijshëm për shoferët e tjerë dhe përdoruesit e rrugës rreth jush (apo se çfarë mund të bëjnë ata paparitur) në mënyrë që të mos kapeni pa vëmendje nga të papritura të pakëndshme. Të parashikosh se çfarë mund të bëjnë shoferët e tjerë dhe të bësh veprimet e duhura ndihmojnë me reduktimin e rreziqeve.

Mendoni siguria e para

Shmangia e tendencave agresive dhe të pavëmëndshme të drejtimit të makinës do t’ju vendosë në një pozicion më të fortë në raport me dikë që i jep makinës shumë keq. Lini hapësirë të mjaftueshme ndërmjet jush dhe makinës përpara jush. Mbyllni gjithmonë dyert dhe vendosni rripin e sigurimit për t’ju mbrojtur në rast përplasje të makinës suaj me një makinë tjetër.

Jini të vetëdijshëm për çka ju rrethon. Kini gjithmonë vëmendjen

Kontrolloni paqyrat tuaja shpesh dhe skanoni kushtet 20 deri në 30 sekonda përpara jush. Mbajini sytë në lëvizje. Nëse një makinë po tregon shenja drejtimi të makinës me agresivitet, ngadalësoni apo ndaloni për ta shmangur atë. Nëse shoferi i asaj makinës tjetër po e drejton makinën kaq keq sa që ju jeni të shqetësuar, përpiquni që të dilini nga rruga duke u kthyer djathtas apo duke marrë rrugën e afërt më të sigurt. Gjithashtu, kujdes kalimtarët, biçikletat, dhe kafshët gjatë rrugës.

Mos u varni tek shoferët e tjerë

Kini kujdes nga shoferët e tjerë, por kujdesuni edhe për veten. Jini të gatshëm që të reagoni në çdo moment. Planifikoni lëvizjet tuaja duke parashikuar skenarët më të këqinj.

Ndiqni rregullin 3 deri në 4 sekonda

Duke qenë se, mundësia më e madhe e nje përplajse ndodhet përpara jush, duke përdorur rregullin 3 deri në 4 sekonda, do t’ju ndihmojë që të jini të sigurt duke ruajtur distancën dhe ofruar kohën e përshtatshme për të frenuar nëse kjo është e nevojshme. Por ky rregull funksionon vetëm me trafik normal nën kushte të mira moti. Me mot të keq, rrisni distancën tuaj me nje sekond tjetër shtesë nga makinat e tjera nëse ka shi, mjegull, drejtim të makinës natën, apo nëse ndodheni pas një kamioni të madh apo një motorri.

Ulni shpejtësinë

Është përgjegjësia juaj që shpejtësia e makinës suaj të përputhet me kushtet e rrugës. Për më tepër, shpejtësi më të larta e bëjnë kontrollimin e makinës më të vështirë nëse diçka shkon keq. Për të ruajtur kontrollin e makinës, ju duhet të kontrolloni shpejtësinë.

Ndani rreziqet

Kur përballeni me rreziqe të shumëfishta, më e mira që mund të bëni është që t’i menaxhoni ato në kohë. Objektivi juaj është që të shmangni përballimin e shumë rreziqeve në të njëjtën kohë.

Në çdo rast:

JIPINI MAKINËS GJITHMONË ME KUJDES!

SIGURONI ONLINE MAKINËN TUAJ ME SIGAL UNIQA NË: 

https://sigal.com.al/merr-cmim/

 

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë