Zhvillimi i robotëve ndërtues ka potencialin për t’a bërë strehimin me të vërtetë të zgjuar shumë më të aksesueshëm dhe të përballueshëm.
Tregu në lindje i teknologjisë së shtëpive të zgjuara është më të vëtrtetë tërheqës vetëm për njerëzit e dhënë pas teknologjisë, për përshtatësit e hershëm, kërkuesit dhe për njerëzit më të pasur. Atodo të jenë të dobishme në menaxhimin e ngrohjes dhe sistemeve të ajrit të kondicionuar në distancë, dhe do të jenë shumë të dobishme për t’u siguruar që këto shtëpi të jenë të sigurta, por mundësia për të hapur dhe mbyllur perdet nga një aplikacion nuk duket edhe aq tërheqës për pjesën më të madhe të njerëzve.
Shtëpitë e zgjuara të së ardhmes do të zhvillohen ngadalë sepse ndërtimi dhe pajisja e ndërtesave rezidenciale është një proces i ngadaltë dhe afatgjatë. Por, deri në vitin 2025, robotët e dobishëm do të fillojnë të shfaqen të përfshirë në pronat e reja të ndërtuara dhe, deri në vitin 2030, hendeku i teknologjive të dobishme ndërmjet pronave të reja të ndërtuara me një teknologji të lartë dhe të sofistikuar dhe trashëgimia e pasurive të vjetra do të jetë një faktor i rëndësishëm.
Diçka e tillë do të ndikojë modelet e blerjes në tregun e pasurive rezidenciale, por ndoshta jo aq shpejt sa mund të sugjerojë ky studim mbi zhvillimin e shpejtë të teknologjive të shtëpive të zgjuara.
Zhvillimi i tregut të pronave rezidenciale do të jetë shumë i politizuar, i taksuar dhe i kontrolluar.
Qeveritë fitojnë një përqindje të lartë të të ardhurave të tyre nga taksimi i pasurive të palujatshme, duke mbledhur tarifa dhe rritur taksat kur këto prona shiten ose kur pronari i tyre vdes. Për këtë arsye, prezantimi dhe shpejtësia e zaptimit të shtëpive të zgjuara me kosto të ulët, dhe të ndërtuara nga robotët do të variojë nga vendi në vend dhe bazuara në politikat qeveritare të vendosura.
Disponueshmëria e financave, për të dy ndërtuesit e shtëpive dhe blerësve, do të luajnë gjithashtu rol në formësimin e së ardhmes së tregut të pasurive të paluajtshme. Qiramarrësit mund të jenë të ngadaltë në vlerësimin e përfitimeve të teknikave të printimit në 3D të cilat do të thotë që shtëpitë e zgjuara të vitit 2040 mund të jenë ende të një ndërtimi fizik tradicional, por me teknologjinë e zgjuar të përfshirë brenda strukturës së tyre.
Por puna e robotëve do t’i bëjë të dyja ndërtimin tradicional dhe printimin 3D të shtëpive të zgjuara shumë më të lira për t’u ndërtuar. Deri në vitin 2040, ka të ngjarë që teknikat e ndërtimit 3D do të përdoren krahë për krahë materialeve tradicionale të ndërtimit, nëse qeveritë do t’a lejojnë, duket e qartë se, zhvillim i teknologjisë së ndërtimit me robotë ka potencialin për t’i bërë shtëpitë me të vërtetë të zgjuara më të aksesueshme dhe të përballueshme për publikun e përgjithshëm.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL