E ndërsa vazhdon të jetë prezente, madje shqetësuese situata e aksidenteve në vend, Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë del me një apel drejtuar të gjithë qytetarëve që të bëjnë kujdes me qarkullimin në rrugë. Konkretisht, duke respektuar normat e qarkullimit, duke vendosur rripin e sigurimit por në të njëjtën kohë të marin masa për t’i paraprirë këtij rreziku, duke kryer sigurimin e përgjegjësisë ndaj palëve të treta.
Qytetarët shqiptarë vazhdojnë të abuzojnë me shpejtësinë e lartë, që bëhet vrasësi kryesor në aksidente.
3373 patenta janë pezulluar vetëm në 6 mujorin e parë të këtij viti, si pasojë e mos respektimit të normave të lejuara të shpejtësisë nga drejtuesit e automjeteve, ndërsa vitin e kaluar, në shumicën e rasteve vetëm për tejkalim shpejtësie, janë pezulluar 16 mijë e 900 patenta.
Përballë këtij fenomeni qytetarët të paktën duhet të jenë të ndërgjegjshëm, të kryejnë sigurimin e përgjegjësisë ndaj palëve të treta, pasi në një aksident jo vetëm mund të ndodhë dëmtimi i personit që shkakton aksidentin, por edhe i palës tjetër, apo fatkeqësisht të përfshihet edhe ndonjë kalimtar i rastit.
Një aksident, vec pasojave materiale apo fizike, përfundon edhe me kosto të larta financiare për përgjegjësin e aksidentit, gjë që e thellon edhe më shumë ngjarjen.
Kompanitë ndihmojnë drejtuesit ta heqin këtë përgjegjësi nga vetja, duke ia marrë ato përsipër mbulimin e dëmit të shkaktuar.
“Sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta, na mbron duke ofruar garanci dhe pagesë financiare për çdo dëm material.
Mos kryerja e këtij sigurimi automatikisht bën që në rast aksidenti, shkaktari të paguajë nga xhepi cdo dëm që shkakton tek të tretët.”
Sipas të dhënave zyrtare të AMF-së, dëmet e paguara nga Kompanitë e Sigurimeve për sigurimet motorrike, për vitin 2018, zunë 82% të dëmeve të paguara, shifër e pandryshuar krahasuar me vitin 2017. Dëmet më të mëdha, për të gjitha linjat e biznesit, të kompanive të sigurimit, i zënë dëmet materiale të kombinuar me ato shëndetësore, si pasojë e aksidenteve rrugore.
Vetëm në 5 muajt e parë të këtij viti, sipas INSTAT, numri total i të aksidentuarve ,në aksidentet rrugore për periudhën 5 mujore janar-maj 2019, ishte 583 persona (nga 659 persona ose 11,5% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018) nga të cilat 493 aksidente ishin si pasojë e shkeljeve rrugure nga ana e drejtuesve të mjeteve dhe 90 aksidente si pasojë e sjelljeve rrugore nga ana e këmbësorëve.
Sipas të dhënave të INSTAT, në muajin Qershor 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 26 persona, nga 20 persona të vdekur që janë regjistruar në Qershor 2018.
Në Qershor të këtij viti, fatkeqësisht pothuajse çdo ditë është shënuar një viktimë në rrugë!
Arla K.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Vizita dhe ekzaminime FALAS Tamara, stacioni i rradhës për “SIGAL UNIQA Vital Truck”
- Banesa, biznesi dhe automjeti/ Si të mbrojmë investimet tona nga të papriturat e motit
- Përdoni gjeneratorë portativë? Njihuni me disa këshilla se si të qëndroni të sigurt prej tyre
- Promovohet “Lufta e pengjeve” e Gani Mehmetaj/ Veprat e autorit pejan tashmë edhe në “SIGAL Audiobooks”
- 4 vjet nga tërmeti i 21 shtatorit 2019/ Por a nxorrëm mësim nga këto ngjarje?
Arkivat
- Shtator 2023
- Gusht 2023
- Korrik 2023
- Qershor 2023
- Maj 2023
- Prill 2023
- Mars 2023
- Shkurt 2023
- Janar 2023
- Dhjetor 2022
- Nentor 2022
- Tetor 2022
- Shtator 2022
- Gusht 2022
- Qershor 2022
- Prill 2022
- Mars 2022
- Shkurt 2022
- Janar 2022
- Dhjetor 2021
- Nentor 2021
- Tetor 2021
- Shtator 2021
- Gusht 2021
- Korrik 2021
- Qershor 2021
- Maj 2021
- Prill 2021
- Mars 2021
- Shkurt 2021
- Janar 2021
- Dhjetor 2020
- Nentor 2020
- Tetor 2020
- Shtator 2020
- Gusht 2020
- Korrik 2020
- Qershor 2020
- Maj 2020
- Prill 2020
- Mars 2020
- Shkurt 2020
- Janar 2020
- Dhjetor 2019
- Nentor 2019
- Tetor 2019
- Shtator 2019
- Gusht 2019
- Korrik 2019
- Qershor 2019
- Maj 2019
- Prill 2019
- Mars 2019
- Shkurt 2019
- Nentor 2018
- Gusht 2018
- Korrik 2018
- Qershor 2018
- Mars 2018
- Shkurt 2018
- Janar 2018
- Nentor 2017
- Tetor 2017
- Shtator 2017