Të fitosh më shumë mënçuri përmes kultivimit të dijes, përvojës dhe dashurisë. Ne kemi nevojë për një vizion pozitiv rreth plakjes sonë.
Me kalimin e moshës, shumë njerëz janë të frikësuar, por nga çfarë?
Fakti që jeta ka një fund është një fakt i madh. Koha na rrëmben të gjitha mundësitë dhe bashkë me mundësitë çdo gjë që ne duam tek jeta jonë. Dhe këto janë gjëra që shumicës së njerëzve u shkakton frikë.
Por a nuk është mënyra se si ne përballemi me plakjen një çështje qëndrimi?
A mund t’ia lehtësojmë ne shumë vetes gjerat nëpërmjet të qenit të vetëdijshëm?
Vetëm pjekuria e vërtetë personale do t’ju ndihmojë dhe ju do ta fitoni këtë pjekuri nga përballja me krizat dhe dhimbjet në vet jetët tona. Procesi i rritjes së njeriut ofron shumë nga këto. Është e rëndësishme që ne të rritemi me to, që NE të rritemi përtej dhimbjes.
Shpesh, gratë në veçanti, janë të frikësuara nga humbja e tërheqjes së tyre?
Si mund t’a përballojë një grua këtë?
Vërtetë veçanërisht gratë? Mendoni për burrat e pafundmë të cilët kërkojnë dëshpërimisht që të mbajnë flokët e tyre edhe kur ato janë duke rënë, apo kur blejnë makina të shtrenjta për t’u hakmarrë ndaj kohës nëpërmjet rinisë materiale?. Shumica e burrave dhe grave në shoqërinë tonë nuk dinë se si t’a përballojnë procesin e plakjes ose ata e përballojnë atë në mënyrë të mjerueshme. Por ju nuk keni se çfarë të bëni ; ne jetojmë në një kulturë antiplakje. Dhe kjo është për të qarë hallin. Nëse ju nuk jeni produktiv ose tërheqës, në fakt ne kthehemi në persona të padukshëm. Por kjo nuk do të thotë se, ne do të bëhemi të padukshëm kur të plakemi. Ne kemi nevojë për një vizion pozitiv rreth plakjes.
Çdo gjë ka kohën e vet, ne kemi rininë tonë, vitet tona të fuqishme kur ishim adult dhe me kalimin e moshës ne bëhemi më të mënçur. Dhe mënçuria vjen nga kultivimi i dijes, përvojës dhe dashurisë.
Dhe tek mënçuria çdo gjë ka një vlerë të cilën ne mund të mësojmë që t’a vlerësojmë. Atëherë “padukshmëria” kthehet në diçka të këndshme. Çdo fëmijë ka ëndërruar që të jetë i padukshëm. Papritur ju vet mund të jeni të tillë sepse mendimet e të tjerëve nuk janë më të rëndësishme. Dhe ne do të mbetemi të rëndësishëm vetëm për njerëzit që janë me të vërtetë të rëndësishëm për ne.
Si t’a përgatisim veten mjaftueshëm pozitivisht për procesin tonë të plakjes?
Ne kemi nevojë për largpamësi. Kjo gjithashtu lejon për një formë spiritualiteti, besimi se ne jemi pjesë e diçkaje shumë më të madhe sesa ne. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se problemet nuk bëhen më të vogla me kalimin e viteve: jo për të qenë pesimist, por ky është një fakt. Kur jemi fëmijë ne qajmë sepse kemi humbur kafshëzën tonë të dashur, ndërsa kur plakemi ne humbasim funksionalitetin tonë fizik dhe ndoshta edhe njerëzit tanë më të dashur. Jeta ka të bëjë me të thënit lamtumirë. Mësoni që të përballeni me humbjen me klaimin e kohës, jini mirënjohës për kohën që keni kaluar me të dashurit tuaj, sepse as ju dhe as ata nuk janë të pafundmë dhe kjo është ajo që e bën njeriun dhe kohën kaq të rëndësishme. Kështu: mos vraponi larg nga plakja, mos qani, rrituni bashkë me detyrat e jetës, përndryshe do ta keni shumë të vështirë.
