Sigurimet e detyrueshme të makinës

Siguracioni i makines (TPL, Karton Jeshil apo Polica Kufitare) eshte i detyrueshem për qarkullimin brenda apo jashte Shqiperise.  Kjo kategori kategori sigurimesh eshte ne perputhje te plote me  ligjin “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.

Tek SIGAL UNIQA mund te blini online siguracionin e makines TPL, Karton Jeshil dhe Policen Kufitare.

  • Në kuadër të ligjit “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” çdo automjet që qarkullon brenda territorit të Republikës së Shqipërisë duhet të jetë i pajisur me policën TPL (Sigurimi i Detyrueshëm i Mbajtësit të Mjetit Motorik për Përgjegjësinë Civile ndaj Palëve të Treta)
  • Ky sigurim përfshin mbulimin e shpenzimeve si pasojë e dëmeve materiale, shëndetësore dhe pasurore të shkaktuara ndaj palëve të treta, për shkak të qarkullimit të mjetit motorik të siguruar

Bli Online


  • Polica Karton Jeshil është sigurimi i detyrueshëm për të gjithë automjetet e regjistruara në Republikën e Shqipërisë që udhëtojnë jashtë Shqipërisë, ne nje nga vendet antare te Keshillit te Byrove
  • Kartoni Jeshil mbulon përgjegjësinë civile të mbajtësit të mjetit motorik, ndaj demeve qe u shkakton paleve te treta, në përputhje me parashikimin e Ligjit te nje prej shteteve antare te Keshillit te Byrove, ku ka ndodhur rasti ne sigurim

Bli Online


  • Kontrata Kufitare mbulon përgjegjësinë ndaj palëve të treta për mjetet motorike me targë të huaj që qarkullojnë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë
  • SIGAL UNIQA mbulon përgjegjësinë civile të mbajtësit të mjetit motorik, në përputhje të plotë me parashikimin e Ligjit lidhur me dëmet materiale, shëndetësore dhe pasurore të shkaktuara ndaj palëve të treta për shkak të qarkullimit të mjetit motorik të siguruar. Këtu përfshihen edhe dëmet shëndetësore që pësojnë pasagjerët si dhe ato pasurore.

Bli Online


Keni Pyetje?

+ 355 4 2233 308 Hëne - Premte: 8.00 - 16.00 info@sigal.com.al