“SIGAL INSURANCE GROUP” sh.a. shoqëri sigurimi me eksperiencë 27 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi jetë dhe jo-jetë, risigurime dhe fond pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:
Specialist i Marrjes në Sigurim, Gjirokastër
Roli dhe Përgjegjësitë:
- Të shesë produktet e sigurimeve klientëve potencialë; individë, biznese të vogla e të mesme, korporata dhe entitete publike për të siguruar mitigimin e risqeve që mbulohen dhe mitigohen me produkte sigurimi.
- Të jetë proaktiv, i/e strukturuar në shpjegime për klientët që të garantojë përpuethshmërinë e nevojave të tyre me mbulimet respektive të produktit/eve të sigurimit.
- Të mirëmbajë marrëdhëniet me klientët egzistues dhe të krijoj databazë klientësh të rinj që të mundësoj arritjen e objektivave të vendosura nga kompania.
- Të jetë person i organizuar në lidhje me plotësimin korrekt të dokumentacioneve përkatëse të çdo praktike sigurimi
- Forma e pagesës që do aplikohet: pagë si dhe bonus për shitjet e realizuara.
Kriteret që duhet të plotësohen janë:
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë
- Njohuri shumë të mira kompjuterike në programet e paketës Microsoft Office.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur). Gjuhët e tjera përbëjnë avantazh
- Përvojë në dhënien e zgjidhjeve të fokusuara tek klienti dhe në mbajtjen e komunikimeve me klientët
- Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese, të jenë të përkushtuar dhe dinamik, me mirësjellje dhe efektivitet.
Të interesuarit, brenda datës 14.07.2026 të dorëzojnë CV edhe letër reference nga punëdhënësi i mëparshëm (ose punëdhënësi aktual) në adresën zyrtare të e-mail-it: [email protected] ose në postën e shkruar në adresën: SIGAL INSURANCE GROUP; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.


