Ndonjëherë në jetë ju mund (ose duhet) të punoni nga shtëpia. Ndoshta, sepse makina juaj mund të jetë prishur. Ose sepse keni rradhën e pastrimit të oxhakut. Ose, le të jemi më krijues, sepse ka shpërhtyer një virus global ku që imponon aplikimin e kufizimeve të daljeve nëpër të gjithë vendin.
Të punuarit nga shtëpia paraqet dy sfida kryesore: (1) Ju mund të shpërqëndroheni sepse macja ose divani ju buzëqeshin duke ju joshur. Ose (2), ju do të punoni, madje edhe më shumë sesa në zyrë. Në fund të fundit, puna dhe koha e lirë zhvillohen në të njëjtin vend. Me shumë mundësi ju gjithashtu edhe do të hani përpara laptopit dhe do të kontrolloni e-mail-et sërish në mbrëmje. Por si t’i shmangni këto kurthe?
Rutina është hileja
Shumë e rëndësishme: Kur ju mbani pizhamet tuaja gjatë ditës, ju gjithashtu ndjeheni sikur jeni në pizhama. Një strukturë e qartë ditore do të sigurohet që të keni më shumë atë ndjesinë sikur jeni në punë.
- Rutina e mëngjesit: Është mirë që të ngriheni rreth të njëjtës orë sikur bëni kur shkoni në zyrë. Dhe: vishni ato rroba që ju gjithashtu do të vishnit për të shkuar në zyrë. Kjo është mënyra për t’u përgatitur psikologjikisht për punë pa nevojën për të ndryshuar vendndodhjen si zakonisht.
- Takimet e ekipit:nuk ka përse të anullohen. Takimet online sigurojnë që çdo njeri në ekip ka të gjithë informacionet e fundit, dhe sa më shumë që të jetë e mundur dhe ku askush të mos ketë atë ndjesinë se nuk e kanë idenë se çfarë po ndodh në kompani.
- Pini mjaftueshëm: Në zyrë, ne ndonjëherë ndjekim një rutinë të pa vënë re e cila papritur zhduket në shtëpi. Një shembull, është shishja e ujit mbi tavolinë, të cilën shumë njerëz e kanë në zyrë, por që në shtëpi e harrojnë. Vendosni një shishe me ujë në tavolinën tuaj në mënyrë që të pini sa më shumë ujë dhe kështu do të lodheni edhe më pak.
- Pushoni rregullisht. Bëni pushime, preferueshëm në kohë fikse. Ju mund të përcaktoni gjithashtu se kur e keni pushimin e drekës dhe se kur do të largoheni nga puna, kështu që, të siguroheni që t’i njoftoni edhe kolegët tuaj. Përndryshe, ka shumë mundësi që ju të vazhdoni të punoni.
- Mënyra për të punuar: Një rutinë që nuk është më e nevojshme me shtëpinë zyrë është mënyra se si ju mund të punoni ditë pas dite. Gjithsesi për të bërë disa hapa, ecni lart e poshtë nëpër apartament gjatë takimeve online kur nuk do t’ju duhet që të mbani shënime, ose që të uleni tek laptopi. Kjo do t’ju mbajë në formë dhe zgjuar!
- Rutina pas pune: Gjatë kufizimeve të daljeve, ne nuk mund të takojmë miq në mbrëmje ose që të shkojmë në kinema si zakonisht, duke e bërë ndarjen ndërmjet punës dhe kohës së lirë edhe më të vështirë. Një këshillë se si të mos mendoni më për punën në një kohë të caktuar: takojini miqtë tuaj në mbrëmje nëpërmjet Skype. Ne e kemi testuar: është argëtuese dhe funksionon!
Si ngresh vendin e punës
Qoftë një tavolinë apo një studio e tërë, vendi juaj i punës është veçanërisht i rëndësishëm për të punuar me efektivitet:
- Dhomën që është më mirë e mbrojtur nga zhurmat dhe që ka një ndriçim të mirë.
- Mos punoni në shtrat apo mbi divan! Një (tavolinë) është absolute, edhe sikur vetëm për të parandaluar dhimbjet e mesit.
- Në zyrë me shumë mundësi ju do të keni instaluar një sistem në mënyrë që dokumentet tuaja të mos fluturojnë vërdallë si të tërbuara. Është mirë që, të mendoni për një sistem të tillë që në fillim.
- Një shtëpi e rregullt (ose të paktën studio) ndihmon me përqëndrimin.
- Mos punoni në të njëjtin vend ku më vonë do t’a përdorni për t’u shplodhur. Kështu, do të jetë më e lehtë për ju që t’i riktheheni shijimit të kohës suaj të lirë në përfundim të ditës së punës.
Shtëpi e ëmbla shtëpi
Moto është: Provojeni se sa mirë funksionon shtëpia zyrë për ju. Kur ju të ktheheni në një profesionist të të punuarit nga shtëpia, ju do të përfitoni më shumë: në një studim të kryer nga kompania amerikane Tinypulse në vitin 2016, ata që punonin nga shtëpia dhanë një pikëzim prej 8.1 deri në 10 pikë për të punuarit nga shtëpia. Mesatarja për kolegët e tyre të punës ishte 7.4. Ndjesia e tyre e të qenit të vlerësuar ishte gjithashtu më e lartë.
Dhe në një studim dy-vjeçar të Universitetit të Stanford-it, në të cilën një kompani e madhe kineze u kthye në kavie deri në vitin 2017, shtëpia zyrë gjithashtu performoi në mënyrë fantastike edhe për punëdhënësin: ata që po punonin nga shtëpia ishin më produktiv, largoheshin nga kompania më rrallë dhe raportonin se ishin të sëmurë më pak. Çfarë kërkoni më shumë? Mbi këtë tematikë nuk janë kryer ende të gjitha kërkimet. Një gjetje surprizuese nga studimi i Standford-it ishte rreth gjysmës së pjesëmarrësve të tjerë të cilët e braktisën shpejt praktikën e të punuarit nga shtëpia në mënyrë të përhershme. Arsyeja për këtë është izolomi. Sepse macet dhe vet makina e tyre e kafesë nuk mund të luajnë rolin e kontakteve sociale në një periudhë afatgjatë.
Fatmirësisht, situata aktuale është e përkohshme – dhe ne mund të fillojmë që të mbledhim receta keku në mnëyrë që të mund të pjekim kek edhe për ata kolegë të cilët mund të jenë disi të mërzitshëm në jetën e përditshme të zyrës, por të cilëve gjithsesi ua ndjejmë mungesën kur nuk janë aty. Dhe deri atëherë: kujdesuni për veten!
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.