Blog

SI TË BLINI NJË SIGURIM TË PËRBALLUESHËM ONLINE PËR SHTËPINË TUAJ?

Sepse jo të gjitha policat e sigurimit janë të krjuara njësoj!

Sigurimi i shtëpisë nuk ka përse të jetë i ndërlikuar. Ju keni nevojë për të mbrojtur vet shtëpinë tuaj. Dhe nëse keni marrë një kredi për blerjen e saj, sigurimi është një kërkesë e detyrueshme.

Mendojeni kështu: Kredituesi i shtëpisë suaj është në thelb bashkëpronar i shtëpisë. Është në interesin e tyre që ju ta mbani shtëpinë tuaj të re në formë sa më të mirë. Nëse ndodh më e keqja, dhe ju jeni të siguruar, ju do të keni në dispozicion financat e nevojshme për t’u kujdesur për shtëpinë tuaj. Përndryshe, juve nuk do t’ju mbetet asnjë vlerë e kredisë dhe ju (dhe kredituesi juaj) që të dy do ta humbisni asetin tuaj. Shtëpia juaj do të jetë aseti më i çmuar që ju do të keni ndonjëherë, dhe sigurimi i shtepisë sigurohet që prona juaj të jetë e mbrojtur.

A është një policë sigurimi e shtëpisë më e lirë më e mirë?

Kur vjen fjala për blerjen e sigurimit të shtëpisë, a duhet të zgjidhni cilëndo kompani që ju del përpara me çmimin më të ulët të sigurimit të shtëpisë? Kur ne shkojmë në një dyqan rrobash, është e lehtë të krahasojmë ndërmjet një trikoje kashmiri kundrejt një trikoje me poliestër, por si mund t’i krahasojmë policat e sigurimit me cilësi të lartë – veçanërisht kur ka kaq shumë kompani që ofrojnë sigurimin e shtëpisë nga të cilat ju mund të zgjidhni?

Kosto mesatare e sigurimit të shtëpisë në Shqipëri është 1 euro për metër katror në vit. Por për të kuptuar se si të zgjidhni sigurimin e një cilësie të lartë dhe një police me çmim të mirë, më poshtë do të gjeni shpjegimin se si funksionon sigurimi i shtëpisë dhe se çfarë do të merrni në këmbim të asaj që jeni duke paguar për sigurimin e shtëpisë Tuaj.

Çfarë e bën një policë sigurimi unike për ju?

Çmimi i sigurimit të shtëpisë mund të variojë në mënyrë të konsiderueshme, në varësi të faktorëve të tillë si gjendja e shtëpisë dhe vendndodhja, pjesa e zbritshme e policës, rreziqet e mbuluara që mund t’ju nevojiten.

Tre faktorët kryesorë që ndikojnë koston e primeve të sigurimit të shtëpisë:

  • Kushtet e motit dhe nentokës në qytetin tuaj. Qytetet me risk më të madh të katastrofave natyrore përgjithësisht kanë prime më të larta.
  • Materialet me të cilat është ndërtuar shtëpia juaj. Sa më shumë shanse që të ketë shembja apo dëmtimi i shtëpisë suaj nga katastrofat natyrore aq më i lartë do të jetë primi i sigurimit të shtëpisë suaj. Kjo merr në llogari çdo gjë nga materialet e përdorura, për shembull, për çatinë, dhe deri tek forma e çatisë suaj.
  • Historia e humbjeve në zonen ku ju jetoni. Duke qenë se sigurimi i shtëpisë mbulon gjithashtu edhe gjërat që ju keni në zotërim, mundësia që gjërat tuaja të vidhen do të përcaktojnë gjithashtu edhe riskun tuaj.

A ndikon mbulimi ne çmimin e sigurimit?

Përfundimisht! Mbulimi me sigurim është si një çadër me të vërtetë e mirë. Ajo ju mbron nga zjarri, eksplozioni, rrufeja, katastrofat natyrore si Tërmet, Përmbytje, Rrëshqitje Toke apo Stuhi, Thyerje xhamash, Vjedhje që mund t’i ndodhin pronës suaj personale qe e keni blere me aq mund dhe për një kohë të gjatë. Dhe kjo nuk vlen vetëm për gjërat që janë nën zotërimin tuaj. Sigurisht, vlera e vet shtëpisë suaj, gjithashtu do të ndikojë në çmimin e policës suaj të sigurimit. Nëse ju jetoni në një shtëpi me rifinitura të një cilesië të lartë dhe paisje shtëpiake shumë të shtrenjta, ju do të duhet që të paguani një prim vjetor më të lartë që do të llogarisë kostot e rindërtimit të shtëpisë suaj në rast fatkeqësish natyrore dhe aksidentale.

A mund të kem ulje për policën time?

Varet! Ka vetëm disa mënyra se si ju mund të merrni një çmim më të ulët të policës së sigurimit të shtëpisë suaj. Po ju përmendim disa aspekte të minimizimit të riskut: Nëse ju keni detektor zjarri, alarm zjarri, ose alarm për hyrje të paautorizuar nga vjedhësit në shtëpi mund të shërbejnë si një mënyrë për ulje çmimi. Kjo tregon që ju si pronar kërkoni që të ruani sigurinë e shtëpisë suaj dhe kështu ju paraqisni një risk më të ulët për siguruesin tuaj.

Këtu janë disa faktorë të tjerë shtesë që mund të ndikojnë çmimin e policës së sigurimit të shtëpisë suaj (përgjithësisht janë gjëra që do ta bëjnë atë më të shtrenjtë, dhe jo më të lirë).

  • Mbulimi shtesë: Nëse ju do të planifikoni mbulimin personal të pronës suaj, tipikisht ju do të keni nevojë edhe për mbulimin e bizhuterive apo të biçikletës suaj (kjo është e variueshme).
  • Historia e dëmeve. Nëse ju keni pasur dëme në të shkuarën, zakonisht çmimi juaj do të rritet përveç pjesës së zbritshme, apo nëse ajo që ka ndodhur është menaxhuar nën kontrollin tuaj.

A jeni gati për të blerë?

Gjatë krahasimit të çmimeve të sigurimit të shtëpisë, krahasoni çdo policë në detaje përpara marrjes së një vendimi, duke përfshirë pjesën e zbritshme, shtesat, apo limitet e mbulimit. Sigurisht, çmimi është i rëndësishëm, por nuk ia vlen që të blini një policë të lirë që nuk ju fal paqen e mendjes.

 

➡ZGJIDH një nga PAKETAT E SIGURIMIT që ju ofron SIGAL UNIQA:

 

✅Standarde

✅E argjendtë

✅E artë

 

➡️BLI ONLINE? SIGURIMIN E SHTËPISË?
https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-shtepise/

 

#sigal #sigaluniqa #BuyOnline #safe #fast #24/7 #HomeInsurance #BliOnline #Esigurt

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë