Prej vitit 1999, kur edhe u themelua, SIGAL UNIQA Group Austria ka qenë zgjedhja e parë për çdo qytetar apo biznes.
Mbi të gjitha në Sigurimet e Pronës, aty ku kompania shqiptaro-austriake bën diferencën me “simotrat” e saj.
Produktet më të mira në treg, shërbimi profesional ndaj klientit, garancia përmes një emri të madh siç është “UNIQA Insurance Group”, bashkëpunimi me emrat më të mëdhenj të risigurimeve në botë duke garantuar çdo lloj dëmi dhe pagesa e tyre në kohë ka bërë që gjatë këtyre 25 viteve, Sigurimi i Banesës, apartamentit, shtëpisë apo biznesi ti besohet më së shumti SIGAL UNIQA-s.
Sipas raportit më të fundit nga AMF, mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për muajin Janar 2024, SIGAL UNIQA rezulton të jetë kompania e sigurimit me më shumë dëme të paguara në Sigurimin nga Zjarri, Forcat e Natyrës dhe dëmtimet e tjera në pronë duke zënë 55% të totalit.
Nëse 8 kompanitë që operojnë në tregun e sigurimeve të jo-jetës kanë paguar në total 52.7 milionë Lekë, vetëm SIGAL UNIQA ka paguar gjatë muajit janar rreth 29 milionë.
Siç e dimë, për shkak edhe të ndryshimeve klimatike, prona jonë mbetet gjithmonë e rrezikuar ndaj ngjarjeve aksidentale dhe të papritura siç mund të jetë zjarri, tërmeti apo fenomene të tjera natyrore.
Nëse nuk jemi të përgatitur, mund të humbasim gjithçka që kemi punuar aq shumë për ta ndërtuar dhe ruajtur. Prandaj, është e rëndësishme të marrim masa paraprake për të siguruar pronën tonë.
Duke kuptuar rëndësinë e kësaj çështjeje, zgjidhja më e mirë për të gjithë ju që jeni të interesuar për të blerë një sigurim të tillë është kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve, SIGAL UNIQA Group Austria, e cila ofron një paketë të shkëlqyeshme për sigurimin e pronës.
Nëse jeni të interesuar për të blerë këtë sigurim të rëndësishëm, kontaktoni në:
e-mail: [email protected]
Whatsapp: 068 60 62 829
ose vizitoni faqen: www.sigal.com.al