Sigurimi Travel Plus

Mundësia ideale për personat që zgjedhin të udhëtojnë disa herë përgjatë një viti dhe duan mbrojtje në çdo udhëtim.

Udhëto i sigurt kudo në botë

Udhëtoni me qetësi dhe siguri kudo që shkoni.
Travel Plus ju ofron mbulim të gjerë për situata të papritura gjatë udhëtimit, në mënyrë që ju të përqendroheni vetëm te përvoja dhe destinacioni juaj.

Mbrojtje për çdo udhëtim gjatë vitit

Travel+ është një mundësi e Sigurimit të Shëndetit në Udhëtim për të gjithë ata që udhëtojnë disa herë gjatë vitit dhe duan mbrojtje në çdo udhëtim. I krijuar për udhëtime afatshkurtra, por të përsëritura, ky produkt ofrohet me një afat 1 vjeçar, duke lejuar që çdo udhëtim të zgjasë deri në 31 ditë qëndrimi

Çfarë mbulon TRAVEL+?

  • Emergjenca shëndetësore: Emergjenca mjekësore deri në 100,000 Euro.
  • Bagazhi: Humbje, dëmtim, vonesë.
  • Transport dhe riatdhesim mjekësor: Evakuim, kërkim dhe shpëtim, riatdhesim i trupit.
  • Sigurim gjatë udhëtimit: Aksidente në udhëtim, ndërprerje të udhëtimit për arsye mjekësore (kthim i hershëm ose i vonuar), qëndrim i shtuar / akomodim.
  • Asistencë 24/7 kudo në botë: Ndihmë mjekësore 24/7.
  • Referim dhe koordinim mjekësor: Ndihmë për dokumenta të humbura, përkthime emergjente, asistencë ligjore, njoftim familjar.

Mbulim shtesë

Për një mbrojtje edhe më të plotë, mund të shtoni sigurimin Jetë Plus Cash, i cili ofron mbulim të menjëhershëm financiar prej 30,000€ në rast diagnostikimi me sëmundje të rëndë gjatë udhëtimit.

Avantazhet e produktit:

  • Policë sigurimi 1 vjeçare për udhëtime të shumta gjatë vitit
  • Limite mbulim të larta: 30,000 Euro, 50,000 Euro,100,000 Euro
  • Zona e mbulimit: Gjithë bota

Kush e përfiton?

  • Individë që udhëtojnë disaherë në vit, pa limit moshe
  • Nuk ofrohet për studentë

Kufizimet

Çdo udhëtim mund të zgjasë deri në 31 ditë qëndrimi jashtë vendit.

Dëshironi të dini më shumë për produktet tona?
Na kontaktoni.

Ekipi ynë i specialistëve do t'ju ndihmojë të:

  • Mësoni për paketat dhe përfitimet e produkteve tona
  • Merrni një ofertë individuale
  • Planifikoni një takim personal
  • Zgjidhni shërbimin e duhur për ju

Na telefononi falas në 0800 31 31

    Emri *

    Emaili *

    Nr. Cel *

    Të dhënat tuaja personale do të përdoren vetëm për qëllimin e ofrimit të informacionit shtesë rreth produkteve të SIGAL INSURANCE GROUP