9 këshilla dhe ‘hile’ se si ti vini fëmijët tuaj në gjumë me lehtësisht
“A mund të rri edhe pak më gjatë!”, kjo është mënyra se si shpesh fëmijët luten kur ka ardhur koha e gjumit. Më poshtë do të zbulojmë disa këshilla dhe ‘hile’ se si mund t’i vini në gjumë fëmijët tuaj me më shumë lehtësi.
1. Përse janë kaq të rëndësishme ritualet e mbrëmjes?
Ritualet e mbrëmjes ngjarje të përsëritura ku mbështeten fëmijët tuaj. Ato u falin atyre siguri dhe qëndrueshmëri. Ideja kryesore këtu është forcimi i ndjenjës së ‘ne’. Koha e kaluar së bashku me mamin apo me babain, forcon më shumë lidhjen ndërpersonale ndërmjet fëmijës dhe prindërit. Fëmijët e dinë se, kjo kohë i përket atyre dhe ata shijojnë sigurinë, pavarësisht moshës së tyre, por mënyra se si kërkohet është e ndryshme.
2. Por përse në mbrëmje?
Mbrëmja është persosur sepse stresi i ditës tashmë ka kaluar. Kur janë me prindërit, niveli i stresit tek fëmijët bie dhe kur punët që duheshin bërë në punë dhe në shtëpi kanë përfunduar dhe ju tashmë jeni të relaksuar dhe keni kohë në dipozicion. Edhe fëmijët kanë përfunduar detyrat e tyre të shkollës dhe dita e mbushur me aktivitete ka përfunduar edhe për ta po ashtu. Mbrëmja është një çast i mirë që mund të përdoret për familjen.
3. Cilat rituale mbrëmjeje janë më të përshtatshme për fëmijët e vegjël?
Në varësi të moshës, ritualet e mbrëmjes janë të ndryshme. Për më të vegjlit, kjo ka të bëjë vetëm me përfshirjen e prindërve në procesin e rënies në gjumë. Kjo do të thotë që, çdo aktivitet i zhurmshëm ose shqetësues duhet të shmangen në mbrëmje. Gjatë kohës së rënies në gjumë, mund t’a përkëdhelni ose mesazhoni fëmijën në mënyrë që ai/ajo të fillojë të qetësohet. Lëximi i historive përpara gjumit ose një gotë me qumësht dhe mjaltë janë gjithashtu të përshtatshme për fëmijët e vegjël.
4. E famshmja qumësht me mjaltë – a bien me të vëretë në gjumë vetëm me këtë?
Qumështi është diçka që i bën gjërat e njohura në trurin e fëmijës dhe që u kujton atyre atë që është e njohur për ta dhe që vjen ‘era shtëpi’. Nëna kujdeset për fëmijën që nga lindja. Në parim, jo vetëm që qumshti funksionon shumë mirë me mjalt, por gjithashtu edhe me çaj apo pa gjë fare. Gjëja më e rëndësishme është që ti kushtoni vëmendje dhe dashuri fëmijës tuaj. Kjo do të thotë që ti kushtoni atyre kohë, të mos bëni asgjë tjetër duke shijuar këtë çast sëbashku.
5. Dhe çfarë i ndihmon fëmijët e tjerë që të bien më mirë në gjumë?
Për fëmijët më të mëdhenj, sigurisht, është shumë e qartë që kjo nuk pi më ujë. Një mundësi do të ishte të bisedonitse si e keni kaluar ditën sëbashku. Çfarë shkoi mirë gjatë ditës, çfarë arritët me sukses? Për të rritur vetvlerësimin, reagimi i prindërve është i rëndësishëm, për shembull, kur ata janë krenar për fëmijët e tyre. Një opsion tjetër, është përgatitja për ditën tjetër. Këtu, fantazia kërkon që t’i paraprini asaj që do të ndodhë ditën tjetër. Përdorni ide, strategji të mësuari dhe zhvillimin e mëtejshëm të aftësive të fëmijës tuaj.
