Ponari në “Premium Channel”: Bazë ligjore për ti bërë këto siguracione më të prekshme
Teksa sezoni veror po afron dhe aktiviteti i shërbimeve hoteliere rritet, rikthehet vëmendja edhe tek sigurimet e përgjegjësive që këto biznese duhet të kenë.
Lidhur me këtë temë, i ftuar në “Zoom Travel”, në Premium Channel, ishte edhe CEO i SIGAL UNIQA Group Austria, z. Avni Ponari.
Ai shpjegoi fillimisht, shkrtimisht, këto produkte Sigurimi.
“Një nga siguracionet më të rëndësishme në botën e biznesit janë edhe siguracionet përgjegjësive. Ato krijojnë një hapësirë shumë të veçantë e cila krijon një mbrojtje të interesave të qytetarëve, të palëve të treta, në të gjithë sektorët e vendit.
Ai është një siguracion shumë specifik por që ta kuptojnë më thjesht qytetarët: është njëlloj si Sigurimi i një makine, pra sigurim mbi përgjegjësitë ndaj palëve të treta. Dhe Sigurimi i Përgjegjësisë ka të njëjtin kuptim por bën sigurimin e gjithçkaje që ekziston. Duke filluar nga Përgjegjësia e Produktit, Përgjegjësia e shërbimeve hoteliere, Përgjegjësitë Profesionale, të pijeve dhe çdo produkti që shitet në treg.
Kundrejt këtyre përgjegjësive janë krijuar të gjitha llojet e mbrojtjeve dhe limitet përkatëse, të cilat përcaktojnë qartë se sa janë limitet e përgjegjësive në të gjitha siguracionet e kësaj natyre”.
Sigurimet e Përgjegjësive janë të hershme. Sigurim Përgjegjësie quhet edhe Sigurimi i Banesës pasi nëse për shkak të zjarri në banesën tënde digjet edhe banesa e komshiut atëherë është ky siguracion që paguan”, u shpreh ai.
Sipas tij, këto siguracione në Shqipërim nuk janë ende familjare. Kjo edhe për shkak të mungesës së legjislacionit.
“Në Shqipëri, për shumë arsye, këto sigurime nuk janë aq familjare. Vetëm klinikat apo spitalet e huaja që i kërkojnë këto produkte. Natyrisht edhe mungesa e legjislacionit ka bërë që ai të jetë shumë vullnetar. Franca, që është një nga vendet më të zhvilluara, ka mbi 30 lloj sigurime përgjegjësie çka e bëjnë qytetarin në territorin e saj shumë të mbuluar. Qëllimi nuk është të ndryshojmë diçka në industrinë e sigurimeve. Qëllimi është mbrojtja e interesit të qytetarit, të punonjësve, të klientëve etj”.
Çfarë duhet të bëjnë kompanitë e sigurimeve që të bëhen të ditura benefitet që vijnë nga Sigurimi i Përgjegjësive?
“Kompanitë e sigurimeve janë shumë hapa përpara të gjithë ekonomisë së vendit. Sot në tregun shqiptar të sigurimeve janë dy kompani europiane që i ofrojnë qytetarëve shqiptarë të gjitha produktet që ofrohen sot në tregun europian. Pra, tregu i sigurimeve i ka ofruar gjithçka individit, biznesit, institucioneve publike dhe asistencën për çdo produkt. Sot në Shqipëri tregohen të gjitha llojet e sigurimeve siç tregtohen në Francë, Itali, Gjermani, Zvicër apo Austri. Ne e kemi bërë atë që duhej të bënim. Tani shteti, organet ligjvënëse, duhet të hartojnë bazën ligjore për ta bërë Sigurimin e Përgjegjësive të prekshëm. Kjo rrit përgjegjësinë e përgjegjësisë, do të thoja sepse e bën çdo njeri të mbrojtur nga çdo rrezik që i kanoset.
Kjo varet nga shteti dhe organet e kontrollit. Nëse kemi një pikë karburanti dhe nuk ka një sigurim përgjegjësie. Kemi një lëng që shitet në kanaçe ose jo dhe nuk ka një sigurim përgjegjësie. Kur ka ardhur për herë të parë Coca Cola, në vitin 1992-93, kemi bërë sigurimin e parë të Përgjegjësisë së Produktit. Në rast humbje të një personi ishte 100 mijë dollarë. Në këtë periudhë ka filluar edhe Sigurimi i Përgjegjësisë Hoteliere. Pra ka 25-30 vite që Përgjegjësia Hoteliere ekziston dhe nuk mund të konsiderohet asnjë hotel me 5, 4 apo 3 yje apo çdo banesë në përdorim të palëve të treta që mos ketë një sigurim përgjegjësie. Para një viti ndodhi një ngjarje te Hotel Rogner. Dëmi do të paguhet pasi hoteli ishte i siguruar dhe çdo dëm në këtë hotel është e siguruar”, tha ndër të tjera CEO i SIGAL UNIQA Group Austria.
Emisioni i plotë: