Sa shpejt dhe me çfarë intensiteti mund të rifilloni trajnimin dhe aktivitetet sportive pasi keni kaluar apo i keni mbijetuar COVID-19?
Trajnimi i rregullt fizik në një mënyrë më shumë apo më pak intensive dhe konkurruese është i rëndësishëm për shumë njerëz në jetën e përditshme. Nga këndvështrimi mjekësor, është i dëshirueshëm një stil jetese sa më aktiv që të jetë e mundur. Ekspertët rekomandojnë 150 minuta ushtrime të moderuara apo 75 minuta ushtrime të detyruara në javë. Po në rastin kur sapo keni kaluar COVID-19? Sa shpejt pasi keni kaluar COVID-19 ju mund të trajnoheni sërish, sa shpesh dhe me çfarë intensiteti?
Dallimet individuale
Sigurisht që, kjo varet nga se sa seriozisht i sëmurë ka qenë pacienti dhe nese ka gjendje kardiovaskulare paraekzistuese. Përveç këtyre faktorëve, ndonjëherë ka disa dallime të konsiderueshme në aftësinë për t’u rigjeneruar. Gjithsesi, duke qenë se të dhënat mbi këtë çështje janë në zhvillim, vlefshmëria e këtyre rekomandimeve është deri në një shtrirje të caktuar. Rrjedhimisht, këto këshilla shërbejnë vetëm si një orientim i përgjithshëm dhe ato nuk zëvendësojnë këshillimin apo vizitën(at) tek doktori. Ne duhet të bëjmë dallimin ndërmjet rekomandimeve nëse personi në fjalë ka pasur një simptoma të buta, të moderuara apo të rënda të sëmundjes COVID-19. Ethet e lehta, një lodhje e lehtë, kolla dhe ngjirja e zërit, problemet gastrointenstinale, si edhe çrregullimi tipik i aromave dhe shijes, tregojnë për një përjetim të lehtë të sëmundjes së COVID-19. Në anën tjetër, një rrjedhë “e moderuar deri tek e rëndë” është në rastin kur kemi ethe të vazhdueshme mbi 38 gradë celcius, lodhje të vazhdueshme, mungesë të frymëmarrjes dhe shenja të pneumonisë sipas rrezeve X.
Shpesh miokardet kalojnë pa u zbuluar
Sipas një deklarate konsensusi nga Shoqata e Shoqërive Evropiane të Mjekësisë Sportive të korrikut 2020 dhe nga deklarata të ekspertëve të tjerë rekomandojnë, një ekzaminim nga një mjek sportiv përpara fillimit të aktiviteteve sportive. Gjithashtu duhet të kryhen edhe ekzaminime të mëtejshme, të tilla si ultratingujt kardiak, një ECG dhe ekzaminimet laboratorike në rastin e simptomave të modreruara deri tek të rënda për personat që vuajnë nga sëmundje kardiopulmonare. Në veçanti, miokardi (inflamacioni i muskujve të zemrës) duhet të zbulohet si pasojë e COVID-19. Në shumë raste, mikardi nuk zbulohet për shkak të simptomave të pakta dhe që mund të çojnë deri në vdekje kardiake në raste të rënda.
Është e padiskutueshme që aktivitetet sportive nga pacientët COVID-19 me ethe të vazhdueshme, mungesë të frymëmarrjes, kollë, dhimbje në gjoks apo në zemër as që diskutohen. Çdo pacient me një sëmundje paraekzistuese në zemër apo në mushkri duhet të këshillohen me një doktor përpara fillimit të ushtrimeve fizike apo sporteve sërish edhe nëse ata nuk kanë asnjë simptomë. Nëse dhimbjet në gjoks, ethet, dhimbjet në zemër apo mungesa e frymëmarrjes ndodhin gjatë trajnimit, ju duhet të këshilloheni menjëherë me një doktor.
Sërish “në lojë”
Këtu do të gjeni një përmbledhje të rekomandimeve të publikuara nga një ekip i Institutit Skocez të Sporteve në Gazetën Britanike të Mjekësisë Sportive: një “rikthim në lojë” duhet të ndodhë deri në dhjetë ditë pas përfundimit të simptomave. Për më tepër, kjo duhet bërë vetëm nëse personi i prekur nuk ka pasur asnjë simptomë për të paktën shtatë ditët e fundit dhe nuk ka më nevojë për terapi simptomatike, të tillaë si trajtimi me paracetamol apo ibuprofen. Ngarkesa në trajnimin sportim/me ushtrime fizike duhet të rritet ngadalë me aktivitete të lehta, të tilla si me ecje apo me vrap.
Së pari, sipas rekomandimeve nga mjekët sportiv, shpeshtësia e trajnimit duhet të rritet, më pas, duhet të rritet kohëzgjatja e sesioneve të trajnimit dhe, në fund, intensiteti i tyre. Pulsi i trajnimit duhët të jetë poshtë 70% të rrahjeve maksimale të zemrës për dy ditët e para. Në katër ditët në vijim, kjo vlerë duhet të jetë poshtë 80%. Së fundmi, në ditën e shtatë, aktiviteti normal i trajnimit duhet të jetë sërish i mundur.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.