Ne cilën moshë duhet të filloni t’a shikoni fundësinë tuaj në mënyrë më të vetëdijshme?
Nëse do të pyesim se kur duhet të fillojmë, tingëllon sikur këtu ka diçka për të mësuar. Por nuk është ky rasti. Këtu ka diçka që vetëm mund të praktikohet dhe jo të mësohet. Nuk ka asnjë dobi të dish që jeta ka një fund – por një aftësi, një kapacitet të brendshëm për të pranuar që jeta ka një fund. Ju do ta fitoni këtë qëndrim nga përvojat e vet jetës suaj, që do të thotë, përmes praktikës. Atëherë ju do të jeni më shumë të aftë për të shijuar bukurinë e çasteve dhe për të gjetur paqe.
Kjo paqe që fitohet nga të qenit të fundmë dhe që fitohet me moshën, shikohet rrallë në shoqërinë tonë. Mos ka të bëjë kjo më shumë me djalërinë apo vajzërinë e përjetshme? A nuk është kjo stresuese?
Kjo është një fatkeqësi. Një Dok Kishot, që lufton kundër mullinjve të erës. Nëse dëshironi që të humbisni, ju do të jeni duke luftuar kundër kohës. Nëse dëshironi që të fitoni, mos luftoni, por lejoni rrjedhën e natyrshme të kohës, lejoni transformimin e vetvetes dhe ndryshimin tuaj në këtë proces.
Si të pozicionohemi në këtë shoqëri si një person i/e vetëdijshëm/me, i/e plakur?
Duke u bërë të vetëdijshëm që nuk ju nevojitet që të pozicionoheni fare kur të jeni më të plakur. Ju tashmë keni arritur shumë në këtë moshë që jeni tani, dhe kur ju piqeni, të rinj dhe të vjetër do t’a vlerësojnë më shumë praninë tuaj. Të gjithë ne kemi pasur mundësinë të shikojmë 70-të vjeçarë. I kemi dëgjuar ata, humorin e tyre dhe pavarësinë që ata gëzojnë. NJË MBRET OSE NJË MBRETËRESHË NUK KA MË NEVOJË QË TË POZICIONOHET. PLAKJA ËSHTË KURORA. MBAJENI ATË ME DINJITET.
Po ata që janë vetëm dhe janë ende duke kërkuar për një partner/e, a janë ata veçanërisht të stresuar, nën presion?
Vetmia është një faktor vërtetë vrasëtar dhe që redukton jetëgjatësinë tek njerëzit. Njerëzit e ndiejnë atë. Por të jesh vetëm nuk do të thotë që të mos keni një jetë sociale. Mbajtja e miqësive do të ishte mjaftueshme për ruajtjen e një perspektive psikologjike të shëndetshme.
A të bën më të ri rrethimi i vetes me njerëz të rinj?
Kjo është këshilla konkrete më praktike: miqësohuni me të rinjtë, dhe kështu jo të gjitha kontaktet tuaja sociale do të vdesin në të njëjtën kohë. Në çdo rast, të mbash kontakte me të rinjtë ju bën që të ndjeheni të rinj, por ju gjithashtu duhet të mësoni që të vlerësoni të renë tek të rinjtë, që do të thotë të jeni mëndjehapur dhe rrjedhimisht të rinj në mendje.
RRITJA ËSHTË ARTI I TË JETUARIT. Nuk ka asgjë të drejtë apo të gabuar në art, madje nuk ka as edhe një objektiv për të arritur, madje nuk ka as “u krye”. Veprat e papërfunduara të Beethoven-it nuk janë të përfunduara, por ato janë vepra arti. Çdo njeri është një vepër arti.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL