Blog

Qytete SMART! Si përballen qytetet me zgjuarsi ndaj ndryshimeve klimaterike

Në luftën kundër ndryshimeve klimaterike, disa qytete varen mbi inteligjencën: ato po kthehen nga e ashtuquajtura ‘qytete SMART’, ku sensorë, algoritme dhe dizenjime të tjera inteligjente gërshetohen së bashku për të minimizuar emisionet.

 

Sot, 55% e popullisë së botës jeton në qytete dhe është përgjegjëse për 70% të emisioneve të CO2 në rang global. Kjo do të thotë se, qytetet sot kanë një ndikim masiv mbi ndryshimet klimaterike. Në dekadat e ardhshme, diçka e tillë vetëm do të përkeqësohet: Deri në vitin 2050, Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerëson një shtim prej 2.5 miliardë njerëz të tjerë drejt qyteteve të botës, e cila do të korrespondojë me 68% të popullsisë së vendosur nëpër qytete. Ja përse nuk përbën habi që emisionet e CO2 vazhdojnë të rriten. Por përqëndrimi i lartë i njerëzve në disa pika sjell gjithashtu edhe përfitime: qytetet mund të rregullohen veçanërisht me ndërmarrjen e masave kundër emisioneve të CO2. Kjo jo vetëm që ngadalëson ndryshimet klimaterike, por mund të rrisë gjithashtu në mënyrë të dukshme edhe cilësinë e jetës së banorëve.

Një qytet SMART

Sot zhargoni është ‘qytete SMART’. Si rregull, kjo i referohet qyteteve të cilat përdorin një kombinim të të dhënave me teknologjinë e fundit për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe për t’i bërë shërbimet publike me efiçiente.

 

Por çfarë do të thotë diçka e tillë në realitet?

 

Një shembull aktual është ai i qytetit të Nju Jorkut. Atje, Këshilli i Qytetit ka vendosur sensorë që masin automatikisht konsumimin e ujit në banesa dhe më pas këtë informacion ia dërgon Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit. Kjo i shpëton qytetit 3 milionë dollarë në vit në lidhje me testimin e kostove, informon qytetarët në kohë reale rreth përdorimit të ujit dhe i lejon ata që të identifikojnë problemet që mund të kenë me tubacionet.

 

Një koncept i ngjashëm përdoret për transportin publik, ku autobuzët janë pajisur me sensorë GPS. Autobuzët ‘flasin’ me semaforët dhe i bëjnë ato që të ecin më shpejtë kur semafori është jeshil ose për të kaluar përpara ndërrimit në të kuqe. Kjo ka reduktuar vonesat e autobuzëve me 20% dhe e ka bërë transportin publik shumë më tërheqës në Nju Jork.

 

 

 

Nga sensorët tek autoritetet

Dëshira për të qenë ‘një qytet SMART’ është kthyer në një synim anembanë globit. Qytetet moderne si Nju Jorku, Londra, Tokio dhe Singapori investojnë më shumë në këtë koncept, por thuajse në çdo vend në qytetet e botës duan që këtë etiketë, t’ia ngjisin vetes së tyre. Interpretimi i asaj se çfarë e bën një qytet SMART varion. Në shumë raste, ato janë sensorë të cilët komunikojnë me njëri-tjetrin si, për shembull, mes autobuzëve dhe semaforëve, duke ofruar të dhëna kritike me të cilat mund të punojnë ekspertët. Singapori, për shembull, i përdor trafikun dhe të dhënat nga rrugët e këmbësorëve për të analizuar se ku ka nevojë për të vendosur më shumë linja autobuzi.

 

Një interpretim tjetër është dizenjimi inteligjent i infrastrukturës që, për shembull, e bëjnë sistemin e nxehjes së qytetit më efiçient. Barcelona, veçanërisht, konsiderohet pionere në këtë fushë. Dhe ‘qeverisja inteligjente’ shpesh shikohet si pjesë e termit çadër të ‘qytete SMART’. Në Estoni, qytetarët tani mund të bëjnë 99% të punëve të tyre administrative në rrugë dixhitale dhe 24/7, duke kursyer kështu kohë dhe para.

 

Hapa të vegjël për klimën

Por çfarë kanë të përbashkët qytetet SMART dhe mbrojtja e klimës?

 

Efiçienca më e madhe e qyteteve SMART luan një rol kyç. Nëse trafiku menaxhohet me inteligjencë dhe konsumimi i energjisë matet me saktësi, kjo ndihmon në reduktimin e emisioneve të CO2. Ndonëse çdo matje është vetëm një sasi e vogël, hapa edhe më të vegjël janë gjithsesi të rëndësishëm sidomos kur e dimë se si janë emisionet e CO2 në qytete në të gjithë botën.

 

Qytetet SMART mund gjithashtu të ndihmojnë për ta bërë energjinë e rivonueshme më tërheqëse. Thembra e tyre e Akilit është se ato ndonjëherë gjenerojnë shumë, por ndonjëherë shumë pak energji dhe kjo varet tërësisht nga era dhe dielli gjatë ditës. Duke qenë se, ruajtja e energjisë së tepërt ende nuk funksionon siç duhet, ekuilibri nuk mund të arrihet ende. Megjithatë, në një qytet SMART, larja e makinave mund të bëhet automatikisht, makinat elektrike mund të karikohen automatikisht veçanërisht në ditë të mira ose me erë, duke përdorur më mirë luhatjet natyrore. Kjo e bën energjinë e rinovueshme më efiçiente dhe për rrjedhojë edhe më të lirë.

 

Cili është impakti i qyteteve SMART?

I një rëndësie të veçantë është kombinimi i qyteteve SMART dhe mbrojtja e klimës për vendet në zhvillim. Metropolet në Azinë Jugore dhe Juglindore janë shpesh me të prekurat nga ndryshimet klimaterike, veçanërisht në megaqytetet si Dhaka në Bangladesh. Për këtë arsye, gjëja inteligjenteqyetet SMART gjithashtu përfshin zvogëlimin e efekteve të ndryshimeve klimaterike: rritja e përmbytjeve, temperaturat ekstreme dhe nivelet e larta të ndotjes së ajrit mund të neutralizohen deri diku, për shembull, nëpërmjet menaxhimit të udhqimit, me dizenjimin e qyteteve me sistem rregullimi të nxehjes dhe duke futur më shumë makina elektrike.

 

Analizat e Bankës Botërore tregojnë se sa e lartë që është kërkesa për qytete SMART: ajo vlerëson se, tregu potencial për investime në infrastrukturën e ndryshimeve klimaterike të qyteteve Aziatike të jetë afërsisht 20 trilionë dollarë deri në vitin 2030. Kështu, ndonëse shumica e projekteve të qyteteve SMART janë ende në zhvillim në Evropë dhe në Amerikën Veriore këto ditë, kjo mund të ndryshojë shumë shpejt. Në çdo rast, qytetet janë një ide e zgjuar për klimën.

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë