Pavarësisht reshjeve të shiut dhe luhatjeve të temperaturave ditët e fundit në vendin tonë, ne jemi në mes të sezonit të pranverës. Shumë prej jush kanë nisur planifikimet e fundjavave në vende relaksuese si vendet malore, apo edhe plazhi.
Sigurisht që edhe vozitja e makinës të shijon ndryshe nën erën e freskët të pranverës dhe pemëve që jane periudhë lulzimi. Por gjithsesi kujdesi në timon dhe vëmendja sugjerohet që të jetë më e pranishme.
Sipas këshilluesve, rrugët e lagështa mund të bëhen një shkak kryesor i aksidenteve kur drejtoni makinën në këtë sezon. Disa mënyra për të vozitur i sigurt makinën tuaj në rrugë të lagura përfshijnë edhe ngadalësimin e shpejtësisë dhe lejimin e një distance të konsiderueshme midis jush dhe makinës përpara jush. Specifikisht rreth 45 hapa larg njëra-tjetrës.
Drejtuesit e mjeteve duhet gjithashtu të mbajnë një kufi të reduktuar të shpejtësisë kur moti nuk është i qëndrueshëm. Rekomandohet të vozisni të paktën një të tretën e shpejtësisë së limituar kur reshjet janë të shpeshta.
Kur në rrugë është e pranishme lagështia, sigurisht që ekziston mundësia që mjeti t’ju rrëshkasë nga rruga. Por shoferi mund ta menaxhojë situatën fare mirë duke mos e fokusuar të gjithë vëmendjen të frenimi i fortë. Frenimi në mënyrë të menjëhershme do ta luhasë ekuilibrin e mjetit tuaj dhe do ta nxjerrë jashtë kontrollit.
Një tjetër çështje që duhet marrë parasysh është gjendja e gomave. Drejtuesi i mjetit duhet të jetë gjithmonë i vëmendshëm për ruajtjen e tyre nga konsumimi i tepërt.
Përveç rrëshqitjes, hidroplanizimi është një tjetër faktor rreziku. Kjo ndodh kur automjeti fillon të rrëshqasë mbi një shtresë të hollë uji dhe mund të humbasë kontaktin me tokën. Edhe pse zgjat disa sekonda të shkurtra, duket sikur makina po kthehet në anë të rrugës. Ashtu si te rrëshqitja, shmangni frenimin e fortë dhe çdo kthesë të mprehtë. Kur përjetoni hidroplanim duhet gjithashtu të lehtësoni pedalin e gazit për të rimarrë kontrollin e makinës dhe për të dalë nga rruga në mënyrë të sigurt derisa reshjet e shiut të mos jenë aq të forta.