Siguracioni i detyrueshëm i makinës "TPL"
Bashkë me siguracionin e makinës, përfitoni siguracione dhe shërbime të tjera.
Përfitoni nga ofertat e SIGAL UNIQA me blerjen e sigurimit TPL
Sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta për drejtuesin e mjetit motorik
Sigurimi i detyrueshëm për automjetet me targa shqiptare për të qarkulluar brenda Shqipërisë. Ky sigurim është 1 vjeçar.
Pse ta siguroni makinën me TPL tek SIGAL UNIQA
SIGAL UNIQA i ofron të gjithë klientëve të saj të sigurimit të makinës "TPL" të shoqëruar me sigurime vullnetare shtesë ose me shërbime të ndryshme.
Çfarë mbulon sigurimi i detyrueshëm i makinës "TPL"?
Në kuadër të ligjit “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” çdo automjet që qarkullon brenda territorit të Republikës së Shqipërisë duhet të jetë i pajisur me policën TPL (Sigurimi i Detyrueshëm i Mbajtësit të Mjetit Motorik për Përgjegjësinë Civile ndaj Palëve të Treta). Ky sigurim përfshin mbulimin e shpenzimeve si pasojë e dëmeve materiale, shëndetësore dhe pasurore të shkaktuara ndaj palëve të treta, për shkak të qarkullimit të mjetit motorik të siguruar.
Ofertat e SIGAL UNIQA Group Austria:
TPL e shoqëruar me bonus për Pension Privat
1,500 Lekë (nëse mjeti është autoveturë)
2,500 Lekë (nëse mjeti është Furgon ose Kamionçinë)
5,000 Lekë (nëse mjeti është Autobus)
Kjo shumë kalon në Fondin Privat të Pensioneve SIGAL. Nese ju nuk jeni akoma anëtar i këtij Fondi, ne ju anëtarësojmë pas plotësimit të formularit përkatës.
TPL e shoqëruar me sigurimin nga Aksidentet Personale për drejtuesin e mjetit
Dëmshpërblen drejtuesin e mjetit me 1.000.000 Lekë, në rast aksidenti me humbje të jetës.
TPL e shoqëruar me Mini-Kasko
Mbulon dëmet aksidentale të vetë mjetit me një shumë sigurimi deri në 1.000.000 Lekë, nga perplasja me një mjet tjetër nëse drejtuesi i mjetit është fajtor, deri në masën 75% të dëmit.
TPL e shoqëruar me kartën TELESHËNDET
Për të gjithë periudhën e vlefshmërisë së policës tuaj TPL, ju do të keni mundësinë të konsultoheni me një mjek online kudo që të ndodheni, 24 orë të ditës në 7 ditë të javës.
TPL e shoqëruar me Shërbimin e Asistencës Rrugore, “SIGAL UNIQA AutoSOS“
Bashkë me Sigurimin TPL ju mund të zgjidhni të blini edhe asistencë rrugore “SIGAL UNIQA Autosos" në Shqiperi për një periudhë 1 vjeçare, e cila mbulon:
Pyetjet më të shpeshta
Sa kushton siguracioni i makinës?
Çmimi i sigurimit të makinës është në varësi të tipit të mjetit motorik, fuqisë motorike dhe vitit të prodhimit. Për pare çmimet zyrtare klikoni këtu ose merr një ofertë këtu.
Sigurimi i makinës njihet edhe në Kosovë?
Sigurimi TPL përfshin territorin e Shqipërisë dhe të Kosovës
Çfarë duhet të bëj nëse humb siguracionin e makinës?
I siguruari duhet të njoftojë policinë dhe kompaninë e sigurimit për humbjen e siguracionit dhe të pajiset me një duplikatë pranë pikave të shitjes SIGAL UNIQA.
Dokumente (4)
Shihni të gjitha detajet në dokumentat tona të informacionit për produktin e sigurimit:
Produkte sigurimi të ngjashme
Sigurimi Minikasko
Sigurimi MINIKASKO mbulon dëmet aksidentale të përplasjes mjet me mjet në rrugë, me vlerë dëmshperblimi deri në 1,000,000 lekë edhe në rastin kur i siguruari me minikasko është shkaktar (fajtor) i aksidentit.
Sigurimi Kasko
SIGAL UNIQA Group Austria ofron sigurimin vullnetar të automjetit KASKO, i cili mbron makinën tuaj nga dëmet e pjesshme ose të plota që mund t’i ndodhin për shkaqe të ndryshme.
Dëshironi të dini më shumë për produktet tona?
Na kontaktoni.
Ekipi ynë i specialistëve do t'ju ndihmojë të: