Blog

ZOMBIET E CELULARËVE ÇFARË PO NDODH?

Siguria Rrugore, Aksidentet dhe Celularët

Zombiet e smartfonëve…të fiksuar pas celularëve…

Përdorimi i smartfonëve është rritur jashtëzakonisht shumë në të gjithë botën duke u kthyer në një pjesë integrale të jetës sonë të përditshme. Përveç celularit dhe përdorimit të shërbimeve të dërgimit të mesazheve, sot smartfonët i japin mundësi përdoruesve të tyre që të përdorin dhe të kenë akses në çdo lajm që ndodh, në kohë reale, në shërbimin e e-mail-it, të sistemit të GPS-it në të gjithë botën si edhe të lojërave të ndryshme që mund të luhen në këta celularë. Smartfonët përfshijnë një teknologji të fuqishme që lejon ndërveprimin e vazhdueshëm të shërbimeve online, duke i mundësuar kështu përdoruesve të tyre që të konsumojnë një përmbajtje me gamë shumë të gjerë duke përfshirë edhe atë çfarë nuk ndodh në vendndodhjen e tyre apo në të tashmen. Ato janë një burim gjithnjë edhe në rritje që shkakton shpërqëndrim fizik, pamor, dëgjimor dhe mendor të cilat shkaktojnë lodhje fizike, të qafës, shtyllës kurrizore, tharjen e syve dhe dhimbje koke si edhe një sërë çështjesh mendore të tilla si: frikë, trishtim, simptoma psikopatologjike, depresion dhe ankth.

 

Impakti në rang global

Sot, ndërsa flasim, në këtë kuadër, disa prej vendeve më të rëndësishme në botë – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Koreja etj., – kanë ndërmarrë masa konkrete për parandalimin e aksidenteve dhe për t’u përballur me çështjen e sigurisë rrugore, aksidenteve dhe të shpërqëndrimit të drejtuesve të automjeteve dhe të këmbësorëve si pasojë e përdorimit të celularëve. Në Sh.B.A studimet tregojnë se, përdorimi i celularëve gjatë drejtimit të automjeteve ka rezultuar në rreth 2,600 vdekje dhe 330,000 plagosje serioze në vit duke rritur kështu në mënyrë të frikshme të vdekjeve në rrugë si pasojë e përdorimit të celularëve nga drejtuesit gjatë drejtimit të automjeteve dhe këmbësorët. Ky fatalitet tragjik ka katërfishuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në trafik. Shoqëria Mbretërore e Mbretërisë së Bashkuar për Parandalimin e Aksidenteve së fundmi është shprehur fuqishëm mbi ndalimin e përdorimit të celularëve si një shpërqëndrim shumë i rrezikshëm nga ana e shoferëve dhe e këmbësorëve. Gjithnjë edhe më shumë adoleshentë dhe të rinj janë duke u plagosur si rezultat i shpërqëndrimit nga kalimi i  rrugës duke parë celularët e tyre. Në Kore, të dhënat e fundit tregojnë se, aksidentet e shoqëruara me smartfonët midis drejtuesve të automjeteve dhe këmbësorëve është rritur me 1.9 herë gjatë 4 viteve të fundit.

 

Si është situata në Bashkimin Evropian?

Gjatë 30 viteve të fundit, celularët, në përgjithësi, dhe smartfonët, në veçanti, janë kthyer në një burim kryesor komunikimi dhe si një pajisje thelbësore për shumë njerëz. Një gamë e gjerë shërbimesh dhe dizanjosh të reja celulare dhe të përdoruesve të rinj, kanë hapur një horizont mundësish të reja për biznesin e komunikimit dhe jo vetëm. Që me shfaqjen e telefonave të parë të integruar brenda makinave në mes të viteve 1980, përdorimi i telefonit me mbajtje me një dorë në makinë, dhe tani, pajisjet që nuk kanë fare nevojë të mbahen në dorë, është rritur jashtëzakonisht shumë. Për shembull, një studim holandez vlerëson se afërsisht 600 vdekje në rrugë dhe pranime në spitale do të ishin parandaluar çdo vit në Hollandë nëse përdorimi i celularëve gjatë drejtimit të automjeteve do të ishte i ndaluar. Ndërsa në qytetin bavarez të Augsburg-ut në Gjermani, stacionet kanë integruar drita jeshile dhe të kuqe në tokë dhe/ose trotuar për të paralajmëruar njerëzit të cilët “kokëfortësisht shikojnë vetëm celularët e tyre”. Ndërkohë në qytetin holandez të Bodegraven, në shkurt, dritat e trafikut të linjave hekurrudhore kanë filluar pilotimin e një projekti për integrimin e shiritave të kuq dhe të gjelbër në trotuarë për të lajmëruar ‘zombie-t e smartfonëve’ kur të kalojnë rrugën.

Po në Shqipëri?

Bazuar në raportimet e fillim verës 2019 nga ana e Policisë së Shtetit raportohet se përdorimi celularit mbetet një ndër shkaqet kryesore dhe tepër shqetësuese të aksidenteve rrugore. Për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit policia ka përgatitur një draft mbi ndryshimet në Kodin Rrugor që parashikojnë 10-fishimin e gjobës aktuale që varion nga 5,000 lekë deri në 1,500 lekë. Fluksi i lëvizjeve dhe pakujdesia e drejtuesve të automjeteve që qarkullojnë kanë bërë që vetëm në muajin korrik të regjistrohen 412 aksidente rrugore. Numri më i madh i aksidenteve është shënuar në kryeqytet me 133, ndërkohë që nuk mbeten pas zonat bregdetare të cilat kanë vetëm një rrugë dhe ato të ngushta. Nëse si mesatare përllogariten 10 aksidente në ditë, në fundjavë regjistrohen mesatarisht 15 të tilla.

 

Si po ndikon dhe pse ndodhin aksidentet me makinë për shkak të përdorimit të celularëve?

  • Shtrirja e përdorimit të celularit? Sot, pak vende në botë, në përgjithësi, dhe në BE, në veçanti kryejnë studime sistematike mbi përdorimin e celularëve nga drejtuesit e automjeteve.
  • Efekti mbi drejtimin e automjetit? Reagimet e drejtuesve të automjeteve janë 30% më të ulta kur ai/ajo përdor celular gjatë drejtimit të automjetit sesa drejtimi nën efektin e alkoolit prej 80mg/100ml dhe me 50% sesa kushtet normale të drejtimit të automjetit.
  • Efektet e shkrimit të mesazheve në timon. Shkrimi i mesazheve ka një efekt përcaktues mbi detyrat kritike të sigurisë në drejtimin e automjetetit të tilla si mbajtja e krahut, vërejtja e rreziqeve dhe/ose një përgjigje e gabuar ose e vonuar ndaj tabelave të qarkullimit rrugor.
  • Efektet e lidhura me moshën? Kërkimet na thonë se, përdorimi i celularëve gjatë drejtimit të automjetit është shumë i përhapur mes drejtuesve të rinj shtesë ndaj problemeve të përjetuara nga kjo grupmoshë për shkak të moshës së re dhe probabilitetit të tyre më të lartë për t’u përplasur. Nga ana tjetër, dejtuesit më të mëdhenj në moshë e kanë më të vështirë sesa drejtuesit e rinj që të bëjnë dy gjëra në të njëjtën kohë.
  • Rreziku për t’u përfshirë në përplasje? Përplasjet përshkallëzohen edhe më shumë me përdorimin e celularëve dhe të ‘droguarit nga celulari’ janë dyfish të ekspozuar sesa nga përdoruesit ‘normal’.
  • Politikat mbi përdorimin e celularëve në drejtimin e automjeteve? Përdorimi i celularëve gjatë drejtimit të automjeteve është i paligjshëm në pjesën më të madhe të vendeve të BE-së, Australi, dhe në disa pjesë të Kanadasë dhe në Sh.B.A. Në vendet e BE-së, vetëm Portugalia kufizon përdorimin e celularëve pa duar përveç pajisjeve të tjera që duhen mbajtur në një dorë ose në të dyja duart.
  • Efektiviteti i këtyre ndërhyrjeve? Aktualisht, ka pak të dhëna rreth efektivitetit të masave për reduktimin e përdorimit të celularëve gjatë drejtimit të automjetit në vendet e BE-së. Rezultatet deri më sot nga Japonia, SH.B.A, Finlanda dhe Mbretëria e Bashkuar tregojnë se, ndërsa efektet afatshkrutra të këtyre ligjeve mbi nivelin e përdorimit mund të jenë të rëndësishme, ato mund të mos funksionojnë në një periudhë afatgjatë dhe nivelet e përdorimit duke kërcënuar me rikthimin e niveleve të parandalimit të fenomenit.
  • Zhvillimet teknologjike? Zhvillimi i teknologjive të reja të tilla si aksesi në makina i e-mail-eve, internetit dhe pajisjeve që mundësojnë imazhe pamore të celularëve ndërsa janë duke drejtuar automjetin, paraqesin një potencial për një gamë problemesh të reja mbi menaxhimin e sigurisë rrugore.

 

Zgjidhja e problemit?

Përdorimi i smartfonëve gjatë drejtimit të automjeteve është një makth i madh i sigurisë rrugore që është i vështirë për t’u eliminuar pa një përqasje strategjike dhe të strukturuar. Për shkak të impaktit masiv të përshkuar më sipër, reduktimi i përdorimit të smartfonëve gjatë drejtimit të automjetit akutualisht është kthyer në prioritetin numër një për politëkbërësit e sigurisë rrugore. Këto politika përqëndrohen në disa fusha: përfrocimi i legjislacionit ekzistues, aksesi ligjor për të kryer telefonata dhe aksesi në të dhëna, teknologjitë e reja, përgjegjësinë sociale të korporatave në frenimin e fenomenit si edhe publiciteti dhe edukimi i qytetarëve etj.

Bëni kujdes!

SYTË TEK RRUGA, DUART TEK TIMONI!

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë