Pension Vullnetar
Fondi i Pensionit Vullnetar SIGAL LIFE INSURANCE GROUP ju fton që të mendoni për pensionin tuaj sa më herët të jetë e mundur, në mënyrë që të ruani të njëjtin standard jetese edhe në moshën e pensionit.
Për më shumë informacioni klikoni në faqen zyrtare të Fondit të Pensioneve SIGAL
Pensioni vullnetar i SIGAL LIFE ofron fleksibilitet në kontribute dhe siguron që, në rast fatkeqësie, shumat e papërfituara t’u kalojnë trashëgimtarëve.
• Pension pleqërie, • Pension të parakohshëm, • Pension invaliditeti, • Pension familjar.







Ofertat e SIGAL UNIQA Group Austria:
Përse nevojitet Pensioni Vullnetar?
Gjatë rinisë shumë pak persona mendojnë për moshën e pensionit, duke e kujtuar atë si një kohë të largët. Por vitet kalojnë shpejtë, e duke u bazuar në situatën aktuale me vështirësitë që kalojnë të moshuarit me pensionet e pamjaftueshme shtetërore, të mendosh për pension vullnetar sa jeni të rinj është domosdoshmëri.
Si paguhen kontributet për Pension Vullnetar?
Kontributi për pension vullnetar mund të paguhet në bazë mujore, 3-mujore, 6-mujore, vjetore gjithashtu mund të paguhet edhe si shumë e menjëhershme.
Kontributet e paguara depozitohen në llogari individuale të anëtarit të fondit të hapura pranë bankës depozitare.
Gjendja në llogarinë e anëtarit është shuma e kontribuar + fitimi nga investimi.
Si tërhiqet Pensioni Vullnetar?
E drejta për tërheqjen e pensionit pas plotësimit të moshës, bëhet në format:
Në çdo rast shumat e patërhequra për arsye të ndryshme janë pronë e trashëgimtarëve ligjorë.
Gjendjen e llogarisë mund ta kontrolloni në çdo kohë në adresën e mëposhtëme
Pyetjet më të shpeshta
Çfarë është “Pensioni Privat” ?
Në Shqipëri, krahas sistemit shtetëror të pensioneve, që prej 12 vjetësh funksionon edhe sistemi privat i pensioneve. Çdokush mund të vendosë që, krahas kontributit të detyrueshëm për pensionin shtetëror (njohur si ‘sigurimet shoqërore’), të kontribuojë në një Fond pensioni privat që të ketë një pension të dytë: ky është pensioni privat.
Pensioni privat fillon si një llogari kursimi e cila veÇ kontributit të derdhur nga anëtari ka edhe interesat (interesi=fitimi i realizuar nga investimi i kontributeve).
Pse më duhet një pension privat?
Pensioni privat i FPP SIGAL LIFE UNIQA ju ofron disa përfitime :
– Ka kushte më të favorshme moshe e vjetërsie në punë(mosha e daljes në pension është 5 vjet përpara pensionit shtetëror);
– Vlera e pensionit është më e madhe se ajo në skemat shtetërore;
– Ka një sistem fiskal mjaft favorizues ku konsiston:
a- Kontributi i derdhur për pension privat zbritet nga paga bruto e anëtarit për efekt tatami.
b -Fitimi që realizohet nga investimi i në Letra me Vlerë , obilgacione nuk i nënshtrohet tatimit
c-Kontributet që punëdhënësi paguan në favor të punonjësve të tij konsiderohen si shpenzime të zbritshme dhe nuk i nënshtrohen tatimit mbi fitimin.
d-Fitimi që realizohet në investimi në Letra me Vlerë, Obligacione 10- vjeÇare është shumë herë më i lartë se fitimi që mund të merrni nga depozitat në bankë, atë të nivelit te dytë.
Dëshironi të dini më shumë për produktet tona?
Na kontaktoni.
Ekipi ynë i specialistëve do t'ju ndihmojë të:

 
					