Për më të rriturit fare, të dëgjoni bashkë muzikë mund të jetë diçka që mund t’ju hyjë shumë mirë në punë. Sot, ka një debat të madh mbi atë se çfarë do të ishte më e përshtatshme në kohën e mbrëmjes. Sigurisht që, ato duhet të jenë në përshtatje me moshën e fëmijës, që do të thotë, pa trillime, apo gjëra të ngjashme me këto, por histori që mund t’ju ndihmojë që të bini në gjumë. Leximi i një libri është gjithashtu një mënyrë e mirë për të rënë në gjumë ose nëse dëshironi të provoni diçka ndryshe hyr në platformën e parë dixhitale të librave audio nga SIGAL UNIQA Group AUSTRIA duke klikuar në: www.audiobooks.al, dhe zgjidh librin që dëshiron dhe… dëgjim të këndshëm.
6. Ndodh që fëmijët të zgjohen në mes të natës pas një makthi. Cilat ‘hile’ do t’ju hynin më mirë në punë?
Edhe kjo është gjithashtu e ndryshme në varësi të moshës. Për fëmijët e vegjël, duhet kuptuar burimi i ankthit. Pastaj duhet të shikoni bashkë nëse ka ndonjë krokodil apo monstër poshtë krevatit dhe ju do t’i tregoni se ajo është vetëm një hije dhe asgjë më shumë. Fëmijët më të rritur shpesh fshehin arsye të tjera të tilla si: frikën nga detyrat e shkollës, presionin për te performuar sa më mirë, notat apo situata të tjera stresuese. Këtu ajo që do t’ju ndihmonte më shumë do të ishte një bisedë konfidenciale në një moment të përshtatshëm gjatë ditës.
7. Dhe çfarë ndodh nëse prindërit largohen në mbrëmje dhe i lënë fëmijët me një ‘babysitter’? A duhet ti shpjegoni ‘babysitter-it’ se cilat rituale mbrëmjeje keni apo mos ‘babysitter-i’ duhet të gjejë ritualet e veta me fëmijët?
Kjo ngre pyetjen nëse ‘babysitter-i’ apo një kujdestar tjetër është nje njeri po aq i afërt saqë mund të ndjekë ritualet e mbrëmjes që fëmijët kanë me prindërit e tyre. Disa prindër gjithashtu i shikojnë ritualet e mbrëmjes si diçka që vetëm ata mund ti bëjnë me fëmijët e tyre dhe askush tjetër. Fëmijët janë të aftë që të përshtaten më shpejt ndaj kësaj relativisht mirë. Por shpesh ato kanë kërkesa të ndryshme rituali/esh me mamin, babin, gjyshen/gjyshin apo ‘babysitter-in’.
8. Si t’ia bëj kur kam shumë fëmijë? A mos duhet t’i ndajë?
Në varësi të se sa e madhe është diferenca në moshë, shpesh ju mund të përjetoni një pjesë të gjërave së bashku, mbi divanin në dhomën e ndenjes, me batanijen e përhapur aty përreth dhe të flisni për çfarë ka ndodhur gjatë ditës apo ti lexoni fëmijës një histori përpara gjumit. Fëmijët më të vegjël mund të kenë ende nevojë për afërsi fizike, ndërsa më të rriturit zgjedhin të dëgjojnë muzikë ose të lexojnë si një formë për të rënë në gjumë.
9. Kush duhet të jetë i pranishëm në ritualet e mbrëmjes? Mami apo babi? Apo të dy?
Është e rëndësishme që t’ia lini në dorë fëmijës që të zgjedhi dhe se cili nga të dy prindërit është i disponueshëm gjatë gjithë kohës. Për më tepër, ritualet e mbrëmjes nuk duhen bërë pa qejf. Mund të ndodhë që prindi thjesht nuk përshtatet me këto rituale mbrëmjeje dhe ai/ajo ia tregon ndryshe dashurinë fëmijëve të tyre. Por kjo duhet të jetë koherente, sepse fëmijët e vënë re menjëherë nëse prindi po e bën këtë vetë apo sepse duhet ta bëjë. Shpesh, madje edhe mjafton edhe diçka fare e vogël, si një puthje mbi ballë dhe një ‘natën e mirë, gjumë të ëmbël dhe ëndrra të bukura.’
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Shtëpisë
- Këshilla për parandalimin e Kancerit të Gjirit: Si të kujdesemi për shëndetin tonë
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave
- Shqipëria një nga tre vendet më të rrezikuara nga përmbytjet! Cilat janë siguracionet që na nevojiten
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.