Njoftime Pune

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE – Specialist i analizës së të dhënave, Departamentit i Aktuaristikës, Tiranë

“SIGAL INSURANCE GROUP” sh.a.  shoqëri sigurimi me eksperiencë 27 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi jetë dhe jo-jetë, risigurime dhe fond pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall  1 (një) vend të lirë pune për:

 

Specialist i analizës së të dhënave, Departamentit i Aktuaristikës

 

Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:

Përpunimi, analizimi dhe rakordimi i të dhënave në kuadër të mbylljeve mujore, përfshirë primet, dëmet dhe risigurimet. Përgatitja e evidencave dhe raporteve periodike, duke siguruar saktësi, koherencë dhe mirëmbajtje të rregullt të databazave përkatëse.

 

Kriteret që aplikanti duhet të plotesojë janë:

  1. Arsimimi dhe eksperienca
  2. Të ketë përfunduar studimet universitare në Statistikë, Matematikë, Aktuaristikë, Ekonomi, Financë ose fusha të ngjashme.
  3. Të ketë njohuri të mira mbi proceset e sigurimeve, veçanërisht primet, dëmet, risigurimet, dhe raportimin periodik.
  4. Eksperienca në sektorin e sigurimeve, në aktuaristikë, raportim teknik ose mbyllje mujore, përbën avantazh të rëndësishëm.
  5. Njohuri profesionale dhe teknike
  6. Njohuri të mira në aktuaristikë bazë, statistikë dhe analizë të të dhënave të sigurimit.
  7. Përdorim i mirë i paketës Microsoft Office dhe përdorim i avancuar i Microsoft Excel; njohuritë në Power BI, SQL ose Python përbëjnë avantazh.
  8. Aftësi për përgatitjen e raporteve, rakordimeve dhe analizave periodike me saktësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
  9. Aftësi personale
  10. Aftësi të forta analitike dhe vëmendje e lartë ndaj detajeve.
  11. Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhimi të afateve.
  12. Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me departamente të ndryshme të kompanisë.
  13. Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, me aftësi për të kuptuar dhe përdorur dokumentacion profesional.

 

Të interesuarit, brenda datës 3.09.2026 të dorëzojnë CV edhe letër reference nga punëdhënësi i mëparshëm (ose punëdhënësi aktual) në adresën zyrtare të e-mail-it: [email protected]   ose në postën e shkruar në adresën: SIGAL INSURANCE GROUP; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit  SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.