Një virus i ri ka vendosur të gjithë botën dhe jetën e gjithësecilit prej nesh në një gjendje emergjence. Shumë njerëz janë shumë të shqetësuar dhe të frikësuar. Le të mësojmë së bashku së çfarë e shkakton këtë frikë në organizmin tonë dhe se sa mirë na bëjnë ushtrimet e relaksimit.
Në kuadër të krizës aktuale të koronës, çfarë do të thotë që të kesh frikë?
Cili faktor është vendimtar këtu?
Faktori vendimtar është përjetimi i humbjes së kontrollit. Kjo do të thotë se ne mbetemi mendërisht në “modulin e kërkimit të zgjidhjes”. Diçka e tillë krijon potencialin për një shqetësim konstant me rritjen e hormoneve të stresit të tilla si kortizoli. Përjetimi i humbjes së kontrollit shkakton stres. Kjo aplikohet jo vetëm për pandeminë e koronës, por gjithashtu edhe ndaj situatave të tjera nga bllokimi në në trafik deri tek konfliktet sociale.
Si e afekton frika organizmin dhe sistemin tonë imunitar?
Pasojat psikologjike janë rritja e hormoneve të stresit. Mungesa e rigjenerimit më pas çon në stres mendor, duke ngecur në rrathët vicioz të mendimit dhe nga “pamundësia për t’u fikur”. Ky rreth vicioz, ky aktivizim i përhershëm psikosomatik dobëson dukshëm sistemin tonë imunitar.
Në çfarë shtrirje shërben frika si një faktor mbrojtës?
Kur bëhet ai shkatërrues?
Frika është gjithmonë mbrojtëse sepse ajo na aktivizon duke na bërë të gatshëm për të vepruar. Frika është reagimi i parë në një ngjarje të pakontrollueshme. Problemi është reagimi i dytë, p.sh., përpjekjet për ta përballuar atë. Nëse përpjekjet e mia për ta zgjidhur këtë frikë janë që unë ta mohoj atë, të mos t’i kushtoj asnjë rëndësi gjithçkaje dhe duke mos marrë asgjë me seriozitet, kjo është diçka që më qetëson, por kjo është shkatërruese për mua dhe për njerëzit e tjerë. Në anën tjetër: nëse unë panikohem dhe paralizohem nga frika, rreziku nuk ndryshon dhe unë nuk do të arrij të bëj as atë që mund të kem ende në dorë për të bërë.
Kjo do të thotë se, një gjendje e tillë ngurtësimi është çdo gjë veçse produktive…
Cilat janë kundërmasat efektive kundër frikës paralizuese?
Masa më e rëndësishme është që të fokusoheni tek ajo që ju mund të bëni ende për vetveten. Unë nuk mund të kontrolloj përhapjen e virusit, por unë jam ende në gjendje që të bëj gjëra në nivele të ndryshme: për shembull, unë duhet të laj duart më shpesh, me rigorozitet dhe të ruaj distancën nga të tjerët. Këto veprime lidhen me frikën konkrete nga infektimi. Megjithatë, frika, lidhet më shumë me fantazitë e një shkatërrimi të përgjithshëm i cili nuk ka ndodhur ende. Këtu është e rëndësishme që të sillni vetveten me vetëdije në të tashmen, të jeni të pranishëm “këtu dhe tani”. “Çfarë mund të bëj unë tani?” – kjo është pyetja qëndrore, sepse çdo krizë përballohet hap pas hapi.
Në çdo rast, unë mund të punojë ende për forcimin e sistemit tim imunitar, për shembull, duke bërë disa ushtrime fizike, për sa kohë që lejohet në mjedis të hapur ose të mbyllur dhe jo më shumë seç duhet. Këtu janë shumë të rëndësishme ushtrimet mendore. Një sërë studimesh të kryera kanë treguar se, ushtrimet fizike, ushtrimet relaksuese, meditimi, yoga, një dremitje e shkurtër për të marrë pak forcë, e forcojnë sistemin tonë imunitar.
Për çfarë shërbejnë tjetër këto masa për trupin dhe mendjen tonë?
Para së gjithash është e rëndësishme që të gjeni ato ushtrime të cilat ju qetesojnë dhe pastaj përsëritini ato herë pas here, si një formë për trajnimin e trurit tuaj. Tani që të gjithë ne kemi më shumë kohë për ta bërë diçka të tillë, të paktën nëse jeni zgjuar në shtratin tuaj.
Meditimi do të thotë se, ju nuk identifikohemi më në mënyrë kaq të fuqishme me idetë dhe mendimet tona të tmerrshme rreth situatës aktuale ku mund të ndoheni. Kështu, ne do të mësohemi duke i parë këto mendime, duke i lënë ato që të kalojnë dhe që të jemi të pranishëm këtu dhe tani.
Gjatë ushtrimeve të relaksimit, ne do të mësojme se si të promovojmë specifikisht relaksimin fizik. Në ushtrimet hipnoterapeutike, ne do të përpiqemi që të trajnojmë aftësitë tona për aktivizimin e burimeve ekzistuese, të tilla si kujtimet dhe idetë. Nëpërmjet dremitjeve të shkurtra, ne do ti dhurojmë trupit tonë kohë rikuperimi shtesë. E përbashkëta e të gjitha ushtrimeve është efekti i tyre qetësues për psikosomatikën tonë. Kjo redukton hormonet e stresit të tilla si kortizoli, i cili në këmbim, do të thotë se, sistemi ynë imunitar nuk është i stresuar dhe kështu do të prodhojë më shumë qeliza imunitare për të përballuar më mirë “pushtuesit” viral.
Këto ushtrime jo vetëm që na bëjnë vet neve, por edhe të tjerëve.
Në kuadër të kësaj krize, ne kemi nevojë për njerëz mendërisht të fortë me një sistem imunitar mbrojtës. Ne nuk do të kemi asnjë zgjidhje veçse që të shkojmë përtej vetes sonë. Dhe ne tashmë jemi duke e bërë këtë.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL