Publike apo private? Sigurimi i shëndetit është një e drejtë dhe një domosdoshmëri. Pyetja nëse duhet të zgjidhni sigurimin privat të shëndetit apo të mbështetetmi vetëm tek sistemi publik i kujdesit shëndetësor nuk është gjithmonë një pyetje e thjeshtë për t’iu përgjigjur. Mbulimet e përfshira, kostot e primeve të sigurimit, kompleksiteti dhe varietetet e produkteve dhe shërbimeve të ofruara janë vëtëm disa nga faktorët që duhet t’i peshojmë.
Për t’ju ndihmuar që të kuptoni më mirë, qartë dhe saktë se çfarë përfshihet në sigurimin privat të shëndetit, ne këtu, në SIGAL UNIQA, kemi përpiluar një listë me disa nga informacionet dhe përfitimet më potenciale dhe kyçe të përse duhet të përse duhet të zgjidhni sigurimin privat të shëndetit. Ne në SIGAL UNIQA dëshirojmë që kjo përvojë të jetë jo vetëm e thjeshtë, por gjithashtu e mbushur me priviligje, udhëzime dhe mundësi në përputhje me nevojat, kërkesat dhe pritshmëritë tuaja.
Çfarë është në pak fjalë sigurimi privat i shëndetit?
Sigurimi privat i shëndetit është dizenjuar për të siguruar që nëse ju do të keni nevojë për diagnostikim dhe trajtim mjekësor në të ardhmen, juve nuk do t’ju duhet që të shqetësoheni për listat dhe orët e gjata të pritjes në sistemin shtetëror apo për pagesën e kostove të trajtimit. Nëse ju do të trajtoheni privatisht për shëndetin tuaj, ky sigurim do të mbulojë shpenzimet financiare për të gjitha apo disa nga faturat mjekësore në varësi të mbulimit përkatës të sigurimi privat të shëndetit që ju keni zgjedhur.
Me sigurimin privat të shëndetit, ju do të diagnostikoheni dhe do të trajtoheni me shpejtësi, duke iu mundësuar, siguruar dhe garantuar referimin e menjëhershëm tek një mjek në një spital apo klinikë private sipas kohës dhe vendit më të përshtatshëm për ju.
Me sigurimin privat të shëndetit, ju do të keni shumë mundësi zgjedhjeje në spitalet/klinikat private nga Rrjeti Mjekësor i SIGAL UNIQA, të cilat ofrojnë dhoma private, TV dhe ushqim të përzgjedhur, të cilat nuk do të jeni në gjendje që t’i merrni si shërbime nëse do të jeni një pacient normal në sistemin shtetëror.
Pra, sigurimi privat i shëndetit është mundësi për mbulimin 100% të kostove financiare që duhet të përballojë çdo individ në rast se pëson një aksident apo sëmundje të papritur.
Shkurt, përfitimet kryesore të sigurimit privat të shëndetit janë:
- Kohë më të shkurtra pritjeje për trajtim
- Kushte më të mira
- Diagnostikim më të shpejtë
- Të zgjidhni midis një rrjeti të gjerë spitalesh dhe klinikash private
- Të zgjidhni një kohë dhe vend më të përshtatshëm për takimin(et) dhe trajtimin (et)
Çfarë mbulon dhe çfarë nuk mbulon siguirmi privat i shëndetit?
Sigurimi privat i shëndetit mbulon një gamë të gjërë produktesh dhe shërbimesh, duke përfshirë ilaçet e kushtueshme, qëndrimin në spital, skanimet dhe procedurat kirurgjikale. Pjesa më e madhe e planeve mbulojnë trajtimin me shtrim në spital. Ndërsa, për trajtimin pa shtrim në spital, ju do të keni mundësinë që të vizitoheni nga specialistë dhe/apo mjekë të liçensuar të jashtëm. Gjithsesi, duhet të keni parasysh që plane të ndryshme do të ofrojnë opsione të ndryshme.
Cilat janë alternativat e sigurimi privat të shëndetit?
SIGAL UNIQA ofron paketa sigurimi individuale dhe familjare, të cilat ofrojnë mbulimin e ekzaminimeve shëndetësore, duke filluar nga check up-i vjetor rutinë, trajtimet mjekësore në rast sëmundje apo aksidenti, si edhe shpenzimet në rast ndjekje të shtatzanisë në spitalet private brenda dhe jashtë Shqipërisë. Aktualisht, SIGAL UNIQA ofron një gamë të gjerë opsionesh të sigurimit privat të shëndetit të cilat janë:
- PAKETAT INDIVIDUALE
Paketat Individuale të sigurimit privat të shëndetit për një periudhë 1 Vjeçare, duke filluar nga 25, 80, 90 euro.
- LEXONI MË SHUMË mbi këtë sigurim dhe/ose BLINI ONLINE, duke klikuar në:
https://sigal.com.al/shendet-dhe-aksidente/paketat-e-shendetit/
- PAKETAT FAMILJARE
Paketat Individuale të sigurimit privat të shëndetit për një periudhë 1 Vjeçare, duke filluar nga 20, 70, 80 euro.
- LEXONI MË SHUMË mbi këtë sigurim dhe/ose BLINI ONLINE, duke klikuar në:
https://sigal.com.al/shendet-dhe-aksidente/paketat-e-shendetit/#paketa-familjare
- KARTAT E KUJDESIT SHËNDETËSOR
SIGAL UNIQA në bashkëpunim me Spitalin Continental ne Tiranë dhe në Lushnje; Klinikën Intermedica në Sarandë dhe Klinikën Kristi në Korcë, ju ofron “KARTËN E KUJDESIT SHËNDETËSOR”, me të cilën mund të kryeni minimumi një ‘check up’ mjekësor në vit.
- LEXONI MË SHUMË mbi këtë sigurim dhe/ose POROSITUR ONLINE, duke klikuar në:
https://sigal.com.al/shendet-dhe-aksidente/paketat-e-shendetit/#kartat-e-kujdesit-shëndetësor
- JETE PLUS
Sigurimi ‘Jete Plus’ mbulon shpenzimet mjekësore në rast diagnostikimi me një sëmundje kritike dhe trajtimi në spitalet më të mira jashtë Shqipërisë.
- LEXONI MË SHUMË mbi këtë sigurim dhe/ose APLIKO ONLINE, duke klikuar në:
- MBULIMI STANDARD
Sigurimi standard mbulon faturat spitalore nga 5000-20000 Euro në varësi të grupit me një maksimum shpenzimesh mjekësore në vit prej 50,000 Euro.
- LEXONI MË SHUMË mbi këtë sigurim dhe/ose APLIKO ONLINE, duke klikuar në:
- MBULIMI I ARGJENDTË
Sigurimi i argjendtë mbulon një maksimum shpenzimesh mjekësore në vit prej 150,000 Euro.
- LEXONI MË SHUMË mbi këtë sigurim dhe/ose APLIKO ONLINE, duke klikuar në:
- MBULIMI I ARTË
Sigurimi i artë mbulon maksimalisht shpenzimet mjekësore në vit prej 500,000 Euro.
- LEXONI MË SHUMË mbi këtë sigurim dhe/ose APLIKO ONLINE, duke klikuar në:
- MUNDËSIA I KRIJIMIT TË PAKETËN TËNDE
SIGAL UNIQA ofron gjithashtu mundësinë e krijimit të paketës individuale, duke zgjedhur mbulimet që ju dëshironi. Primi i këtij sigurimi do të jetë në varësi të listës së mbulimeve që ju do të zgjidhni:
- LEXONI MË SHUMË mbi këtë sigurim dhe/ose KRIJO ONLINE, duke klikuar në:
https://sigal.com.al/shendet-dhe-aksidente/sigurimi-privat-i-shendetit/krijo-paketen-tende/
- SIGURIMI I SHËNDETIT NË UDHËTIM
Sigurimi Shëndet në Udhëtim mbulon sigurimin e shëndetit gjatë udhëtimeve për punë, turizëm apo shkollim, duke u kujdesur që të keni gjthmonë sigurimin e shëndetit me vete. Përmes këtij sigurimi SIGAL UNIQA mbulon shpenzimet për emergjenca mjekësore gjatë udhëtimit (brenda ose jashtë Shqipërisë).
- LEXONI MË SHUMË mbi këtë sigurim dhe/ose BLI & ANULLO ONLINE, duke klikuar në:
https://sigal.com.al/shendet-dhe-aksidente/shendet-ne-udhetim/
- Shërbimi TELESHËNDET
Me shërbimin “Teleshëndet” ju do ta keni mjekun gjithmonë dhe kudo me vete! Kur të jeni sëmurë dhe të keni nevojë të shihni një mjek, Teleshëndet do të jetë aty për ju, në dispozicion 24/7! Mjekët tanë të liçensuar do t’ju ndihmojnë që të ndjeheni më mirë.
- LEXONI MË SHUMË mbi këtë shërbim, duke klikuar në:
https://sigal.com.al/teleshendet/
- SIGURIMI NGA AKSIDENTET
SIGAL UNIQA ofron një gamë të gjerë sigurimesh nga aksidentet, duke përfshirë për: Nxënës dhe Studentë; Sportistët; Punonjësit; dhe për Drejtuesit e Mjeteve Motorike.
- LEXONI MË SHUMË mbi këtë shërbim dhe/ose BLI & POROSIT ONLINE, duke klikuar në:
https://sigal.com.al/shendet-dhe-aksidente/sigurimi-nga-aksidentet/
- SIGURIMI ANTICOVID-19
Sigurimi Anti-Covid ofron sigurim jete dhe mbulim të shpenzimeve mjekësore në formën e shpërblimit fiks për personat e diagnostikuar me covid.
- LEXONI MË SHUMË mbi këtë shërbim dhe/ose BLI ONINE, duke klikuar në:
https://sales.sigal.com.al/OnLineInsurancePolicy/SelfService/Shu/AntiCovid.aspx
Nëse dëshiron të sigurohesh, ka vetëm një emër!
SIGAL UNIQA Group AUSTRIA
- Na vizitoni në faqen tonë zyrtare në:
- Na shkruani në:
- Merr një ofertë tani në:
WhatsApp: 068 60 62 829
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Shtëpisë
- Këshilla për parandalimin e Kancerit të Gjirit: Si të kujdesemi për shëndetin tonë
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave
- Shqipëria një nga tre vendet më të rrezikuara nga përmbytjet! Cilat janë siguracionet që na nevojiten
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.