Të jetosh në mënyrë super të zgjuar
Në vitin 2040, shtëpitë e reja do të printohen në vend nëpërmjet teknologjisë 3D dhe ato do të kenë të përfshira lidhje në rrjet dhe me sensorë në muret dhe dyshemetë e tyre dhe ato do të montohen nga robotë ndërtimi. Në çastin kur këto shtëpi do të jenë të zëna, ato do të jenë të lidhura me internetin dhe do të furnizohen dhe drejtohen nga robotët shtëpiakë.
Këto shtëpi dhe apartamente super të zgjuara do të kushtojnë të paktën 60 përqind më pak sesa shtëpitë e sotshme ekuivalente që do të ndërtohen dhe pajisen së brendshmi vetëm në disa javë. Nëse rregullatorët e planifikimit vendor dhe zonal do të ndryshohen për t’a mundësuar këtë, teknikat e prodhimit të shtesave nëpërmjet teknologjisë 3D dhe ndërtimit robotik të tyre kanë potencialin për t’i dhënë fund mungesave në kapacitetet strehuese me të cilat përballen ende sot shumë vende.
Shumicat e ndërtesave të reja të vitit 2040 do të jenë neutrale ndaj energjisë dhe do t’i ofrojnë banorëve të tyre shërbime të shumëfishta dixhitale. Çdo shtëpi do të jetë një platformë për programe kompjuterike (software-e) dhe robotike që do të ofrojë siguri, rehati, menaxhimin e klimës, një fluks konstant shërbimesh të zgjuara, si edhe argëtim për banorët dhe vizitorët e këtyre shtëpive. Shtëpitë e zgjuara të mes-shekullit të 21-të do të jenë një qendër për të ashtuquajturën ‘Interntin e Gjërave’ (The Internet of Things).
Në vitin 2040, aksesi në intern me rreze të gjerë frekuencash dhe teknologjia e rrjetit celular të smartfonëve do të shkrihen në një formë ofrimi rrjeti super të shpejtë ‘wireless-i’. 7G do të jetë standardi botëror për komunikimet ‘wireless’ në vitin 2040, që do të jetë 100,000 herë më e shpejtë sesa teknologjia 5G që u doli në fund të vitit 2019.
Është e rëndësishme të theksohet se, në këtë artikull përshkruhen shtëpitë e reja që do të ndërtohen, duke qenë se, tashmë ka një stok të madh shtëpish të trashëguara të cilat nuk mund të pajisen për të qenë plotësisht të zgjuara në vitin 2040. Ky stok i madh shtëpish të vjetra ekziston sot në të gjitha vendet e zhvilluara dhe në ekonomitë e tjera në zhvillim.
Këto rrjete me shpejtësi ‘ultra të shpejtë’ do të na mundësojnë mjedise me shumësensorë dhe me realitet virtual që do të krijohen menjëherë dhe që do të kenë një gradë realizmi që do të rivalizojë botën fizike. Rrjeti 7G do të mundësojë gjithashtu transferimin e shpejtë të dokumenteve të mëdha, duke i mundësuar shtëpive të zgjuara të vitit 2040 që të bëhen një qendër printimi 3D me aftësinë për të prodhuar veshje, lodra, pajisje sportive, instrumente dhe shumë artikuj të tjerë.
Këto rrjete shumë të shpejta do të ofrojnë gjithashtu infrastrukturën për të mbajtur ngarkesa të mëdha me të dhëna që do të gjenerohen nga shtëpitë e zgjuara të vitit 2040.
Vijon…
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.