Më përbërës të shëndetshëm dhe të freskët, uji shijon shumë më mirë!
ÇAJ FUQIZUES ME XHINXHER
Xhinxheri është një substancë bombë jetike dhe e zjarrtë që fuqizon metabolizmin tuaj dhe që ju ngroh nga brenda.
Përbërësit:
Katër deri në gjashtë feta xhinxheri të freskët
Një filxhan e gjysëm deri në dy me ujë
Disa grimë lëng limoni (nga rreth ½ limon i freskët)
Ujë të zier.
Shtoni xhinxher dhe lërini për rreth 10 minuta.
Prisni pak kohë që të ftohet dhe më pas shtoni lëng limoni dhe shijojeni.
LLOJE ÇAJI NDIHMUES NDAJ SHËNDETIT
Këtu takohet limoni i nxehtë dhe mentja, një kombinim i vërtetë fuqie me një doze shtesë antioksidantësh.
Përbërësit:
1 limon, të patrajtuar
¼ filxhan mente, të freskët
1 ½ – 2 cm rrënjë xhinxheri, të freskët
Një filxhan e gjysëm ujë
Derdhni pak shije dhe lëng limoni, xhixnxher dhe mente me ujë të zier.
Lëreni atë që të qetësohet për afërsisht 10 minuta.
FUQIZUES ME VITAMINA
Kivi dhe limoni janë të pasuraa në vitamin C dhe me antioksidantë të tjerë që mbrojnë qelizat tona nga kimikatet.
Përbërësit:
½ limon, të patrajtuar
½ kivi
1 ibrik me ujë
Prejini limonin dhe kivin në feta dhe vendosini në një ibrik. Shtoni pak lëng limoni. Zbrazni në të ujë të vakët.
Prisni 10 minuta dhe shijojeni.
MOJITO E SHËNDETSHME
Mojito me një dallim, pa alkool dhe të pasur në antioksidantë!
Përbërësit:
½ limon, të patrajtuar
1 limon jeshil të vogël
1 tufë mente, të freskët
1 ibrik me ujë
Shtrydhni ½ limon, prejeni limonin jeshil në feta të holla dhe shtojeni në ibrik bashkë me gjethet e mentes dhe mbusheni me ujë.
Prisni të paktën 10 minuta.
Më pas mund ta shijoni mojito-n e shëndetshme.
PIJE ‘DETOX’
Kjo recetë uji ‘detox’ është pija klasike ‘detox’.
Përbërësit:
400 ml ujë të filtruar
2 lugë gjelle me lëng limoni
Pak piper të kuq dhe pak kripë deti
Opsionale: mbusheni me çaj jeshil
Ujë
Kjo përzierje ‘detox’ me ujë përmban bombën me vitamina me ananas dhe me borzilok, e cila ka përmbajtje të lartë magneziumi.
Përbërësit:
5 luleshtrydhe
½ filxhan ananasi të prerë në feta
2 lugë çaj uthulle molle
Pesë gjethe borziloku të freskët
Pak akull
Vendosini luleshtrydhet me fetat e ananasit, uthullën e mollës dhe gjethet e borzilokut në një ibrik, mbusheni me ujë dhe akull, vendosini në frigorifer për një orë dhe shijojeni.